Kulturë
Mihal Gjergji: Jehonë
E shtune, 25.11.2023, 06:34 PM
Mihal Gjergji
J
E H O N Ë
Kujdes
në Tepelenë, se fjala vret si plumbi
Dhe
brengat rrinë kaluar mbi dallgët që sjell lumi
Se
fjalën s’e tret dheu dhe s’mund ta mbajë tabuti
Në
pritë mbi Muhedinin qëllon Shemo Hajduti
Teqeja
pret në Koshtan të kthehen besimtarët
U
sosën zemërbardhët, u shembën nga barbarët
E
heshtur Zhapokika na pret me dorën shtrirë
Po
lulja e pajtimit akoma s'paska mbirë...
Më
zbret një re e zezë mbi thinja dhe mbi rrudha
Vështroj
nga horizonti dhe pres të hapet udha
Hap
sytë në Tepelenë, sarajet kanë vezirë
Një
djep rrit luftëtarë dhe tjetri tund vampirë!
Andaj
tërbohet era mes grykave të thella
Se
burri e mat veten me malet si kështjella
Si
xhind me fustanellë dhe xhufkat si dy zjarre
Një
dorë e mban te brezi, me tjetrën hyn' në valle
Të
vetmet perëndi me supet si bedena
Janë
nënat shamizeza, që mburret Tepelena
Në
asnjë skaj të dheut nuk gjenden këto nëna
Me
zemrën si floriri, me duart e argjenda!
Tepelenë, Nëntor 2019