Kulturë
Hasan Hasanramaj: Femrat krijuese të botës shqiptare dhe diasporës
E merkure, 15.11.2023, 08:53 PM
Femrat krijuese të botës shqiptare dhe diasporës
Po
i japin ndihmesë krijimtarisë letrare dhe fjalës së lirë në gjuhen shqipe ...
Figura
e krijueseve të sotme të shquara si femra
po japin ndihmesën të dukshme në krijimtarinë letrare dhe fjalës së lirë
në frymës lirikes, të prozës dhe poezisë, letrave bashkëkohore shqipe, por edhe
kontributin si autore të përkushtuara me sakrificës dinjitoze ne nivel
shkrimor, edukativ dhe përparuese ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Në
pranin e dashamirëve të librit nga Kosova, Shqipëri, Maqedonia dhe Lugina e
Preshevës - në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë me iniciativën e shkrimtares dhe studiues të mirënjohur të letërsisë në botën
shqiptare dhe diasporë - Migena Arllatit, u bë promovimi i krijimtarisë letrare të shkrimtares
mërgimtare - Nexhie Hasani, e cila
jeton dhe krijon në Londër. Për autoren dhe krijimtarinë e saj letrare në
gjuhen shqipe përveç dr. Sc. Migena Arllati folën edhe Xhevat Limani, prof. Prend Buzhala, Kristaq
Shabani, filozofi dr. Bashkim Abazi, Haxhi Kalluci e të tjerë. Ky tubim letrar ishte përgatitur dhe shkoi
mirë, ashtu siç i ka hije një promovimi letrar, me pjesëmarrjen e poetëve,
shkrimtarëve e krijuesve nga Kosova e Shqipëria, Maqedonia e Lugina.
Letërsia
femërore e ka zbukuruar dhe emancipuar qytetarin dhe letërsinë shqipe që po
krijohet në trevat shqipfolëse dhe disporë
Promovimin
e hapi me një fjalë të shkurtër - dr. Sc. Migena Arllati e cila në mes tjerash tha: “ Letërsia
femërore e botës shqiptare dhe ajo në diasporë
e ka zbukuruar dhe emancipuar qytetarin dhe letërsinë shqipe që krijohet
në trevat shqipfolëse- bile mendoj se përveç ngritjes së saj deri në shkallë
kombëtare ku natyrshëm ka ardhur deri të ngritja nivelizimi në rangun ndërkombëtar, krahasuar me poezinë, prozën, studimet e përkthimet që
janë bërë nga autore të ndryshme. Figura e krijueseve të sotme shquan si femra
që po japin ndihmesën të dukshme në
krijimtarinë letrare dhe fjalës së lirë, ndër penat e ndjeshme e përfaqësuese
të frymës lirike të prozës dhe poezisë, letrave bashkëkohore shqipe, por edhe
për kontributin si autore të përkushtuara me sakrificës dinjitoze me nivel
shkrimor, edukativ dhe përparues.
Puna e
shkrimtares Naxhie Hasani në letërsinë shqiptare ka vlera artistike, estetike, edukative të
veçanta...
Në
parantezë, mendoj se vlen në profilin e
krijimtarisë letrare tha në vazhdim të fjalës së saj Arllati - me shkrimtaren
Hasani kemi pasur rastin që ne punëtorët e botës letraret të kemi në duar tona
vëllime letrare me poezi, me prozë, publicistikë e përmbledhje të tjera në
gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze morale dhe puna e kësaj shkrimtareje në
letërsi e botës shqiptare ka vlera artistike, estetike, edukative të veçanta.
