Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Monolog te 'Blini i Poetit'
E shtune, 18.11.2023, 08:55 PM
Sejdi BERISHA:
MONOLOG
TE “BLINI I POETIT”
(Elegji
apo poemë malli)
1.
Pranë
teje
Jam
duke t’i shikuar gjethet e verdha
Që
nga vjeshta pak të kanë ngelur
Në
degët e praruara
Me
fjalën e poetit
Me
dhembjet e njeriut
Me
lumturinë
Që
nganjëherë dot nuk arrihet
E
si t’ia bëjmë tani
Kur
dimri s’na lë të jemi bashkë
Po
të rrija pranë teje
Acari
m’i ngrinë duart
E
m’i skuq faqet e thata
2.
Ti,
sikur nuk më flet
Se
tash i druan vetmisë
Sikurse
unë mallit për ty
E
si t’ia bëjmë
O
“Blini i Poetit”
Do
ngelemi memecë
Por
duke i kujtuar
Fjalët
e ëmbla
Edhe
ndonjë varg
Që
zemrën na bënte mal
Dhe
ndonjëherë
Na
bënte edhe të qajmë
Unë
ulur në tavolinë pranë teje
E
ti me ato gjethet krenare
Dhe
me aromën mahnitëse
Të
luleve tuaja
Që
ma çmendëshe muzën
3.
Unë
dhe Ti
Do
t’i kujtojmë ato ndejat
E
poetëve dhe të krijuesve
Ju
tuboheshin si bletët
Përreth
tavolinës pranë trupit tënd
Do
t’i kujtojmë ato vargjet edhe mendimet
Që
na fisnikëronin ose na zinin ngushtë
E
ti ndoshta nuk e di
E
unë fshehtas ta lëshoja shikimin
E
dashurisë që kam për ty
4.
More
“Blini i Poetit”
Pranë
teje sa herë këndova
Sa
herë unë dhe Ti e zumë në gojë
Fatin
dhe lumturinë e atdheut
E
ti vetëm i lëkundje degët
Dhe
më gjethet plot gjelbërim
Ma
flladitshe zemrën e ballin
Me
shumë fjalë memece
Që
ti i ke shndërruar në histori
Edhe
krenare edhe të dhembshme
E
kush di t’i lexojë ato
Ty,
o “Blini i Poetit”
Do
të dojë edhe më shumë
5.
Pranë
teje e me ty
Që
bashku kemi qeshur e kemi qarë
Kemi
folur për dashuri të shkuara
Edhe
për gëzimin dhe hidhërimin e qytetit
Edhe
për Lumëbardhin dhe madhështinë e tij
Edhe
për ujin dhe zemërimin e tij
Dhe
unë dhe krijuesit përreth nesh
Pas
kafesë që kishte veçanti
Iknim
diku ku muza na priste
Me
shpatën e qumështit të nënës
Për
të na i urtësuar emocionet
Për
të na mbushur me ndijime
Si
bleta me nektar bukurinë e natyrës
6.
E
di
Ti
ngeleshe vetëm e pa ne
Por
pranë teje
Aty
në tavolinën plot shkronja
Plot
lot gaz e lumturi
Të
gjithë kishin dëshirë të pushonin
Kurse
ti vazhdoje me freskinë tënde
Në
heshtje për të rrëfyer shumëçka
7.
Sa
madhështor je or “Blini i Poetit”
Ti
nuk ke treguar
Por
të gjitha kuvendimet e poetëve
I
ke regjistruar dhe i ke bërë libër
Që
ballinën e saj e ke lënë
Që
ne ta qëndisim
Me
ngjyrën e shpirtit tënd
Dhe
me fjalët që kurrë nuk na i ke thënë
8.
E
tash o “Blini i Poetit”
Stina
e dimrit sikur na sjell ndarjen
Ti
në acarin e vetmisë
E
unë në trishtimin e jetës
Por
tavolinën pranë teje ruaje
Se
vjen pranvera
Përsëri
do jam aty te Ti
Dhe
çdo gjë do e qëndisim me vargje të reja
Edhe
me bukurinë e gjetheve tuaja
Sërish
do kuvendojmë së bashku
Pranë
teje do tubohen shumë poetë
Edhe
krijues të tjerë
Sepse
ti je frymëzimi ynë
Je
kujtimi i këndimit poetik
9.
Monologu
pranë teje
O
“Blini i Poetit”
E
di se nuk ka të sosur
Sepse
ti je frymëzim që çmend mendjen
Që
fisnikëron mendimin
Prandaj
këtu po e përfundoj
Këtë
monolog që m’i lëkundi
Ata
hapat e rrugëtimit nëpër kalldrëm jete
10.
“Blini
i Poetit”
Pritem
deri sa të vjen pranvera
Rriti
degët dhe përgatitu
Për
gjethet dhe lulet e reja
Tash
është dimër
E
nuk dua të them gjë tjetër
Veç
se do të takohemi së bashku
Dhe
do t’i rrëfejmë njëri-tjetrit
Për
përrallat e jetës duke shfletuar libra
Ndoshta
edhe duke shkruar diçka
Por
edhe do t’i këndojmë bashkë
Poezitë
që i kemi shkruar
Ti
në acar e unë në ngrica kujtimi
11.
Dua
ta them edhe këtë:
O
“Blini i Poetit”
Sa
shumë kohë kalova pranë teje
Sa
shumë mendime i murosem së bashku
Si
ta bëjmë lumturinë lapidar
Por
e di
Se
edhe kur të takohemi në pranverë
Nuk
do e shoh në atë shtatin tënd
Një
mbishkrim as për ty as për poetin
12.
Ti,
“Blini i Poetit”
A
do të jemi sërish së bashku
Kur
të vjen pranvera...
(©S. B.)
(E premte, 17 nëntor 2023)