Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Jam zezak
E enjte, 09.11.2023, 08:55 PM
Jam zezak
Nga
Edison Ypi
Ju
trimat që e keni çarë historinë me shpatë në dorë, ju që i keni rezistuar
turkut me qindra vjet, e keni kapur topin për grike, keni flakur në det
Italinë, keni hedhur gunat përmbi tela, i keni hipur tankut zbathur dhe me
granatë në dorë, ju qingjat e butë që i keni derdh plumb në gojë armiqve të
egër, ju që keni bërë dhe plot e plot trimërira të tjera, po tuteni tani nga 3
mijë afrikanë jabanxhinj në hall që do rrinë nja dy muaj brenda një kampi në
Lezhë.
Ju
famëzinjtë që keni hedhur në erë kisha e xhamia, keni spiunuar njëritjetrin,
keni folur brroçkulla komuniste nëpër mbledhje, keni aprovuar me duartrokitje
të stuhishme dënime kriminale, në vend që të pendoheni e t'i luteni Zotit tu
falë gjynahet, tani pini kafe, hani mish, shetisni në Internet, shkoni në
plazh, bëni selfie, vrisni e prisni tjetrin për mustaqet e Çelos, ikni në
Gjermani, Angli, Amerikë, as këtë herë të vetme që u erdhi rasti të bëni diçka
humane nuk po e luani bythën venit.
Ju
që ç'u sheh syri u vjedh dora, ju që rrogat ua fal Europa, rrugët e reja i bëni
me pare nga bota, çdo të mirë materiale e importoni se vetë nuk prodhoni dot
asgjë, refuzoni një kontribut minimal për ca të mjerë që vinë nga tmerri, nga
lufta, nga Afrika.
Justifikimet
tuaja se ikanakët e fukarallëkut me ngjyrën e lëkurës dhe tendencën për
kriminalitet, do falimentojnë turizmin e veriut, do pushtojnë Kalanë e Lezhës,
do ja përdhosin varrin Skënderbeut, do ndryshojnë demografinë e zonës, do
ndotin Rracën, e të tjera e të tjera turpe e tmerre e çmendurira që s'i rrok rradakja
e s'i nxë goja, për një mendje minimalisht normale, përveçse të pavërteta, janë
të padenja, janë të neveritshme, janë të shëmtuara.
Me
i pranu të gjithë ardhacakët e urisë dhe të luftrave nga Afrika në Europën e
supermarketave me ushqime të ambalazhuara për qen e mace, është punë që
s'bëhet. Europianët, nga Lampedusa në Oslo dhe nga Lisbona në Ankara, do
bëheshin gardh, s'do lejonin asnjë.
Mos
me pranu asnjë afrikan në Europë. Edhe kjo për një mijë arsye s'bëhet.
Zgjidhja,
si çdo zgjidhje e negociuar, ndodhet diku mes këtyre dy skajeve.
Ku
pikërisht?
Këtë
s'mund dijë çdo hajn që vjedh dhe bërtetve uluret të mbulojë vjedhjet me rrena,
as çdo delirant që pjerdh në gazetë, çdo i shitur që 10 në television, çdo
halabak që ngefoset në Fejsbuk, apo çdo militant që çirret në mitingje në
pritje të kockës.
Këtë
e dinë ata që kanë bërë shkollën, ata që kanë vizionin, guximin,
vetsakrifikimin: Politikanët vizionarë, qeveritarët e ndershëm, gjeostrategët,
ligjbërësit, ligjzbatuesit, për të cilët i vetmi kallauz është Ligji.
Duke
dashur vetëm të merrni dhe kurrë të mos jepni, duke preferuar të mbeteni
gjithmonë "shatë" e duke mos u bërë kurrë "lopatë", me
refuzimin për të pritur të arratisurit nga xhunglat që duan të shpëtojnë kokën,
po gaboni.
Po
ashtu si lëkurbardhët nuk janë të gjithë Njutona, Ajnshtajna, Çurçilla, edhe
bohemët e Fatit më të zi se lëkura, nuk janë të gjithë Louis Armstrong-a,
Martin Luther King-a, apo Michael Jackson-a, por nuk janë as skafista nga
Labëria, e as trafikantë nga Tropoja.
Pse
shqiptarët nuk mirpresin afrikanë ?
Sepse
shqiptarët kanë një difekt të madh: Dinë të rrinë ngjeshur e njeshur, bythë më
bythë me familjen, fisin, njëritjetrin, pra kanë vetëdijë komunitare primitive.
Por nuk kanë vetdijë komunitare integrale, as lokale, as europiane. Prandaj
ngushtohen çdo ditë në hapësirë, dhe janë çdo ditë e më pak në numur.
Para
tablosë së turpshme të mungesës së mikpritjes, monitorët europjanë bëjnë
prognoza dhe marrin masa për shqiptarët që kërkojnë të hyjnë në Europë duke u
kërkuar europianëve hiç më pak se atë që atyre vetë u mungon, atë me të cilën
janë mburrur në shekuj - Mikpritjen.
Ju
që i keni çuar italisë mijëra e mijra arabë, turq, egjiptianë, kinezë, shumë
prej të cilëve duke u premtuar ti çoni nga Vlora në Brindizi i çuat nga Vlora në
Shëngjin dhe i mbytët në det sa e mbuluat Adriatikun me rënkime që dëgjohen
ende sot, tani trembeni nga 3 mijë zeshkanë që edhe nëse janë kanibalë nuk hanë
brenda fisit, ndërsa ju nuk kurseni as nënë as babë.
Kundërshton
shumica ? Cila shumicë ? Ata që po të të shihnin duke ecur anës lumit në
Librazhd 60 kilometra nga kufiri, të spiunonin se doje të arratiseshe në
Jugosllavi ? Verdikti i kësaj shumice nuk vlen. Përpara se të dëgjoj çfarë
thotë kjo shumicë e egër, preferoj të dëgjoj dhe të pranoj çfarë më këshillon
zemëra e butë, të jem zezak.