Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Kënga e zogut herak

| E diele, 26.11.2023, 01:09 PM |


Atdhe Geci

KËNGA E ZOGUT HERAK

Kjo tokë e ëmbël e bukës  dhe  lirisë

e ka kuptimin e këngës së pakënduar

është muzikë, art pamor, një jetë arti

me një qiell hyjnor  yjesh  dhe  diell

Në Roganë  dhe gjithandej Kosovës

një zë himni  vlon nga gjiri i atdheut

zhurmë  bën  heshtja    nanuris, sa

herë himnohet  kënga e zogut herak!...

Në Roganë  ndjej  një ndjesi të fortë

një ndjesi    një fryme më ndryshe

e ndjej unë furinë e zemrës së dheut

tek i bie kitarës me këngë herakësh!...

  Roganë  dhe  gjithandej atdheut

çdo njeri e di si lëvizet  dhe si bëhet

qasja më e mirë për  një  revolucion,

ai i bukuri i ardhshëm  është atdheu!

Në Kodër të Brijës  te Kepi i Pemës

një kaçubë rrënje më ka  pas  thënë;

jam pak e vogël dhe s´kam aq shtat,

por vesë prej barit unë pijë çdo natë...

Atdhe Geci – Roganë, Gusht, 2023