Kulturë
Bashkim Saliasi: Sa shpejtë kaluan 45 vjet!
E shtune, 25.11.2023, 07:25 PM
Najme Saliasi (1915-1978) dhe Meleq Saliasi (1910-1978)
Bashkim
Saliasi
SA
SHPEJTË KALUAN 45 VJET!
Kujtesa
për ju sot më ndihmoj,
ditën
e martë 11 dhjetor më kujtoj,
një
ditë e kthjellët me diell, pa re,
viti
’78, lamtumirë!,- ti baba na the.
Ike
lartë në qiell, në botën e amshuar,
gjashtë
muaji nga Nokja s’kishin kaluar,
ju
shumë ishit dashur s’rrinit dot larguar,
vdekje
ju ktheu në yje të pashuar.
Sot
që këto vargje për ju po shkruaj,
zemra
po më qan, s`ju kam harruar,
pranë
u erdhi Sytja, motrat në radhë,
qofshi
të parajsës, o yje të pashuar!
Ps. Kujtesë për
prindërit e mi, Naime dhe Meleq Saliasi. Në vitin 1978, Nokja, ditën e enjte, më 4 maji 1978 dhe babai, ditën e
martë 11 dhjetor 1978 u larguan
përjetësisht. Këtë vit, në 4 maj dhe 11 dhjetor 2023, mbushen 45 vjet nga
largimi në përjetësi i dy njerëzve më të shtrenjtë të familjes sonë. Pranë
prindërve tanë, shkuan: vëllai madh Sytja, në vitin 2005 dhe në vitet, 2021,
2022, u larguan edhe motrat tona të shtrenjta: Jemineja, Sheribaja dhe Asija.
Qofshin të xhenetit! Tiranë, më 08.11.2023