Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Çaste të këndshme mes miqësh
E enjte, 16.11.2023, 08:46 PM
Çaste të këndshme mes miqësh
Për këto çaste të bukura,
të qeta e të këndshme falenderojmë dhe u shprehim miënjohjen tonë, dr. Skënder
Alushit me zonjën e tij, Miranda për ftesën që na bën!
Fitim Haxhiraj, Skënder dhe
Miranda Alushi dhe Vilhelme Vrana
Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj
Në
këto vite të tejzgjatura tranzicioni kanë ndryshuar shumë koncepte të
qytetarisë. Ndryshime të tilla që e dallonin qytetarin e lindur dhe rritur në
qytet nga banorët e zonave rurale, solli lëvizja demografike e pakontrolluar
nga periferia drejt qyteteve. Natyrisht një migrim i tillë rriti numrin e
popullsisë së qyteteve. Po kjo nuk do të thotë se kultura qytetare vazhdoi me
ritmet e dikurshme. Ndërkohë solli dhe ashpërsinë e sjelljes në familje, në
shoqëri, në rrugë e nëpër lokale. Dikur nuk dëgjoheshin në rrugë apo jashtë
mureve të shtëpisë britma çnjerëzore, pa përmendur fjalorin fyes dhe me epitete
të rënda për një veshë të miredukuar. Kanë kaluar mëse tri dekada dhe
çuditërisht, kjo përbërje heterogjene që rriti popullsinë e qytetit, nuk e
rriti sjelljen qytetare, as nuk e la në statuq(k)uan(gjendjen e ekzistuese) të
mëparshme të kulturës qytetare, por e çoi atë drejt regresit. Tani veç
altoparlantit të televizionit që nis me kronikat e zeza dhe sa del nga shtëpia,
do të dëgjosh klithma, britma histerike ku përdoret zhargoni i rrugës. Të rriturit
janë shembull i brezit të ri, veçanërisht i fëmijëve. Atëherë ç’mund të mësojë
një fëmijë, adoleshenti, apo i riu, kur veshi i mësohet me thirrjet kërcënuese
dhe me zë të çjerrë ?
Më
kujtohet shumë mirë në fëmijërinë dhe rininë time, pavarësisht ndarjeve
klasore, por banorët lagjeve të çdo qyteti në vendin tonë ishin si një familje
e madhe që i gjendeshin njëri -tjetrit si në ditë të mira dhe në ditë të këqia.
Kurse sot për fat të keq, pavarësisht se si e ka vënë pasurinë aristokracia e
re, ka ndikuar keq në edukimin e fëmijëve, duke u mburrur për pasurinë, vilën
luksoze, makinën e shtrenjtë, veshjet firmato, pushimet në ishujt Maldive,
Galapagos, Sharm El-Sheikh, apo udhëtimet me Çarter etj, krijuan një diferencim
social mes’aristokratit’ të dalë nga ligjet e rrugës dhe shtresës së pamalepsur
me korrupsion apo në kurthin e mafjes. Sjellja arrogante dhe mburrjet e të
paditurit, kanë ndikuar tek fëmijët e tyre, duke i bërë mburravecë, me një
edukim shpërfillës ndaj shokut, shoqes së klasës, që nuk është në një nivel
ekonomik me ata. Kjo sjell vrasjen shpirtërore të atyre që nuk mundin të
vizitojnë vende të tilla dhe ndarjen e fëmijëve në dy kampe, mungesën e
dashurisë për shokun. U mungon
mirëkuptimi, toleranca dhe shoqërizimi me moshatarët e tyre. E rëndësishme nuk është të jesh i pasur dhe të
krenohesh me këtë, por sa i kulturuar, sa qytetar dhe sa i pasur je mendërisht
dhe shpirtërisht. Kur njeriu ka kulturë, ka një zemër të madhe bujare, bën një
jetë normale, jo për t’u dukur, po në gjithë qenien e tij rrezaton njerzillëk
dhe e mban me nder emrin “Qyetar”. Njerëz të tillë ndërtojnë familje të
bukur, të shëndoshë dhe rrisin e
edukojnë fëmijë për së mbari..
