Kulturë
Brahim Avdyli: Dhembja e Ballokut
E merkure, 22.11.2023, 07:52 PM
DHEMBJA
E BALLOKUT
Nga
Brahim (Ibish) AVDYLI
Moti më shoqëron
nëpër vetëdijen e viteve një qenie e veçantë, me vetminë time përdore, nëpër
malet e freskëta të dhembjeve. Është krijesë e çuditshme me simbolikën e vet.
Më ngjason nga pak, por nuk është njeri. Është shtazë e egër, me vetëm tre
tinguj që i mbanë.
Kështu thonë,
ndërsa mua më dalin më tepër. Dy tinguj na dalin gjysmë-zanore e
gjysmë-bashkëtingllore. Varet se si i dëgjon. Me ulurima dhembjesh ato
shpërdahen në dy-tri zanore apo bashkëtingëllore. Të prek kjo dhembje. Të qara
me lot nuk kanë, por gjuha e tyre është e përvajshme:
-“Aouuuuuuuiij!...Aouuuuuuuuj!”, apo - “Aouuuuuuuuuv”...
Në të parën, nuk
dallohen a është “a”, “o”, opo midis tyre. E fudmja, nuk është e
dallueshme mirë a është midis “i” dhe “j”, apo shqiptohet në “v”.
Kjo është ciatja e dhembjes, në shenjë të lamtumirës, kur ndahen gjithmonë prej
të dashurve të tyre. Ta shohësh ujkun tim, të duket se është i thinjur e me
përvuajshmëri. Kur ulurinë, kujton krijesat e shkuara prej vuajtjes së pafjalë
dhe andej janë zhdukur. Mundësia e rritjes dhe e plakjes, nëpër skutela malesh
e suferina vitesh, për të siguruar ushqim të sigurtë e të pastërt, jo kufoma,
sepse prej kufomës nuk e pranojnë asnjë grimcë, madje as erë t’i marrin nuk
guxojnë, të kujton një jetë të tërë kështu të shpenzuar. Trupi i tyre është
dënim i rëndë, për shpirtin që e kanë në vete. Ne nuk e dimë të vëtetën për ta,
por themi me hamendje të veçantë...
Ujqërve të tjerë
ua kishte mësuar me kohë të vërtetat e jetës së tyre, të pastërt si loti, që i
rokulliset prej syve, nga vetmia. E quajta Ballok…
Balloku më vjen
çdo natë me kujtimet e mia të malit „Shkrepat e Diellit“. Kur i kaloj sa
lugje të fjalëve të mia, sa thellësi të bëfta e sa kodrina të larta, venerimeve
të gjelbërta, atëherë dal mbi kodrat e mallit, jo të malit. Jam në shkëmbinjtë
e larë të gëlqerorës së Diellit. Pas një kthese më del Balloku. Rri në heshtje
e më shikon. E lëviz kokën, por mua më duket se dridhet toka rreth meje. Ulem
në dy gjunj dhe ai më afrohet, me shkëlqimin diellor.
Ai është i
bardhë. Është një ujk i denjë e me metaforën e tre tingujve, para fjalës
domethënëse. E kuptoj nga malet e arta të dhembjes së tij.
Asnjëherë në
jetën e time nuk e kam vënë re se ai nuk çiftëzohet me të ëmën e tij apo me
motrat e veta, gjë që ia jep atributet e karakterit të njeriut. Kjo e bënë të
jetë mjaft i mirë si kafshë e pastërt e malit. Dikur, këto veti, ishin veti të
njerëzve. Ai, është me ndjenja të fuqishme të dashurisë e nuk ka fjalë për këto
ndjenja të mirëfillta. Gjuha e ujqërve është e tillë.
Por sytë e
shprehin nga shpirti i tyre dashurinë. Askush nuk e di se ai vërtetë ka edhe
ndjenja. Me kohën, tek kjo gjë e vërtetë kam ardhur gjatë vizitave të shumta të
maleve. Dilja nëpër male, deri te ata. Nuk e kanë pasur këtë veti. Vuajtja ime
nëpër pyje ka qenë një shkreptimë e padiskutuar.
