Kulturë
Gjekë Gjonaj: Para portretit të derdhur në bronz të Usta Isuf Myzyrit
E premte, 03.11.2023, 08:57 PM
Para
portretit të derdhur në bronz të Usta
Isuf Myzyrit, emblemës më të re të muzikës popullore qytetare të Elbasanit
Nga
Gjekë Gjonaj
Ishte viti 2000 kur për herë të parë vizitova
probatinin e babait tim në
Elbasan. Atë pasdite qershori , përveç njoftimit me familjarët e probatinit, pritjes së ngrohtë
vëllazërore të kësaj familjeje malësore
nga fshati Selishtë të Grudës së
Malësisë së Mbishkodrës,
shoqërimit dhe shëtitjes së përbashkët rrugëve
të këtij qyteti turistik të Shqipërisë së Mesme, e mbaj mend edhe për një
rrëfim mbresëlënës për figurën e Usta Isuf Myzyrit, para Muzeut Etnografik të Elbasanit, një
shtëpi në dy kate e shekullit 18-të,
jo larg Kalasë së Elbasanit, e cila
rrëfen kulturën, folklorin dhe
stilin e jetës së qytetit.
Në
lulishten e këtij muzeu qëndronte
portreti i derdhur në bronz i Isuf Myzyrit, me violinën e tij të famshme
në dorë. Pata përshtypjen sikur kjo figurë
emblemë e muzikës popullore qytetare të Elbasanit priste mysafirët dhe kalimtarët e rastit me atë melosin dhe zërin e tij të njohur, të ëmbël, qetësues dhe frymëzues. Prej atëherë kanë kaluar 23 vjet dhe unë , pasi rastësisht gjeta
notesin tim të gazetarit me disa shënime
për këtë vjershëtar e këngëtar të shquar, kompozitor,
themelues të orkestrinës popullore dhe Artist i
Popullit, po e kujtoj në shenjë respekti e nderimi për kontributin e tij
të jashtëzakonshëm në fushën e muzikës qytetare të Elbasanit në veçanti, dhe
të muzikës shqiptare në përgjithësi.
Informatori
im, Mark Lulgjuraj, tashmë i ndjerë, më njofton për jetëshkrimin e
kryemjeshtrit të muzikës qytetare të
Elbasanit dhe njërit prej mjeshtërve më
të mëdhenj të muzikës shqiptare. Isuf Myzyri lindi në Elbasan në mars të vitit
1881, në një familje të
varfër. Për të ndihmuar familjen
ai në moshë shumë të re filloi punën si
bahçevan e më pas si berber e qeleshexhi . Këto
zanate të cilat i mësoi nga prindërit e tij i ushtroi
deri në moshën 25 vjeç. Krahas këtyre zanateve ai gjithmonë gjente kohë
për muzikën. Pas punës së lodhshme të tij, bashkohej me shokët dhe këndonin së
bashku. Muzika dhe kënga i jepnin atij
kënaqësi të posaçme. Në këtë mënyrë Isufi i ri
e ndante këngën popullore me të tjerët. Dallohej me zërin e tij të
veçantë , veshin e tij muzikor dhe mënyrën se si i binte veglës së tij të
dashur muzikore që e kishte mësuar prej shokëve - violinës. Ai , falë talentit
të tij dhe dashurisë së madhe për këngën popullore qytetare elbasanase, rreth
vitit 1905 themeloi një orkestër popullore të cilin e udhëhoqi
vetë, në të cilën grumbulloi disa shokë të tij, që dinin t’i binin veglave muzikore, si: lahutës, dajres, klarinetës...
Themelimi i kësaj orkestre popullore
ishte një ngjarja me rëndësi
kombëtare për kohën e atëhershme , sepse
ka qenë orkestrina e parë
e mirëfilltë popullore me instrumente kombëtare. Orkestra bëri bujë të madhe jo vetëm në Elbasan, por edhe
në qytete tjera të Shqipërisë. Kudo
shkonte ( lëvizte) me orkestrën e tij
nëpër Shqipëri mirëpritej me shumë dashuri nga adhuruesit e këngës dhe valles popullore
shqiptare. Me vargjet dhe meloditë e
krijuara nga ai vetë i këndonte
dashurisë për vendlindjen e tij
Elbasanin, traditës së qytetit, natyrës së bukur, vajzës ( gocës) elbasanase, bujarisë, por
edhe shpirtit shqiptar. Këngët e tij
janë kënduar dhe këndohen edhe sot në çdo cep të Shqipërisë.
Isuf
Myzyri, ka qenë analfabet ( i pashkollë).
Nuk ka ditur të lexojë notat e muzikës, por ka pasur memorie të mirë , talent
të madh . “Sa inat më vjen që nuk di me
shkru. Natën, para se me ra n’ngjumë, m’vijnë menime shumë t’bukra” , kishte
thënë në një rast Myzyri.
Se
sa njeri krenar e me dinjitet ishte
tregojnë fjalët e tij , kur deshën ta dekoronin para shkuarjes në amshim
, të cilat ua tha anëtarëve të komisionit se “
nuk e dua dekoratën tuaj, sepse më latë tan’ jetën n’zindan (vuajtje)”
dhe u largua në mënyrë demonstrative nga tubimi i rastit, tek ish-Shtëpia e
Kulturës në Elbasan.