Me një
çift të tillë qytetar, intelektualë vlonjatë kaluam mbrëmjen e 9 nëntorit. Ne
të dy unë me bashkëshortin Fitim Haxhiraj ishim të ftuarit e doktor Skënder
Alushit (nefrolog) dhe zonjës së tij znj.Miranda Guma Alushi. Sot janë raste të
rralla që nëpër tavolina të shohësh të ulen vetëm qytetarë, ndaj ishte kënaqësi
që shijuam disa çaste të paharrueshme. Të katër jemi vlonjatë, megjithatë
njiheshim nga larg si bashkëqytetar dhe më vonë si mjeku me pacientin.Them me
bindje se unë u dija vetëm emrat si mjekë dhe as përshëndetje nuk kam pasur me
të dy.
Nga
afër Dr.Skënderin e njoha para 7-8 vitesh, në fundvitin 2015, kur isha në
gjendje shëndetësore mjaft kritike. Doktori jo vetëm më shpëtoi nga vdekja e
sigurt, por edhe gjatë këtyre viteve është kujdesur për mbarëvajtjen e
shëndetit tim. Për humanizmin e tij, i jam tejet mirënjohëse dr.Skënderit dhe
gjithë ekipit mjekësor që, mes një kujdes të veçantë, më nxorën nga gjendja e
rëndë në të cilën ndodhesha. Më vonë u njoha dhe me bashkëshorten e tij, zonjën
Miranda, në laboratorin e së cilës, bëj analizat e shpeshta për të mbajtur nën kontroll
nivelin e Azotemisë, të Anemisë së theksuar dhe Insufiçencës Kardiake.
Zakonisht për gjendje të tilla shëndetësore, qytetarët paguajnë shuma
marramendëse. Kurse Dr.Skënderi nuk ka pirë asnjë kafe nga familja ime. Ndaj
shpreh mirënjohje për humanizmin e tij.
Gjatë
asaj mbrëmjeje të këndshme, në bisedë e sipër mësuam se ata kanë dy vajza të
martuara që aktualisht jetojnë me familjet e tyre, njëra në Greqi, kurse tjetra
në ShBA, të cilat u kanë dhuruar tre nipër që janë mjalt i mjaltit për gjyshat.
Ata sapo kanë dalë në pension dhe përsëri vazhdojnë të punojnë. Znj. Miranda në
laboratorin e saj, kurse dr. Skënderin, si nefrolog i shquar, e mbajti në punë
spitali rajonal i Vlorës.
Nga e
djathta: Dr.Skënder Alushi, Miranda Guma, Vilhelme dhe Fitim Haxhiraj
Ata të
dy kanë 40 vjet që e ushtrojnë profesionin. Dr, Skënderi si specialist në
nefrologji ka shpëtuar kushedi sa jetë, po çuditërisht për qytetar të
tillë që japin vlera pse heshtin institucionet shtetërore? Ka qenë shef
pavioni i Patholigjisë mjaft i suksesshëm për shumë vite. Gjithashtu ka qenë
emëruar Zv/drejtor i Spitalit Rajonal Vlorë që eka ushtruar këtë post për shumë
vite. Jo vetëm që nuk i përmendet emri
për përvojën e gjatë 40 vjeçare, por as si ekzistent nuk e quan dot, duke
përjashtuar pacientët e tij që e vlerësojnë. Nuk di pse një shpërfillje e
tillë ndaj një njeriu, një qytetari të mirë, një mjeku human, i cili
duhet të jetë i ftuar në një intervistë televizive, sepse jo vetëm pasuron
programin televiziv, por ai shpalos përvojën e tij shumëvjeçare që vlen për
mjekët e rinj të kësaj fushe.