Një ditë, i qe
sëmuar babai. Balloku vraponte që t’i ndihmojë babait të vet. Kujdesej për te,
sikurse të qe një njeri, por nuk ka duar e këmbë apo zërin t’i flasë. E kuptoje
nga ciatja e tij, në stërfullimet e veta. Të binin lotët për fatin e tij. Pra,
qe shumë e vështirë të jesh një kafshë, e lënë në kodrat e malit, në një
stofull të bërë nga ata, për stehim nga suferinat e ftofta me dëborë.
E ëma pat mbërrirë
një moshë të madhe, por ai i sjellte ushqim e të tjera, p.sh. ia rregullonte
vendin, që t’a sigurojë edhe për ndonjë ditë. Është fat i rëndë ky fat i
Ballokut. Me çka duhet t’i sigurojë ai ushqim të mirë, madje as këlyshve të
tij, të cilët i njihte që prej fillimit, dhe nuk i lejonte asnjëhere të prekin
ndonjë kufomë apo nuk i lejontë që të merrnin ndonjë pjesë nga kufomat. Me kohë
e kuptonin edhe ata. Nuk i lejonte fëmijët e tij të merrnin as erë prej tyre.
As nuk i ndërronte bijtë e bijat e tij, si pjellë e veçatë e ujkut. Qaja nga
kjo e vërtetë, e parë nga jeta e Ballokut. Nuk e kam pasur këtë fat në
fatkeqësinë e bijve apo në fatkeqësinë time, të rrethoja bijtë e nipat e mi.
Edhe kur ishin të ndarë prej meje, unë vrapoja të fëmijët e tyre. Por nipat shkuan
edhe më largë, nëpër tretdhenë e huaj. Ikën, ku nuk mund të arrij.
Baloku, së
bashku me parteren e tij ishte gjithmonë, të cilën e dashuronte vetëm një, e
asnjëherë nuk mund t’a ndërronte me ndonjë tjetër. Kjo gjë ishte tepër e
veçantë! Tanimë nuk qenë njerëzia “qenie e vetëdijshme”, por ujqërit.
T’ua thoje këtë gjë lapericave e laperave të shumtë, ata të ndiçnin si të ishe
qenie e ligë ndaj tyre dhe bënin të pamundurën që të shqyenin. Çudi e madhe! Si
kanë mundësi që të tradhëtojnë këta njerëz partnerët e tyre, sa herë t’u jepet
mundësia, si demonët. Mësimin e tyre e kanë në natyrë...
Kurdoherë vija
në thellësitë e mëdha të pyellit, atje, te „Shkrepat e Diellit“, të
vështroja këtë punë të tyre. Unë isha ujku i vetmuar, i lënë në vetmi, i braktisur,
i sëmuar, nga djemtë dhe vajza e vetme, sepse ajo ishte martuar dhe e kisha
nxitur vetë, pasi e la e ëma e saj me mua dhe ajo po e kalonte kohën e rritjes.
Duhej gjetur një burrë të mirëfilltë dhe e mësova për këte. Ajo, me veti i
ngjantë të së ëmës dhe dallonte me mua. Ia mbante krahun të ëmës së vet, sa
herë që e kundërshtoja. Kështu erdhi rasti: më lanë fillikat vetëm e pa asnjë
çindarkë, në moshën e thyer. Kisha nevojë të madhe për ta, për kujdesin e tyre
dhe dashurinë, e ata ishin larguar!…
Ndoshta, vetë i
kisha larguar! Duhet që të më përfillnin mua, e jo të ëmën e tyre. E ëma
dëshironte t’i ndajë prej meje. E kujtoja kurdoherë Kujtesën, bijën e djalit të
parë, Murlanit, që shtyhej me më të voglën, sa herë lunin tek unë. Atdheun e
kishte vëlla më të madh.
