E shtune, 12.10.2024, 01:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Lekë Mrijaj: Në vënd të përkujtimit të Jezuitit, At Anton Luli S.J., dhe librit "Ne e dinim martir..." i autorit Cesare Giraudo S.J.

E premte, 10.11.2023, 08:56 PM


Në vënd të përkujtimit të Jezuitit, At Anton Luli S.J., dhe librit "Ne e dinim martir..." i autorit Cesare Giraudo S.J.

Shkruan: Lekë Mrijaj

Në momentin kur unë e mora në dorë këtë libër, vertetë isha tejët kureshtar të dija edhe aq me tepër për këtë jezuit shqiptarë të Kishës Katolike në Shqipëri, sinqerisht e them se mezi prisja ta gjejë kohën që ta filloja të lexoja këtë libër, i cili libër si subjekt mbanë në vete, martirin at' Anton Lulin S.J.

Libri në fjalë mbanë titullin: "Ne e dinim martir..." i Cesare Giraudo SJ, studiues i Liturgjisë dhe Teologjisë Dogmatike e dekan i Fakultetit të Shkencave Kishtare Orientale të Institutit Papnor Oriental (Romë). Botimi i librit nis me një parathënie të thukët dhe të saktë historikisht nga vetë autori i librit, Italiani Cesare Giraudo SJ,i cili veq tjerash thotë se në Katalogun e Jezuitëve të Italisë të vitit 1991, Shqipëria figuron ende si "Albaniensis Missio dispersa" (Misioni shqiptar i shpërndarë). Aty, përpara emrave të dy jezuitëve të fundit që rrojnë ende pas zhvillimeve të tmerrshme të komunizmit vendoset njëra nga lumnitë e Ungjillit: "Lum të salvuarit për shkak të drejtësisë, sepse e atyre është Mbretëria e qiellit!" Ja emrat: atë Anton Luli - që është autori i vërtetë i këtij libri - dhe atë Gjergj Vata. Njëkohësisht flitet për martirin e gjallë at' Anton Lulin për të cilin kishte dalë fjala se kishte vdekur. Madje një informatë të tillë e kishte shkruar edhe revista amerikane Albanian Catholic Bulletin, e cila drejtohej nga shqiptarët e diasporës - një revistë e informuar mirë zakonisht - botonte fotografinë e tij me diçiturën martir per fe.

Lajmi i përhapur me shpejtësi në Itali ishte nxjerrë nga e përditshmja Avvenire, që me 2 nëntor 1983 botonte një artikull me titull: "Historia e atë Lulit". Aty tregohej se "sipas deshmive të ndryshme Jezuiti at Anton Luli, i kishte përfunduar ditët e veta në fund të një miniere”. Ndonjërit që ia kujton sot këtë lajm "të rremë", atë Luli i përgjigjet duke buzëqeshur: "Përkundrazi unë jam gjithnjë këtu”. Në vitin 1992 siq thot? autori i librit Cesare Giraudo SJ, kam marrë intervistë atë Lulin, duke e ftuar të na kallëzonte ndonjë episod me dëshmitë e veta; gjë që ai e bëri pa vështirësi, sepse atë Luli është një person i thjeshtë. Kallëzimi në intervistë bëhet me lehtësi edhe për arsye se ai e zotëron në mënyrë të përkryer gjuhën italiane. Stili i intervistës së realizuar me at Anton, është shumë i thjeshtë. Pyetjet drejtohen për të filluar e nganjëherë për ta rifilluar bisedën. Praktikisht fjalën e ka gjithmonë "dëshmitari" ose ai, të cilin ne e dinim martir. Nga materiali i mbledhur, e më vonë i sistemuar me ndihmën e Cesare Giraudo-s, kanë dalë këto Lulëza të dësh- misë së thjeshtë e njëherësh heroike. Si martirë - apo si "dëshmitarë" - ashtu si Anton Lulin, Shqipëria numëron shumë nga meshtarët, rregulltarët e shekullarët. Natyrisht sot janë të gjithë të moshuar. Uroj që të tjerë të shpejtojnë e të mbledhin Lulëza të tjera të këtyre dëshmitarëve të shumtë të Kishës Shqiptare, të dalë nga katakombet para pak kohe. Për ta inkuadruar më mirë dëshminë e Jezuitit atë Luli në historinë e Kishës Shqiptare, e kam gjykuar me vend të ve në shtojcë një përshkrim mbi praninë e Jezuitëve në Shqipëri deri në ardhjen e salvimeve, të përpiluar nga një artikullshkrues i përmendur shqiptar e thotë në parathënien e tij autori Cesare Giraudo SJ.

