Kulturë
Jahja Drançolli: Kush ishin latinët e Kosovës mesjetare?!
E shtune, 25.11.2023, 07:57 PM
Diskutime historike fundjavore: Kush ishin latinët e Kosovës mesjetare?!
Nga
Jahja Drançolli
Latinët
gjatë gjithë mesjetës në Kosovë paraqitën si kategori fetare, socio-ekonomike
dhe etnike. Burimet mesjetare kanë lënë fushë të gjërë për kuptimin e
perceptimit të nocionit Latin/Latinët. Dëshmia më e vjetër e emrit/kategorisë
fetare dhe etnike të nocionit latin/latinët në kontekst të historisë së Kosovës
gjatë mesjetës, paraqitet në Kartën e Shën Gjergjit në Shkup. Një përmbajtje
pothuajse identike, po nga kjo kohë, e ndeshim edhe në Kartën e Zojës Prene në
Prizren, ku zihet ngojë etnonimi etnonimi Latini dhe etnonimi Greku, që në
rastin konkret përveç kuptimit etnik kanë dhe kuptim fetar. Në anë tjetë, po në
Prizren dhe rrethe, sipas Kartës së Shenjtorëve Mëhill dhe Gabriel, nocioni
latin/latinët do të paraqitet si kategori socio-ekonomike, si dhe kategori
fetare. Këtej, arbërit e rretheve të Prizrenit i ndeshim si bujqë, blegtorë,
derisa murgu i tyre ishte latin, respektivisht katolik. Tregtarët latinë i
ndeshim gjithandej qendrave të ndryshsme të Kosovës, por edhe më gjërësishtë.
Latinët e Kosovës i ndeshim edhe në disa nene të Kodit të Dushanit (118-121,
153, 159-160); në mënyrë më domethënëse në nenin 160.
Në
dokumente zyrtare të burimit Perëndimor (të Papatit, Raguzës, Venedikut,
Hungarisë, Kotorrit, e ndonjë vendburimi tjetër), nocionin latin/latinët e
ndeshim në radhë të parë si kategori fetare, më pastaj edhe si kategori
tregtare, dhe madje janë përdorur në mënyrë të alternuar nocionet latin dhe
arbër; latin dhe raguzan; latin dhe venedikas; latin dhe kotorras, etj., që në
raste konkrete kishin kuptim fetar dhe socio-ekonomik. Në këtë kontekst duhet
përmendur dhe kuvendet kishtare në Pejë (1375, 1385), të kryesuara nga
princërit Balshaj. Atëbotë, në qytetin e përmendur ekzistonte famullia
romano-latine, e cila përmes dokumenteve zyrtare që dalin nga Arkivi Shtetëror
i Dubrovnikut, dëshmohet së paku nga viti 1388. Po nga këto burime mund të
themi se, nocioni latin/latinët ishte në përdorimin e përditshëm, edhe si
katogori e veçantë fetare, por edhe si kategori e veçantë socio-ekonomike, që
është dalluar sidomos nga pjesëtarët e religjionit ortodoks (bizantinët,
arbërit [ortodoks bizantin] dhe serbët). Në këtë kuadër, nocioni latin/latinët
ngjeshur është përdorur edhe në oborrin papnor në kuptimin fetar, respektivisht
në kuptimin e katolikëve dhe pjesëtarëve të klerit katolik në zona të kontaktit
më bizantinët, arbërit dhe serbët.