Ata u ndanë prej
meje, papritur, me të tërë familjen. Si erdhi kjo punë, do t’ua them më vonë.
Murlani u nda prej meje, pa më thënë asnjë fjalë. E kishte zënë banesën e tij
me të ëmën dhe vëllain e vogël. U përpoqa ta ndali, por nuk arrita. Kështu, i
erdhi edhe ndarja prej gruas e prej fëmijve, që ia doja shumë e luaja kurdoherë
me ta. Se çka ishte pyetja, nuk e dija. Ishte një çështje shumë e madhe, por
askush nuk më tregonte.
Në në fund, më e
vogla, u nda prej tubës së vetë. Lulëkuqe e imja, mbesa ime e vogël e të
njëjtit djalë, ishte vetë ajo. Trëndafile e pata quajtur, por nuk mbeti një
trëndafile, sepse nuk kishte askënd rreth saj.
Të them më
shkurt: ishte e mbyllur në një shtëpi juridike të vajzave. Ajo nuk guxon t’a
braktisë koridorin, se lere më shtëpinë. Plotësisht që izoluar! Trëndafile
ishte, por lulezeza e jetës u bë! Nuk e di sa veta ishin atje, në atë shtëpi,
që e patën nëpër duar të veta, të shumtat juridike e të mirëmbajtjes, të cilat
e zotëronin. Nuk e di çfarë faji kishte bërë ajo?! Ishte e mitur, rreth 12-13
vjeçare, por ta dënojnë kështu, kjo nuk kishte mundësi! Madje të më largojnë
edhe mua prej saj, si pjesa e parë e dënuar me të tërë jetën time, me të holla,
martesë të re apo me gjëra të jetesës apo të banesës një dhomëshe e gjysmë,
sepse kështu nuk i plotësoja kushtet as mekanikisht që t’a adoptoja mbesën
time, kur të gjithë nuk dëshironin të kenë lidhje me te! Isha i dënuar shumë
vite më parë, për këto gjëra themelore, të jetës e të krijimtarisë.
Isha i
përcaktuar për fatin e mjerë të kombit tim, jo të pjesëve të ndara nga pjesët e
këtij kombi, nëpër ndarjet administrative.
Dëmimi i dytë,
ishte dënimi i djemëve të mi: me gjyqe e me largim! Edhe ata u ndanë prej bijve
e bijave të tyre. Lulezeza fliste kokërr, fjalë të befta, si befasi e vërtetë
për juristët, të cilët e kishin dënuar në shtëpinë juridike! Tre breza qemë të
dënuar kështu: gjyshi, etërit e tyre, nipët dhe mbesat!
Ajo ishte e
mitur, por fliste si intelektuale. Për gjëra të tilla e dënonin me gjysmë-burg!
Nuk e di a ka vërtetë “jurispodencë” në këtë shtet të veçantë, që e
ngehin kokën lart vetëm për të hollat e tyre, por aspak nuk e meritojnë të
mbajnë hundën përpjetë, kur serbët i kanë afër vetës dhe grekët në krahun
tjetër, a neve na shelin tre mijë herë, si të “pa edukuar” dhe sikur kjo
nuk u mjafton! E përdora këtë fjalë, por drejtësi nuk ka në të këtë shtet, që
është ndërtuar gabimisht! Edhe zotin, që e mbajnë për “zot”, e
fabrikojnë kudo! A fabrikohet Zoti i Madh nga mendja e lakmuar e njeriut? Jo,
pra. Kudo na del përpara Kryedemoni! “Ministria e Drejtësisë” është
Ministria e Padrejtësisë!
