Kulturë
Eduard M. Dilo & Ilia Dilo Sheperi: Dita e Shenjtë e Flamurit
E hene, 27.11.2023, 07:55 PM
DITA E SHENJTË E FLAMURIT, DO TË KUJTOHET PËRHERË ME DASHURI E GËZIM NGA POPULLI SHQIPËTAR
Nga
Eduard M. Dilo
Të
gjithë Shqiptareve sot u qesh e u shndrit fytyra në këtë ditë Ëngjëll të mbarë
kombit tonë!
Është
Dita e Shenjtë 28- Nëndori, që nuk na kujton vetëm Shpalljen e Pavarësisë nga
robëria 500-t vjeçare e Turqisë më 1912, por gjithashtu na kujton ngritjen e
flamurit dhe nga Gjergji ynë i madh, Skënderbeu legjendar në Krujën e bekuar,
më 28 Nëntorin e vitit 1443.
E
s'kemi si të mos krenohemi ne për këtë ditë aq të bukur, aq të këndëshme, këtë
ditë diellore e kuptim-plotë, ditë simbol kjo që na kujton gjithë martirët e
kombit, që i falën gjënë më të shtrenjtë atdheut: jetën e tyre!
Është
ai gjak që ka vaditur ndër shekuj tokën tonë arbënore, për ta mbajtur të
kristaltë, të bukur ashtu siç na i fali Zoti.
Është
gjaku i atyre martirëve të shumtë kombëtarë që ndër shekuj do të ngelet pishtar
drite për brezat që vinë .
E
kemi të shenjtë flamurin, e kemi të bukur e të veçantë me shkabën dykrenore, që
ësht e lindur për të jetuar vetëm e lirë.
Ndër
vite e shekuj kjo ditë do të kujtohet me dashuri e madhështi, si dita simbolike
e bashkimit, e dashurisë, e krenarisë që kurrë s'na ka munguar!
Trimat
shqipëtarë, autoktonë sa vetë njerëzimi në trojet e tyre, të bashkuar, të
gjithë një zë, një trup, një mendje firmosën nën udhëheqjen e diplomatit të
shquar, burrit të urtë, largpamës e të mirë ISMAIL BEJ QEMAL VLORA, aktin final
të shpalljes së mëvehtësisë, të shkëputjes përfundimtare nga Turqia.
Kemi në dorë një fjalim të zjarrtë një
"PERLË TE GOJTARISË SHQIPËTARE" të Atdhetarit ILIA DILO SHEPERI,
mbajtur më 1920, para popullit të Gjinokastrës, që ka vlera historike të
përjetëshme për përmbajten e tij:
DITA
E FLAMURIT
NGA
ILIA DILO SHEPERI
Shqipëria
divine, Dheu klasik i trimërisë, kremton sot një nga më të shenjtat ditë të
historisë së saj kombëtare: Ditën e Rilindjes e të pagëzimit në jetën e re të
Lirisë!
Ditën
e vënies mbi krye të kurorës së Indipendencës!
Pas
pesëqind vjet jete t'ashpërt të robërisë dhe në një kohë tragjike, kur arushet
e Ballkanit u vërsulën t'a shuajnë pa mëshirë gjallërine e kombit shqiptar, në
orizontin e Shqipërisë ndriti YIli i Mëngjezit, mbi Kathedralin e Vlorës
shkrepëtiti Diell' i Lirisë!
U
ngreh Flamuri madhështor i Skënderbeut dhe Perëndia e Lirisë së Kombeve
dekretoi shpëtimin e Shqipërisë!
Ajo
e drejtë e shenjtë q'u a ka falur natyra kombeve të botës ju njojt edhe kombit
t'onë që ruan karakterin dhe traditat e Illirëve, ju dha edhe poullit t'onë
heroik që ka vaditur me gjak gjithë Sinisinë Ballkanike dhe, së fundi, për t'u
shpëtuar dyndjeve të valëve të barbarëve, gjatë shekujve, ka qënë shtërnguar të
lërë Alltarin e Atdheut të e vet dhe të kapercejë male e dete dhe të perhapet
nëpër gremina të huaja.
