Kulturë
Përparim Hysi: Jargët e "kërmillit"
E diele, 26.11.2023, 03:57 PM
Jargët
e "kërmillit"
Tregim
Nga
Përparim Hysi
Nëse
shihni që fjalën"kërmill" e kam futur në thonjëza, se është një metaforë. Nuk është fjala për
atë kërmillin që bën pjesë në"familjen e butakëve", por është një frymor me dy këmbë.E kam
shkruar me gërmë të vogël, se edhe si
metaforë nuk meriton t'i shkruhet me
gërmë të madhe.
Këtë
lloj "kërmilli" e njoha në vitin 1964, kur,
ngaqë isha me"ftomë në biografi", më trasferuan 60 km larg shtëpisë, sado që kisha 5-vjet në arsim dhe isha bërë
dhe me fëmijë. Doli kuadri në gusht dhe m'u lakua emri për në atë fshat të
largët, në kufi me fshatrat e
Tepelenës.Qeshë aq afër me fshatin Krahës të Tepelenës, sa, po
të zgjasja krahët nga këtu ku fillova punë,
mund të kapja prej flokësh cilindo prej banorëve të fshatit. Syri
vigjilent i partisë kish menduar si e si
të më"qante"hallin" mua,
familjarit, se, sa qeshë pa martuar, për 5-vjet punova 25 km larg. Më çuan atje jo
se mungonin mësuesët, por për"punë të mirë", gjjasme. Kuptohet do kthehesha vetëm të
shtunave mbasdite dhe të dielën, qysh në
mëngjes, do rinisesha, se të hënën
kisha mësim. Qe një"valle e vështirë", por po e kërceja sipas"melodisë:kërcen
prifti nga belaja". Qe një kolektiv i gjithë mashkullor, me përjashtim të një mësueseje të martuar me
një kolegun tonë. Të gjithë qenë vendas dhe unë vetëm jabanxhi. Drejtori qe më
i zi nga shpirti se sa kish fytyrën. Duket kish marrë porosi"exktra"
për mua dhe, sikur në krahë ta
mbaja, veç kollitej. Sidoqoftë, ishte koha që derrit duhet t'i thoshe
dajë, po unë nuk e haja dot
atë"lloj kulaçi". Epo bëja mësimin,
flija ku mund(nga një shtëpi tek tjetra) dhe mezi prisja të shtunën
që, me të mbaruar mësimin, t'u jepja këmbëve(doja një orë e ca që të
mbrrija në xhade) dhe atje, tek pika e
shitjes së biletave të agjensisë, të
prisja biletë, për të pritur
"Saurelat" që vinin të ngarkuar me qymyr nga Memaliaj. Ndodhte që
ndonjë shofer o s'kish vend, o nuk
donte(nuk e kish detyrim) që të më linte atje,
në rrugë të madhe. Dhe kam fjetur
natën tek mullarët e fshatit. Vajtjen në shtëpi e kisha të domosdoshme, se do lahesha dhe do ndërrohesha. Po kush
donte t'ia dinte? U gëdhiva aty dhe nuk vazhdova për shtëpi, se nuk më premtonte koha. Po ku ta dija unë
se ç'këmborë do tundeshin për mua?
* * *
Qe
nëntor i vitit 1964 dhe ka qenë ditë e
shtunë., Sa mbrrita në shkollë(kisha
fjetur, me sa mbaj mend në Gadurovë), pashë një lëvizje gjallëruese nga kolegët.
Të parin që pyeta se ç'është ky mobilizim kaq i madh, ma priti:-Po vjen inspektori, shoku X...! Mua as ma bënte
syri"tërr" nga cilido inspektor,
se bëj mësimin dhe ku të kam parë. Aha,
- më thotë kolegu, - ore je në
metro apo jo? Po ky të bën gjëmën! E gjeti filan mësues që kish hipur në një
lis ku varej një hardhi me rrush dhe mend i theu krahun.Nuk është si të tjerët
dhe është vëllai i Heroit të popullit. Epo qoftë shëndosh, - thashë unë që nuk ma bënte syri"tërr.