Prandaj, edhe
mbesën time e degdisën aq larg e në një shtëpi të vajzave të veçanta. Duke e
përfshirë nga dhoma ime policia, ma gjuajti një gjë tepër të veçantë, si punë
dore, të punuar prej saj në shkollë, për çelësa të vet, kokën e një ujku, me sy
e me fytyrë, që më pikin lotët nëpër faqe sa herë e prek me dorë. Ai më shikon
dhe unë e shikoj e qaj për të, për mua dhe për të tjerët. Një milion herë u
sillem edhe të gjitha instancave të shtetit dhe për këtë nuk lënë asnjë dëshmi
të vërtetë të izolimeve. Për të fundit herë e pata vizituar një ditë, po nuk më
lënë të futesha brenda mureve! Ah, jetë o jetë!...
Më në fund,
dikur, dola edhe në mal, duke qarë gjithë rrugës! Më shikonin njerëzit. Sikur
ndonjëri ishte pak më i ndjeshëm. Nuk e vëreja këtë gjest, por nuk e ndalja as
vajin prej syve e as vrapin, për arritur te mali. Atje, nuk më shikonte njeri,
veç Zotit të Madh, që më shikonte kudo e përherë.
Qaja me lot për
faqe! Qaja e qaja! Dikur, u ndalen lotët, kur befas më doli Balloku im. E
ndjeva ciatjen e tij. Më shikonte befas e me drojë. Pse po qaja ashtu? Është
afër meje, duke ciatur e duke u përkulur për tokë. E luante edhe bishtin. Ishte
i madh, por dhembjen ia lexoja. Sikur më thoshte:
„Mos qaj, he burrë, se unë edhe më keq se ti jam, por nuk kemi çka të
bëjmë! Trupi jonë është i tokës, ndërsa shpirti shkon te Zoti i Madh! Duhet të
durojmë të gjithë çka na vjen, deri sa ta përmbyllim këtë jetë! Qe, unë po e
mbështeti kokën time në prehrin tënd! Kuptoje, se je një njeri i veçantë, por
kemi ngjashmëri! Ne, lexojmë nga sytë e njëri-tjetrit, por kemi gjuhë të tjera,
hedi! Nuk jemi qenie të përkryera, që t’i kuptojmë gjuhët tona! Të gjithë çka
jetojnë në këtë botë, anise në rrethana të reja të jetesës, jemi qenie të
krijuara nga Zoti i Madh, që të mos e kuptojmë njëri-tjetrin! Por, shpirtat
tanë janë vëllezër në atë botë të përjetshme! Ne, të dytë, kemi shpirta të
mëdhenj!...“
Atëherë, ia
përgëdhelja kokën, krihët, midis veshëve të tij, duke pushuar vajin e duke u
qetësuar. Ia dhashë edhe një emër, emrin Ballok. A e dini pse? Sepse ballin e
kishte më të madh. Kur e thërrisja „Ballok“, e ngriste kokën lartë, e më
lëdhonte me një „U“ të ultë, me zërin që duhet të gëzohej e vinte pranë
meje. Kështu, e kam një mik të veçantë, në maje të malit...
Kur ikë prej të
tjerëve, që ecin me dy këmbë, e të gjithë janë pak a shumë të çmendur, e pak
janë sikur njerëzit, sikur të kishe të dhënë syrin e tretë, që t’i shikoje si
shtazë të quditshme e katallana, shumë pak qenie e dinin që isha Bardh Uka,
sepse të gjithë më urrenin, sa qenë të mbledhur në shesh, ose të mbledheshin
kundër meje, ose të mbanin largë nga vetja e tyre. Ata që e mbajnë orientimin e
vet në dy këmbë dhe e kanë edhe mendjen psiqikisht të sëmuar apo të çmendur
prej demonëve. Unë, Bardh Uka, ik nga ata! Nuk dëshiroj të kem asgjë të
përbashkët, e ata janë shumicë. Duhet të kisha një potencë zotërore e të bëja
të pamundurën të mundur! Kështu siç jam, mund të më gllabërojnë menjëherë
demonët! Ikë, te kodrat e lara të dhembjes, në Kodrën e Diellit, në pyje të
thella e nëpër rasa të mbuluar me dëborë, që të shoh pak Diell të ëndërrave të
mia, nëpër dëboren e mallit!...