Strukturimin i kapitujve të këtij libri është i mbarshtruar me epizode e drama të kategorisë mesjetare kundrejt klerit katolik shqiptarê e jezuitit at' Anton Luli, e qe është i konceptuar në disa pjesë. Në pjesën e parë si kryekryetitull e gjëjmë: ? "ATE ANTON LULI: FILLIMI I ZAKONSHËM I NJË THIRRJEJE TË VEÇANTË (1910-1947)", pikërisht në pergjigjeje të intervistës gjëjmë të dhënat e përgjithshme:Lindja, seminari dhe formimin në "Shoqërinë e Jezusit" e misionin e tij të përgjithshëm, formimi i shërbimit fetar, fillimi i salvimeve dhe veprimi i tij si zv/rektor, rektor e famullitar. Ndërsa në pjesën e dytë të këtij kapitulli gjëjmë të dhënat si: ?"BURGIMI I PARË" i at' Antonit dhe akuzat e tija për agjitacion me nënkapitujt tjerë duke filluar: Arrestimin i tij, Loja me top, Nata e Krishtlindjes, Rryma elektrike,Tortura me mace , Vezët e zieta, kripa, huri, Minjtë, Dënimi me punë të detyruar, I lidhur në hu, As edhe nji gotë ujë të freskët, Buka në gjiriz, Në punë duke vrapuar, Një shaka me zarar, Nji episod i lezetshëm, •Ne kampin e shfarosjes së Burrelit.. Ndërsa në pjesën tjetër të tretë e gjëjmë epizode tjera të idhëta e trushtuese si:?"AT ANTONIN I LIRË NËN MBIKËQYRJE NGA VITI 1954-1979", me nënkapitujt tjerë: At Antonin si famullitar me leje të qeverisë, Mbyllja e kishave, Punëtor krahu në bujqësi, Mesha e thënë në fshehtësi, Radioja e kufjet.

Në pjesën e radhës e shohim ? "BURGIMI I DYTË (1979-1989) të at Antonit me nënkapitujt siq vijojnë: Në vend të pensionit, si i varrosur në fund të dheut, ipeshkvi i Shkodrës, në pritje të procesit, çka të shkruaja? Padi sabotimi, dënimi me vdekje i kthyer në njëzetepesë vjet burg, në kampin e Ballshit, higjiena dhe ushqimi, për faj të një domateje, i burgosur në kampin e Shënkollit, instruktori i partisë, faji i gërhitjes, në kampin e Sarandës, kalimi i kohës, më të varfër se të varfërit. Në vazhdim të këtij kapitulli të titulluar ? "I KTHYER NË LIRI (1989) e gjëjmë at Antonin me nënkapitujt tjerë: Mesha e parë në popull, kthimi përsëri në shërbim meshtarak, kthimi në Shoqërinë e Jezusit, lutja në kishën e hapun. Në pjesën tjetër gjejmë kapitullin:?"RETROSPEKTIVA E PERSPEKTIVA SHQIPTARE" me nënkapitujt: Nga një ekonomi e shtetit në një ekonomi të qytetarëve, fëmijë të zbathur, ne e dinim martir, një bashkësi fetare që ka mbijetuar, Shqipëria katolike. Krejt në fund të kapitujve njihemi me pranin e Jezuitëve në Shqipëri para Salvimit PRANIN E JEZUITËVE NË SHQIPËRI artikuluar nga Gjon Sinishta si dhe me një shtojcë të veçantë mbi martirët tanë si: Atë Giovanni Fausti S.I.Lindi në Broco të Breshës (Itali), më 19 Tetor 1899. Studioi në qytetin e vendlindjes, në seminarin ipeshkvnor. U shugurua meshtar në Romë, më 9 korrik 1922. Pas hyrjes në Shoqërinë e Jezusit, ai erdhi në Shqipëri. Ishte një person me kulturë të gjerë dhe përshpirtëri shumë të madhe. Në Shqipëri kishte detyrën e zv/provincialit. U arrestua më 31 dhjetor 1945, së bashku me Atë Dajanin dhe pastaj u pushkatua më 4 mars 1946. Kur po i çonin drejt pushkatimit, ai forconte vetveten dhe të tjerët me fjalët e psalmit: "Të shkojmë në shtëpinë e Zotit".