Thashë kështu, po ky që"të thyente
krahun" kish ardhur enkas për mua. Pa më pyetur se kush jam apo nga
jam, bashkë me drejtorin më erdhën për
kontroll.Kisha Lexim letrar me klasën e shtatë dhe, siç më kujtohet dhe sot, ishte ajo poezia për Enver Hoxhë, se më kujtohet ai vargu"... nëna i dha
bukë me dhallë". Duket hyra në lëkurën e DRITERO AGOLLIT, dhe kontrolluesit mbetën të kënaqur. Epo
shyqyr, ngushëllova veten. Mezi pres sa të mbarojë dhe ora e
katërt e mësimit, se, si e shtunë,
vrap e për në shtëpi. Po i kisha bërë hesapet, pa e pyeur hanxhinë. Sa mbaroi ora e
katërt, kur mësuesi dezhurn tha në
personel:- Me urdhër të inspektorit, në
ora tre mbasdite është mbledhja e Këshillit pedagogjik. Ndërkaq, pashë që në drejtori ku ishte dhe
inspektori, hyri një mësues me një tepsi
ku ishte një pulë pjekur me oris, një
shishe raki dhe një kg rrush. Epo të"lodhur" si drejtori dhe ca më
shumë inspektori. Mbasi u
"mballosën" mirë e mirë,
pashë inpektorin që i bëri zë një kolegu. Ky më përpara doli
se sa hyri.Hyri duarbosh dhe doli me tepsinë ku"më kishin lënë
"gjasme" pjesën mua ,
jabanxhiut. Ktheje, - i thashë atje
ku e more, - se jam i ngopur.Inati më
kish hipur në majë të hundës, por e
përmbajta veten. Inspektori nuk mund të duronte që t'i ktheja"të
mbeturat" e tij si"darovë" për mua dhe dha ballë, së bashku me drejtorin, në sallë të personelit. Sa hyri në
sallë, iu drejtova:-Shoku inspektor sa
na thanë për mbledhje në ora 3.oo mbasdite dhe sot është e shtunë, unë banoj 60-km larg dhe duhet të vete patjetër në shtëpi. Jam dakord me të
gjitha që do thuhen për mua në mbledhje.
-Jo, more,
na mbushe mendjen. Qenke larg, ë?
Ti do qëndrosh qoftë dhe me një këmbë në mbledhje dhe në shtëpi do të shkosh
kur ta shoh unë dhe ky(ishte fjala për drejorin) të arsyeshme, se nuk të kemi sjellë këtu për burrë të mirë.
Ndërkaq, pashë drejtorin që të krekosej
si maçoku në thekër.Tërë jetës kam patur nevojë për fre dhe jo për shtyrje. Tek
e shihja ashtu të shëmtuar si një fytyrë shimpaze dhe me flokët gjemb si
iriqi, inspektorin, aty për aty,
mendova.që në fytyrë duket që është mynxyrrë.Dhe shpërtheva:-Ore fytyrë
shimpaze tek ju do të marrë dorën se kur iki,
apo prisja të haja ato lëtyrat që le në tepsi! (tepsinë
me"teprica" e kishin sjellë në personel).SE do ta ngre atë tepsinë
dhe të ta përplas surratit ty dhe këtij"bishtos" që ke në
krah.(Inspektori qe i gjatë, drejtori i
shkurtër),
Të
dyve juve kurrë mos jua pafsha surratin.Ditën e mirë, u thashë shokëve.U hipa këmbëve dhe..
* * *
Dhe
dardha kot nuk thonë që e ka bishtin prapa. Unë nuk u ktheva më në atë shkollë
se ika të kryeja shërbimin ushtarak Shërbeva në ushtri deri në dhjetor të vitit
1967:tri vjet e dy javë. Në janar 1968 u paraqita në seksion të arsimit dhe
mora emërimin në shkollën 8-vjeçare PETOVË. Petova jo vetëm është fshati
im, por është dy km larg shtëpisë ku
banoja. Natyrshëm, që u gëzova unë dhe
krejt familja. Semestri i dytë fillonte më 12 janar(në 11 janar qe Dita e
Republikës) dhe, ndërsa prisja të hyja
në mësim, befas më thërret drejtori që
më kërkonin në Seksion të Arsimit. Shefi
i arsimit e kish zyrën në kat të dytë tek ajo ndërtesa dy katëshe (ish e Abaz
Këlcyrës) dhe, sa trokita atje, pashë
që më prisnin. Në vend të shefit,
foli sekretarja e Komitetit Ekzekutiv:-Je i papërshtatshëm në arsim.E
njeh veten kush je?E kish fjalën për biografinë time:me xhaxha të pushkatuar me
grupin e deputetëve në vitin 1948 dhe me gjyshin nga nëna, kulak. I kam shënuar në formularin që kam
dorëzuar, -u mbrojta unë, Por ajo: "Kur të lodhesh në kazëm, ktheu me shtatë!!! Dhe mend bëri "orgazëm" nga
kënaqësia. Gëzimi që do filloja punë afër shtëpisë, më doli nga hundët. Jepja e merja se nga erdhi kjo rrufe për së
kthjellti dhe nuk e gjeja dot. Fillova odiesenë e ankesave, por qenë daulle në vesh të shurdhit. Deri në
kryeministri më tallnin: nuk e urdhërojmë dot Fierin, ata e dinë. Tri muaj pa punë, poshtë e lart dhe, së fundi,
i shkrova EnverHoxhës duke i treguar,
në vija të"trasha" se ç'më kish gjetur. Për fatin tim të
mirë, letraime ra në dorën e tij dhe ai
jo vetëm më ktheu në arsim, por më ktheu
në fshatin tim, PETOVË ku punova
25-vjet.