Si djalë i ri e
kam pasur një mik të vërtetë, nëpër rrebticat e pushtetit dhe që më ruante
kudo, ditën e natën, një zog ujku, që u vra nga milicia serbo- jugosllave, për
të ma shpëtuar jetën, sepse nuk do të isha më në mesin tuaj, për të vazhduar
jetën kundër pushtuesve! Ai, më dhimbset, pa pushim!...
Balloku ishte
shumë i zgjuar. Nuk kishte çka të ushtrohet, sepse çdo gjë e kishte të gatshme,
për jetesën e vet. Ky ishte ujku i dhembjeve të mia, ndërsa unë isha ujku i
vetmuar, Bardh Uka. Duhet që të kaloja malet e larta e të takoshim apo t’a
përgjoja, në shembullin e jetesës së përvuajtur.
Papritmas një
ditë e rëndë për këlyshët e tij dhe për te: po i vdiste mikja e tij, për të
cilin copëtohej ai, por mikja ime u largua e jeton e ndarë prej meje. Nuk e kam
përgjuar kurrë se me kënd kalon dhe kjo gjë nuk më intereson aspak, por ajo mundohej
të rropullonte nëpër shtëpi orenditë, enët e gjërat jetësore pa fare nevoje,
vetëm që të bënte zhurmë, kur më nevojtej qetësia. Asnjëherë nuk më la te qetë!
E unë isha në luftë për çështjen tonë. Ajo më kundërvihej në çdo mënyrë, më
sabotonte pa pushim. Dikur u lodha! Dhe u ndamë me ligj e pa e lejuar asnjë
grimcë të revoltohej, duke e lutur edhe Murlanin, se nuk lihet nëna e tij në
rrugë, kur ajo i ndihmon me fëmijë, që po rriteshin. Edhe unë, madje çdo
pasdite, do të kem kohë për ta. Për mua, mos të ketë kurrfarë shqetësimi. Me
lot e pa lot, do të duroj vetminë. Sikur është ndarë ai dhe të tjerët prej
meje, do të mundohem që të mbaj veten…
Balloku atë ditë
u merzit pa masë, kur partneri i tij po i numronte minutat e fundit. Nuk i
zihej vendi vend! I qenë kthyer veshët teposht, si njerëzit që i ulin gjysmë
krihët e tyre. Nga fytyra i lexohej merzitja. Sytë i qenë kthyer me një hije të
zbehtë e të strukur. Sikur dëshironte të lotojnë. Nuk e ngacmontë ndojnë nga më
të afërmit e tij, të cilët kishin rënë më poshtë se ai. Balloku i rrethonte
kudo, sikur në një ngushëllim të vërtetë. Kjo gjë është një vaj pa të qara të
ujqëve të mallit tim, sepse kanë qenë dikur një mik i njeriut. Nuk e di pse
Zoti i Madh i dënoj kaq rëndë dhe as nuk e di se ç’faj kishin bërë ata!...
Kur e kojtoj
këtë dhembje të tij, më zë trishtimi. Ai nuk është si njerzit e sotëm, ka vetëm
një partner në jetë. Kur i vdes partneri, rri me mërzi dhe fëmijë të tyre. Ai e
do shumë më teper se sa njeriu partnerin e vet. Di ta çmojë, për dhuratën që ia
ka dërguar Zoti i Madh në këtë jetë të përkohshme e që do ta shtojë me bij e me
bija, të krijuar prej trupit të vet.
Njerëzit e sotëm
janë pështjelluar në sojin e grave të veta, natyrisht sot përmes feve. P.sh.,
islamizmi e quan burrin si zot, i cili paska të drejtë të marrë 50 gra, edhe të
mitura. Përmes sekteve vehabiste e të tjera si kjo, ka mundësi të martojë
vajzën e vëllait të vet, e kuku medet, sa poshtërsira të tilla ka kjo jetë!