Bisedat
tona u zhvilluan rreth qytetarisë së vjetër vlonjate, traditës së bukur. Kujtuam shëtitjet e mbrëmjeve në kohën e
rinisë gjatë bulevardit Vlorë-Skelë që sot mban emrin e babait të kombit,
“Ismail Qemali”. Të katër ishim të një mendimi, duke bërë krahasimin e së
shkuarës plot virtyte me të tashmen, ku reklamohet fasada e një jete të rreme,
pas shkëlqimit farsë të së cilës, fshihet krimi, vesi dhe arroganca. Në të
shkuarën ishte për t’u çuditur respekti i qytetarëve ndaj njëri-tjetrit,
edukatë që e trashëguam edhe ne fëmijët e tyre, deri në brezin tonë. Atë kohë,
të gjithë qytetarët përshëndeteshin me njëri- tjetrin. Kujtuam familjet e
vjetra vlonjate, lidhjet fisnore, traditën e bukur, me të cilën forcohej
familja.
Aty
mësova se origjina e Dr. Skënderit është nga Bolena, familje nga e cila kishte
prejardhjen Ana Bolena, Anne Boleyn(1501/1507) ishte mbretëresha e Anglisë,
gruaja e dytë e Henrit VIII-nga viti 1533-deri sa vdiq, më,1536.
Kujtuam
burra dhe gra të mençura që i kanë vënë emër vetes dhe sot kujtohen me nderim.
Kujtuam figurat e shquara inelektuale të qytetit dhe të fshatrave, duke
shprehur veneracion për ta. Me të drejtë lind pyetja:
-Përse
sot vlerat, shumë prej të cilave janë elitare shpërfillen, duke i përjashtuar
apo anashkaluar sikur i përkasin “Asgjësë”?!
Sa
mirë do të ishte sikur traditat e bukura që mbajnë kombet në këmbë, të ripërtëriheshin jashtë mentalitetit
mesjetar apo ndarjes klasore dhe qytetarët të uleshin me njëri-tjetrin për të
analizuar problemet sociale të kohës së mbrapshtë që janë me tepri dhe të
jepnin mendimet e tyre të vyera. Ndoshta jo për t’i reduktuar të gjitha
fenomenet negative, por për t’i zbutur sadopak. Në këtë drejtim çdo qytetar
mund të japë ndihmesën e tij intelektuale. Kjo arrihet me mirëkuptim, tolerancë
dhe respekt për cilindo qytetar, pavarësisht se çfarë profesioni ka apo sa i
arsimuar është, i bardhë apo i zi, me parti apo pa parti dhe pa ndarje klasore
duhet dëgjuar. Një gjë nuk e kemi të qartë ne si shqiptarë, që po hamë kokat e
njëri-tjetrit, çdo njeri ka vlerat e veta. Secili ka një përvojë jetike, e cila
është një shkollë e mirë edukimi për brezat.
Në
këtë mbrëmje të këndshme pavarësisht se unë dhe Fitimi jemi më të moshuar nga
dy miqtë tanë, dhamë diçka nga jeta jonë por morëm më tepër përvojë nga çifti
Alushi. Pasi jo vetëm mosha dhe koha që ata po jetojnë, është relativisht më e
re dhe ndryshe nga koha që përjetoi brezi ynë, por për profesionin që ushtrojnë
janë në kontakt me njerëz të ndryshëm. Por fatkeqësisht vlerat e një njeriu
elitar, një njeriu të përkushtuar në profesionin e tij, i bënë paraja dhe
ligjet e rrugës.
Për aq
kohë sa Antivlera do të zëvendësojë
Vlerat e vërteta intelektuale dhe profesionale, ky komb do të vuajë dhe do të
shkojë drejt shpërbërjes.
Vlora,
qyteti ynë i bukur, qyteti i diellit dhe i dy deteve, parajsa ku kanë folenë
dhe prehen Perënditë, i pasur si mbi tokë dhe nën tokë, si dhe në histori e
kulturë, ka nevojë për njerëz të tillë si
dr. Skënderi apo sa e sa të tjerë të lënë në harresë, të cilët ia rrisin emrin
dhe famën Vlorës sonë. Ndaj i bëj thirrje Pushtetit Lokal, vlerësoni njerëzit e
punës dhe të dijeve, mos i lini që t’i mbulojë pluhuri i harresës që, jo vonë
si kohë dhe jo vetëm për Vlorën, po për gjithë Shqipërinë, të mos thuhet : Na
ishte njëherë...!
Mekonsiderata
të veçante
Vilhelme
Vrana