Kulturë
Përparim Hysi: Rigon shi vjeshtës së tretë
E merkure, 22.11.2023, 07:22 PM
Rigon
shi vjeshtës së tretë
Tregim
Nga
Përparim Hysi
Mësuesi
Arben Jashari qe vonuar duke koregjuar hartimet në bibliotekën e shkollës (ai
qe përgjegjës për atë bibliotekë) dhe, kur mbaroi punë, pa që qielli mend po binte mbi tokë dhe
pritej për shi të rëndë. Qe pa çadër, se befas pat ndryshuar moti. Me
çadër, pa çadër u dha këmbëve dhe, për
ta bërë sa më të shkurtër rrugën për në shtëpi, zgjodhi hekurudhën. Ato,
dyshinat, të detyrojnë që t'i hedhësh sa
më të gjata çapat. Sa po linte oborrin e shkollës, dëgjoi zërin e një të moçmi.
Ky(qe me të vërtetë plak i moçëm) mend bërtiti:-Dhaskal, paske dalë dakulec!
Por nuk e di që këtu, në MYZEQE, në
vjeshtë "shkelen"retë. Dhe digjoja këtë llaf"Pepes": -Në
vjeshtë"shkelen"retë, por dozot si, njimëni, është vjeshtë e tretë
dhe në vjeshtëz të tretë, retë "shkelen me patok". Me patok, o të
keqen Pepja tyja, dhe, po u shkele me
patok, edhe vezën do ta bëshë të madhe. Ti do të thuash:"Mirë gomari që më
ngordhi, po nuk të lënë as mizat rehat".
E
di, - vazhdoi Pepja, - të shpojë ky, bodeci im,
por ta keshë mend për tjetër herë.Se sot që mos bëhesh si ato rosat bajuke që kanë qeftin që të zhtytin dhe kokën
në ujë, urdhëro këtej nga konaku im të bëjmë darkën.Se edhe llafosemi, por
edhe"mballosemi";se ajo, Imja" e bën ndonjë pulastren kurban,
por dhe ndonjë kupë me rakimëni e kthejmë. Është zierë dyhere dhe ta ngrohë gurmazin. Të faleminderit xha
Myrte, -tha mësuesi, - por nuk rri dot. Mëqafë, paç veten, -tha xha Myrtja.
* *
*
Mësuesi
sa po vinte këmbët tek traseja e hekurudhës, kur dëgjoi një zë femre që e thiri
me emër. Kur ktheu kokën, pa që ishte doktoresha e fshatit. Ndaloi dhe e
pyeti:- Mirë unë që e hëngra nga hartimet, por ty ç'problem të doli që u vonove
kaq shumë?
-Lëre,
lëre, jo vetëm u vonova, po, kur po qahesha se u bëra vonë dhe qyteti është
gati 10 km larg, më thotë njëri:-Hajde
andej nga unë sonte. Ke parë sikur më pëlqeu, por aty qe një nxënëse që e
dëgjoi.Ajo më tha:-Doktoreshë se mos shkon atje, se ai rron vetëm!!! Kërkova të
shpëtoja nga shiu dhe desh rashë në
breshër!!! Arbeni mezi mbajti të qeshurit nga kjo"batutë" e
doktoreshës dhe, për t'i vënë kapak, tha:- Bashkëudhëtarë nga halli. Hipën në
trase, por gjerësia aty qe e kufizuar, ndaj Arbeni, për politesë, la doktoreshë të ecte para dhe ai pas saj. Sa hodhën çapat e para, befas u ndje
një gjëmimë dhe pas saj, një vetëtimë që e ndezi flakë vendin. Gjemima qe
vërtet e fortë, por Arbeni, fshatar denbabaden as e kishte për pesë nga vetëtimat,
por doktoresha qe nga qyteti dhe, kur gjëmoi, iu hodh në kokë Arbenit, sikur ky
e kishte fajin. Qe i papërgatitur nga ky"sulm" i beftë, por e priti
pak si me politesë.
-Më
fal, - i tha doktoresha, -por unë vdes nga frika e vetëtimave. Domethënë, -tha
me shpoti Arbeni, -të bëhem unë doktor që të shpëtojë pacientin.Dhe, ndërkaq,
vazhduan rrugën, duke nxituar hapat. Gjëmimat po shtoheshin dhe doktoresha, për
të mposhtur frikën, e kapi prej dore Arbenin dhe sikur e urdhëroi:" Se mos
e lëshon dorën time, se ndryshe do bie"theror" mu në mes këtyre dy
shinave. Unë vërtet nuk jam doktor me lincecë si ti, -ndëryri prapë si me
shpoti Arbeni, por aq i zoti jam, sa mos të lë të vesësh. Doktoresha u ndje
mirë nga ky pohim dhe ia shtrëngoj dorën edhe ca më fort. Veç ecnin dhe nuk
bënë fjalë, por, ndërkaq u lëshua mbi kokat e
tyre një shi me gjyma apo si quhet në MYZEQE "azërmën".
-O
burra, -propozoi Arbeni, -tek vendstrehimi. Vendstrehimi qe një tunel i madh që
strehonte fshatin në rast rreziku. Atje, sado që ishin bërë qullë, u futën si
me vrap. U futën , ndërsa shiu u dëndësua dhe u bë errësirë.brenda tunelit qe
aq errësirë, sa nuk shikonin as njëri-tjetrin. Qenë lagur sa vetëm gjuha u kish
shpëtuar, por ndjenë dhe ftoht. Më duket, - foli doktoresha, - nga shiu ramë në breshër. Unë
po dridhem, - tha. Arbeni qe më i duruar, po, kur ndjeu ankesën e doktoreshës,
ashtu në errësirë, zgjati duarët dhe kur e preku, e tërhoqi pranë vetes dhe
filloi ta fërkojë. Qe punë paksa me"zarar", por si"doktor"
nuk mund ta linte"pacientin" të dridhej dhe, ca më shumë, të
"vdiste"!!! Dhe, pas këtij "fërkimI" kaq të
domosdoshën, aty, tek vendstrehimi, u shfaq një "film pa zë".
Për"sekuencat" e këtij"filmi pa zë", më tregoi miku im,
Arben Jashari dhe, ngaqë është"vjeshtë e tretë dhe anë e kënd bie shi me
gjëmima, e solla për lexuesit.
Tiranë, 11 nëntor 2023