Ajo tashmë ka krijuar një vatër virtytesh letrare, prandaj lexuesit,
dashamirësit e letërsisë, ia vlen të njohin letërsinë e saj të bukur dhe
elegante, sepse paraqet interes. Nexhmije Hasani e lindur ne Tirane. Është me
origjinë nga Luarati i Çamërisë. Familja e saj është vendosur ne Tirane pas
gjenocidit të ndërmarrë ndaj popullsisë çame në vitin 1944. Studimet për
letërsi i ka përfunduar ne Tirane. Ne vitin 2000 është vendosur ne Britaninë e
Madhe. Shkruan poezi e proze madje ka botuar dhe shkrime ne Angli. Është e
aktivizuar fuqishëm ne veprimtaritë letrare e kulturore, të zhvilluara ne
Shqipëri, Kosove, Maqedoni, Angli, Greqi, Suedi. Është anëtare e Lidhjes
ndërkombëtare të poeteve, shkrimtareve e artisteve “Pegazi Albana” si dhe
koordinatore e Pegas-it në Angli. Është natare e Shoqatës “Successful Mothers”
ne Londër. Librat e saj janë vlerësuar me çmime nga Akademia Pegasiane si dhe
nga Lidhja shkrimtareve “Dituria” ne Suedi. Botimet e autores: Kalvari i
diagrame - roman, 2015 ne dy gjuhe, shqip – anglisht Trajektorja e jetës -
skica e tregime, 2016 ne - dy gjuhe, shqip – anglisht. Vije e lakuar – novele,
2017 Valsi i petaleve – poezi, 2019 Successful Mother’s - histori inspiruese te
jetës së zonjave me banim në Britaninë e Madhe, 2019 Partiture agu – Roman,
2023. Autorja sapo ka nxjerre nga
botimi vëllimin me te ri, romanin e titulluar “Partiturë agu”. Për këtë libër
referoi redaktori Kristaq Shabani, por unë me shume kënaqësi do të
ndalem tek emocioni me te cilin autorja e dorëzon këtë libër ne procesin e
shtypit: E ngjiza që në embrion. E lashë të formohej brenda membranës së trurit
për disa vite, deri sa e ndjeva se po rritej, duke u pjekur. Ja ndjeva shijen,
freskinë dhe gjaku filloi të më përshkoj nëpër damarë. Ishte koha për t'i dhënë
frymë nga fryma ime. Me kurajë dhe me nismë pasioni mblodha nektarin jetësor.
Mblodha copëzat e ngjarjeve dhe formova një gur diamante, të vogël në dukje,
por me vlerë të madhe.
Me
krijimtaria e saj Nexhi Hasanit bën pjesë në mozaikun e letërsisë femëror të
botës shqiptare dhe atë në diasporë - ku ajo po zë vend me rëndësi në artin e
saj
Po më
duket- tha Migena Arllati
në vazhdim fjalës së saj -
sikur kam lindur nga gjuha e shpirtit të cilën e njoh mirë. Unë jam energji dhe
gjithmonë kërkoj të paraqes ndjenjat e dinjitetit personal nga format më të
buta deri në ato më të ashpra. Letërsia femërore shqipe ka peshë, sepse ajo e
zbukuron dhe e emancipon shoqërinë, duke sfiduar paragjykimet e vogla
burracake, provinciale dhe jo tejçuese. Në këtë kuadër, krijimtaria e Nexhi
Hasanit si shkrimtare dhe poete e vyeshme në krijimtarinë e saj letrare bën
pjesë në mozaikun e letërsisë femëror të botës shqiptare- ku ajo zë vend me
artin e saj, ku ajo ndriçon me shkëlqimin e saj...
Pamje
nga salla e Institutit Albanologjik në Prishtine ku u bë promovimi i veprave
letrare të mërgimtares nga Londra Nexhmie Hasani
Shkrimtarja dhe studiuesja e palodhshmen e mirënjohja
Migena Arllati me iniciativën e të cilës u
bë ky promovimi i veprave letrare të Naxhie Hasanit
Kryesia
e promovimit të veprave letrare të
mërgimtares nga Londra -Naxhie Hasanit në Institutin Albanologjike në Prishtinë
Një foto përkujtim e përbashkët në Institutin Albanologjik në Prishtinë- ku u bë promovimi i veprave letrare të shkrimtares mërgimtarës- Nexhmie Hasani