* *
*
As
do t'u lodhja me këtë histori, sikur mos
kish lidhje me këtë"kërmilin" metaforik. Si me"kockë
partie" ai bëri karrierë. Jo vetëm qe bërë sekretar në komitetin e
partisë, por mbulonte dhe arsimin.Kish
ndodhur si me atë batutën e një filmi me sigurim:"I çali të kujton dhe nuk
të harron".Po si mund të më harronte,
vallë, kur"portat
ekarrierës" së tij ishin hapur me dykanata? Dhe jo vetëm kaq.Kisha
rifilluar punë në arsim dhe më duhej një vërtetim për shtesë rroge sipas
vjetërsisë.Shkova në kuadër dhe, ngaqë
shefi i kuadrit nuk ishte, ma dha me
shkrimdore, inspektorja e kuadrit. Qe
bashkëshortja e"kërmilit", e
cila, nga shitse buke përfundoi këtu: ma
shkroi ashtu siç ia diktova unë dhe për fjalën"Fier" që ka katër
gërma, e shkroi me pesë gërma dhe me
katër gabime: më ndiqni:"fJeRë"!!! Po ku vihen re ato gabimet e
shokëve të partisë? Se ku lexova një setencë që i rri për shtatë
këtij"kërmilit":-Do të bëjë karrierë,
se nuk ka ndërgjegje! Dhe mos u çudisni.I ngjiti shkallët si dy nga
dy, se befas, partia po rrezikohej jo vetëm nga armiqtë e
jashtëm, por dhe brenda gjirit të
partisë. Po kush më shumë se ky ish në
gjendje jo vetëm t'i zbulonte, por dhe
t'i asgjësonte armiqtë e partisë? E sakatoi një organizatë
partie(natyrshëm, kokat) në një fshat ku
kish lerë dhe kish vilë ish ministri i luftës,
në kohën e monarkisë, Xhemal
Aranitasi. Dhe ashtu si çeliku që në zjarr provohet, befas u bë si famkeqi kryehetues Nevzat
Haznedari!!! Puplat e partisë iu bënë krahë dhe mjerë ata që ranë në dorë të
këtij sadisti të pamëshirë. Ndaj, kur
erdh demokracia, jo vetëm i vunë
prangat, por dhe kaskën mbi kokë në burg, se e
priste dënimi kapital. Nuk ndodhi dhe doli,
e pashë një ditë në një rrugë të Tiranës. I shkonin jargë nga goja si të
një"epileptiku" dhe mezi i hidhte çapat.Kush nuk e njeh, tek e sheh si të gjallë të pakallur, domosdo,
do thotë: i shkreti! Dhe kush e njeh si unë apo ca më shume se sa unë
nuk ndjejnë fare keqardhje.Por jo vetëm nuk ka qenë i vetmi, por askujt nuk i hyri një gjemb në këmbë. Tek
e mbyll, nuk rri pa kujtuar ish-të
burgosurin politik, mikun tim të ndjerë
RESHAT KRIPA. I them:-Ore Reshat pse s'më thuaj a ka ndonjëhetues që është
dënuar për torturat që u kanë bërë dhe ai,
shpirtmadh siç qe, më tha:- Janë
bërë avokatër dhe disa marrin dhe guximin gjasme të mbrojnë të drejtat tona. Më tej, nuk kam se ç'shtoj.
Tiranë, 24 nëntor 2023