Në
këtë vend legjendar, që ësht' shkretuar dendur nga katalkizmat e luftrave të
parreshtura dhe mbi gërmadhat e 70 qyteteve të bukura bërë pajë e zjarrit
legjoneve romane, vajtojnë zogjtë sot e kësaj ditë!
Të
tëra këto ngjarje, të gjitha këto tragjedira kanë vleftën e kujtimit të naltë,
të heroizmës shqiptare.
Dëshmojnë
therorësitë e pashëmbëllta të fisit arbor.
Pasqyrojnë jetën morale të stërgjyshërve dhe udhëheqin shpirtin e
energjisë e të therorisë së brezit t'onë të ri. Ja! Kjo ësht dita simbolike në të cilën kombi
shqiptar hyn në rradhët e popujve të lirë dhe ze vëndin që i përket historisë
së tij.
Traditat
e mbetura nga Pellasgët e Mitollogjisë, trimëri e trashëguar nga stërgiyshërit
tanë, përmenden sot në kronollogjitë e qytetërimit.
Himni
i Indipedencës t'onë këndohet nëpër oborret e kombeve të rinj të lirë .
Te
Deum-i i paradisit të Fesë s'onë meshohet sot nëpër Kishrat e botës ideale!
Na
përshëndetin, na përgëzojnë, na urojnë kombet e lirë! Na kanë zili e na falen popujt që përpiqen të
harrijnë një ditë të bardhë!
Ideali
që kanë ëndërruar stërgjyshërit, ay ideal i shenjtë që kanë profetizuar
heronjtë, protagonistët e luftrave të lirisë s'onë, u realizua sot!
Qëllimi
i naltë për të cilin kanë luftuar ata burrërisht nëpër malet e ashpërt dhe kanë
derdhur gjakun e vlefshëm të tyre : u harrit, u krye!
Intrigat
e huaja dhe komeditë e mbrendëshme që u lojtën një kohë mbi kurrizin e Atdheut
nuk e lanë popullin shqiptar të jetonte i lumtur në këto tetë vjetët e para të
jetës së re.
Krijuan
një situatë të rëndë dhe rrezikuan njëment tëresinë e Indipendencën e Atdheut.
Gjatë
këtyre kohëve të vështira duallë në shesh apostoj të rremë duke predikuar
ungjillin magik të një bese fatale.
Një
maqavelizmë që synonte t'i mësonte popullit shqiptar disiplinën e skllavërisë
dhe të çkëputte nga trup' i shtrenjtë i Atdheut vendin më të shenjtë: VLORËN
bujare që e ka falur natyra për të qenë vend i pelegrinazhit të Shqipëtarëvet.
Forca
ideale, energjia virgjine dhe patriotizmi i naltë i popullit shqiptar i
kapërcyen, gjithë rreziqet që kërcënonin Atdheun.
Dita
e 28 Nëndorit 1920
ësht
e para që kremton sot plot enthusiazmë Shqipëria redente, sbukuruar nga Stili gier në Shkodër me
trendafilë dafine.
Mblidhuni
bijt e Shqipërisë përpara këtij Alltari të madh t'Atdheut!
Faluni
! Perunjuni përpara këtij Senotafi të shenjtë!
Adhuroni
shpirtrat e Deshmorevet!
Dhe
lavduroni këtë ditë madhështore!
Gëzohuni
o Shqiptarë t'arratisur në çdo anë të botës.
Këndoni
ju zogjt'e bukur që fluturoni në qiellin e Shqipërisë!
Lulëzoni
ju fusha! Gjëmoni ju male!
Buçitni
ju, lumenjë dhe dete të Shqipërisë! Bekonani ju o Dëshmorët e shenjt t'Atdheut
! Kurajo, durim dhe shpresë Ti o Shqipëria irredente!