Atë Daniel Dajani s.j. Lindi në Blinisht (Zadrimë), më 2 Dhjetor 1906. Pas shkollës fillore të cilën e kreu në vendlindje, shkoi në Torino ku ndoqi kurset e filozofisë dhe të teologjisë. U shugurua meshtar në Kieri (Itali), më 15 korrik 1938. U rikthye në Shqipëri dhe dha mësimin e latinishtes në Seminar. Meshtar shumë i ndershëm dhe i zellshëm, i kujdesshëm për të mirën e shpirtrave. e mbi të gjitha për formimin e seminaristëve, me të cilët ishte shumë i afërt dhe i gatshëm: për ta ai ishte si një vëlla i madh shumë i dashur për të gjithë. U arrestua bashkë me Atë Faustin, u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4 mars 1946 pasi u torturua në mënyrë çnjerëzore.

Vëlla Gjon Pantalia s.j. Lindi në Prizren (Kosovë) më 2 Qershor 1887; i afërm me Nënë Terezën. Erdhi në Shqipëri në vitin 1906 në shkollën e jezuitëve dhe u formua si vëlla në shoqërinë e Jezusit. Ka studiuar në Soresina (Itali). Të gjithë ata që e kanë njohur flasin me respekt të madh për të. Ai ka pasur një rol të madh në jetën e kolegjit. Ishte një njeri i mençur dhe i zellshëm. Pas arrestimit të Etërve Fausti dhe Dajani, qe udhëheqësi shpirtëror i Kongregatës. U arrestua në vitin 1946 në Kuvendin e Fretërve (Gjuhadol) dhe pësoi tortura të tmerrshme. Vdiq ndër tortura. më 31 tetor 1947.

Ndërsa në kopertinën e fundit gjejmë një ngjarje tejët interesante ku siq thotë autori i librit Cesare Giraudo s.j. shkoqitur nga i intervistuari martir at Anton Luli duke thënë:"Nji ditë instruktori hyni tanë turij në sallën e konferencave e tha: "Të ngrihen të gjithë priftërinjtë e të rrinë në këmbël". Unë nuk luejta vendit. Mandej nisi me i thanë seicilit: "Ti çka mendon? A je me këtë parti apo jo? A beson në Zotin a në Enver Hoxhën?". Të gjithë u përgjigjën kundër asaj që pritej. Unë u pyeta i fundit: "Ti Anton, pse nuk u çove në këmbë?" "Ti çka thua?". Unë u përgjigja: "Unë qysh fmijë kam mësue me besue, me e dashtë e me shpresue në Zotin e kurrë nuk jam shkëputë prej këtyne parimeve, as nuk kam me u shkëputë deri sa të des!". Sa dola jashtë, disa myslimanë më shtrënguen dorën tue më thanë: "Të falënderojmë për dëshminë tënde! Na vlen edhe ne që besojmë në një Zot të vetëm. Fjala jote na ka dhënë ngushëllim e zemër".

Por, krejt në fund e them se këtë libër duhet ta lexojnë të gjithë dhe nuk duhet harruar këtu të metat dhe defektet e regjimit totalitar enverist, në mënyrë qe brezat e sotëm dhe në vijim ti kuptojm dhe ti shohin fenomenet e regjimit të egër shtetëror mesjetar, stalinist e komunist në Shqipëri kundrejt Kushës dhe klerit katolik shqiptarê dhe të tjerë në Shqipëri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora