Kulturë
Fërgim Demiri: Shuhet shoqata atdhetare dhe kulturore 'Kongresi i Bashkimit' nga Manastiri
E shtune, 18.11.2023, 08:41 PM
SHUHET SHOQATA ATDHETARE DHE KULTURORE
“KONGRESI
I BASHKIMIT” NGA MANASTIRI
NGA
FËRGIM DEMIRI
Këshilli
drejtues dhe Kryesia e ngushtë, sot sollën vendim: që, ta pushojnë veprimtarinë
kulturore, dhe ta fshinë nga Regjistri Qëndror i R. Maqedonia e Veriut Shoqatën
Kulturore - Artistike “KONGRESI I BASHKIMIT” nga Manastiri, e cila bëri shumë
punë të mëdha për këtë Qytet dhe Atdheun. Përderisa, Sot: përditë lindin
shoqata të shkrimtarëve, kulturo – artistike partiake edhe nëpër katunde.
Shuarja
e Shoqatës “KONGRESI I BASHKIMIT” vjen si rezultat i zbrasjes së Qytetit nga
shqiptarët me një mbetje përqindje prej 2% të banorëve shqiptarë. Dhe, nga
presionet që asaj kohe dhe udhëheqsisë, që i bëheshin gjatë gjithë kohës
“demokratike” këtyre 20 viteve nga partitë politike “maqedonase” dhe shqiptare.
Shkaku, se: nuk u konvenonte një Shoqatë - Atdhetare me konotacion Nacional dhe
Patriotik. Ata, janë fajtorët kryesor, jo vetëm për shuarjen e kësaj Shoqate
Kulturore - Artistike, por edhe për zbrazjen e Manastirit nga shqiptarët, gjatë
këtyre 20 viteve të fundit.
Shoqata
Atdhetare dhe Kulturore “KONGRESI I BASHKIMIT” ka lënë pas kujtime dhe vepra
historike, që do dëshmojnë në Ditën e Nesërme, se: këtu, ka pasur shqiptarë,
aktivitete kulturore – artistike dhe pune. Përveçasve, të njohurit Rilindas
shqiptarë, edhe nga Rilindasit e rinj, që kishin vazhduar punën e Rilindasëve
të para 100 viteve. Mirëpo, partive politike hajdute “maqedonase” dhe
shqiptare, u konvenonte ky “vëllazërim – bashkim” i prokllamuar në mjetet e
informacionit, në shtetin e “përbashkët”. Dhe, u përpoqën ta shkatërrojnë
dinjitetin e një Kauze të një Kombi Shqiptar, që veten deshi ta quante
paqesore.
Manastiri
më nuk do ketë me çka te mburret në Histori, përveçse me Kongresin e Alfabetit
të Manastirit (1908), dhe s’do ketë kush ta shpalosë Flamurin kombëtarë kuqezi
me shqiponjën dykrenare në mes të sheshit Manastirit, që nga vitet e ‘90 -ta e
deri sot.
Mendja
ma thotë, se: historia do t’i mbajë mend sukseset e saja dhe veprat që bëri aq
sa i jepeshte mundësia mes gërshërve të partive politike të
”vëllazërim-bashkimit”. Dje, jugosllav. Sot, Neokomunist “demokratik”?!
Kryesia,
dhe Këshilli Drejtues u shërben edhe sot për organozime fushate partiake
parazgjedhore për të ardhë në pushtet me disa ministra, zv. ministra, drejtorë
dhe partrizanë partiak këmbekrye, u bënë mirëpikritje dhe përpjekje
organizative.
Edhe,
tani: le të vijnë kriminelët dhe hajdutët e partive politike. Nateditë, le te
bëjnë qejfe sa të duan në një Qytet të zbrazur, me rrugica pa banorë shqiptarë...
Ish Kryetari i Shoqatës,
Fërgim Demiri
(E përcolli për publikim: Kalosh ?eliku, shkrimtar).