Njeriu nuk na qenka “qenie e vetëdijshme”, por derr qenka bërë! Si
derrat vrapon pas femrave, ku t’i zëjë më së pari, edhe të vëllezërve të vet! A
ka më poshtërsi për njeriun, që u kthehet kafshëve të pista! Të vishet me të
zeza e me mjekër, sikur mjekrra i shndërroka “në të shenjtë”! U vardisen
të gjitha grave, ku mund t’i zëjnë ato! Gomarët me “msukë” të gjatë, “iââ,
iââ, iââ”, e u turren femrave ku t’i zënë, pjellën e Zotit të Madh, dhuratë
për njerëzit, të bien mbi to. Gomarët me veshje të njerëzve e mendtë e kafshëve
të pista! I quajnë “gra”, jo partnere të posaçme, të cilat e marrin me
pëlqim partnerët jetësor dhe e ndajnë fatin të shtohen e t’i rrisin fëmijët.
Kanë lindur ata gabimisht si njerëz! Janë shtazë, jo si Balloku! E ndjekin “profetin”
e tyre, pesëdhjetë vjeçarin, që e marton të pesëdhjetën “grua”, si fëmijë
të mitur, gjashtë vjeçaren!! Si mundet njeriu t’u besojë përrallave të demonit,
me pamjen e njeriut, që përdhunon gjashtë vjeçaren, e ne e quajmë “profet”?!
Dymbëdhjetë breza dënohet prej Zotit të Madh (12=1+2=3, prapë numri 3, i
Zotit të Madh! “Metafizika” na i ka edhe këto, në vetvete!).
Turret me “Al’lahu
Ekber”, dhe e nxjerr shpatën t’ua marrë jetën njerzve të cilët i ka
përpara! A ka mëkat më të madh se t’ia marrësh jetën njeriut, të cilit nuk ia
ke dhënë shpirtin, por Zoti i Madh!! Krijon robota me fabrika, e shpirtat nuk
janë në duar të fabrikave, por në jetën e përjetshme.
Kështu, janë të
gjithë demona dhe e ngatërrojnë jetën tonë, siç është e ngatërruar Sahara! E
çka është Sahara?! Shkretirë e vërtetë, dënim prej Zotit të Madh, atij që
fliste shqipen e vetër, si gegët tanë...
As ujë nuk gjënë
askund në tokë, e të merr etja! Duhet të copëtohesh me qindra kilometra, të
gjësh një pikë uji, sa të shuash etjen!...
Babain tim, pa
ta shihje në pasqyrë e t’ia dije mirëfilli si reagonte kur e quaje “grua”
partnerën e tij, të fshikëllote me ndonjë flakareshë ose idhnim:
“E kam partnere more qafir, që e kemi nda fatin tonë, që ta rrisim
farefisin!! Ku e sheh ti kështu apo nga ku e merr gjininë e saj e t’i thuash
<grua>, sepse ajo është grua nga gjinia, e unë e kam bashëshorte!! Kurrë
nuk e thirri <oj grua>, por fisnike! A po e merr vesh, a jo?! Fisnikja ta
shton fatin, me fëmijë!”
Pra, ejani në
male dhe shqyrtone njëherë Ballokun! Ai rri vetëm e nuk kërkon partnere tjetër.
Është shumë vështirë, por i rritë zogjë e ujkut, derisa të vdes. E kalova
pjesën dërmuese të jetës pa partnere tjetër. Vështirë qenka përfundimi i jetës
kështu! Apo deshi kështu jeta e nuk kam fat tjetër!...
Qenia e
vetëdijshme të vlerëson me vetëdije. Më dhimset Balloku në mua. Mbrenda meje
është Balloku! Vdiçet kur kalon nga jeta e përkohshme në jetën paralele, e prej
aty në jetën e përjetshme. A vdiset pa partnere?! Kush e di si vdiçe?! E
fëmijët, bijtë, etj., ku janë ata?!! Nuk e dinë si vdes babai!...
Mjaft vështirë
qenka kjo gjë! Mjaft vështirë! Mjaft!...