Kulturë
Hamza Halabaku: Ky është flamuri ynë
E marte, 28.11.2023, 07:55 PM
KY
ËSHTË FLAMURI YNË
Nga
Hamza Halabaku
Kur
mbaronte mësimin, sapo kthehej nga shkolla, çantën me libra e linte në vendin e
caktuar në odën e burrave...
Ishte
ulur afër dritareve, në anën jugore të odës, dhe kishte nisur t’i rregullonte
librat sipas orarit të mësimeve për ditën që vinte.
Ishte
nxënës i klasës së tretë. Atë fund nëntori çdo gjë dukej e bardhë nga bora e
atij dimri. Sapo vinte nga shkolla, kështu vepronte për çdo ditë! Pasi i
rregullonte librat sipas orarit të mësimeve për ditën e nesërme, fillonte t’i
kryente edhe detyrat e shtëpisë!
Të
dielën e fundit të atij nëntori ishte shtrirë në shtratin e odës dhe kishte
nisur ta kryente detyrën që mësuesja u kishte dhënë nga lënda e edukatës
figurative! Blloku i vizatimeve nuk ishte as shumë i madh, po nuk ishte as i
vogël! Afër bllokut të vizatimeve i kishte lënë vizoren, lapsin grafit, lapsat
me ngjyra, gomën, por nuk i mungonin as ngjyrat e ujit.
Në
të majtë të fletës së bardhë të bllokut, kishte bërë një shtizë flamuri nga
lart - poshtë! Vijat vertikale, që tregonin shtizën e flamurit nuk vëreheshin
lehtë, meqë ai lapsin e kishte shtypur fare pak. Ato i kishte bërë me lapsin e
butë grafit ngjyrë hiri të errët në të zezë!
Nga
shtiza lart-poshtë, bërë me vijat e lapsit ngjyrë hiri në të errët, kishte
tërhequr katër vija nga e majta në të djathtë, ku dukeshin tri fusha tani të
zbrazëta!
Në
fushën e parë, nga lart, kishte nisur të linte ngjyrën blu.
Këtë
flamur e kishte parë Mali në hyrje të shkollës për çdo festë të asaj kohe!
Mësuesja i kishte dhënë këtë detyrë shtëpie!
Tani
ai përgatiste edhe dy ngjyrat e tjera, të bardhën në mes dhe të kuqen në fushën
e poshtme, për ti vënë në fushat e zbrazëta horizontale të flamurit!
Gjyshi,
që rrinte ulur në anën tjetër të shtratit të odës, ishte ngritur, pa e vërejtur
Mali fare, dhe po shikonte me kureshtje punën e nipit! Mu në mes të të tri
fushave të flamurit, Mali kishte nisur të vizatonte një yll pesëcepësh! Donte
që, para se t’i ngjyroste tri fushat, në mes tyre të vizatonte e pastaj të
ngjyroste yllin pesëcepësh ngjyrë të kuqe! Jashtë pesëcepëshit kishte vënë një
vijë shumë të hollë, gati të padukshme, që duhej bërë me ngjyrë të verdhë!
-
Ç’është kjo, biri im? - e pyeti qetë e ngadalë gjyshi, para se ai t’i hidhte
ngjyrën e kuqe yllit pesëcepësh!
Është
flamuri, gjysh. E kemi detyrë shtëpie! Mësuesja na ka thënë ta vizatojmë e ta
ngjyrosim bukur! Ja, si ky që është në librin e lëndës së historisë. Vizatimi më
i mirë i flamurit do të shpërblehet me notën e shkëlqyeshme dhe do të vendoset
në Gazetën e Murit në shkollë! Përveç vizatimit të flamurit, mësuesja na ka
porositur që të shkruajmë një tekst të bukur si duket flamuri dhe çka dimë për
Ditën e Republikës... – u përgjigj nipi!
-
Oh, biri im, - të pastë gjyshi! - i foli ai me butësi! - Lëre për pak vizatimin
dhe eja me gjyshin.
Gjyshi
kishte vendosur që, atë ditë, t’i tregonte nipit diçka të padëgjuar e të paparë
deri atë të diel nëntori!
E
kishte lënë punën, ishte ngritur në këmbë vogëlushi dhe ishte nisur pas
gjyshit!
Edhe
shokët e lagjes, sa herë, i thoshin se gjyshi i tij ishte ndër më të dashurit e
ndër më të mirët!
Gjyshi
ecte përpara e Mali pas tij. U ngjitën në katin e parë të shtëpisë së tyre të banimit.
Shtëpia nuk ishte shumë larg nga oda ku rrinte gjyshi, mysafirët, që nuk
mungonin asnjëherë, dhe burrat e shtëpisë.
Atë
ditë, për fat, në odë nuk kishte qëlluar askush nga mysafirët.
Në
odë gati përherë ishte dikush nga miqtë, mysafirë, po edhe mysafirë të
panjohur, që i zinte nata dhe kthenin në odën e tyre. Mali ishte, bashkë me
gjyshin, si të thuash, banor i përhershëm i odës. Ishte më shumë me gjyshin se
me të tjerët. Mali ishte në klasën e tretë, sa i kishte mbushur të dhjetat. Atë
që i thoshte mësuesja, e bënte me një zell të paparë, e gjyshin e donte më së
shumti...
Gjyshi
para e Mali pas tij, arritën në katin e parë të shtëpisë. Gjyshi i hapi
shkallët lëvizëse dhe i vendosi në vendin ku ishte e hapur një derë e vogël,
për t’u ngjitur në pullazin e shtëpisë! Pasi ai kishte arritur lart, e porositi
edhe Malin që me një kujdes të veçantë të ngjitej lart! Mali me shpejtësinë që
nuk e mendonte e nuk e besonte gjyshi, u ngjit në pjesën e shtëpisë ndërmjet
trarëve dhe çatisë!
-
Eja këtu, - i tha gjyshi, që tani më ishte afër oxhakut kryesor të shtëpisë!
Hoqi një tullë nga oxhaku që ishte ngritur dhe rrethuar me dy radhë tullash, që
e fshehura mos të dëmtohej nga tymi që pandërprerë e nxirrte oxhaku. E nxori me
ngadalë një pëlhurë të mbështjellë në një qeskë najloni pa ngjyrë. E hoqi nga
qeska e najlonit dhe e shpalosi para Malit.
Ishte
një pëlhurë ngjyrë të kuqe gjaku, në mesin e së cilës ishte vendosur shqiponja
e zezë dykrenore!
Ky,
biri im, është flamuri ynë! Mali, me një kënaqësi të një djaloshi, e shikonte
për herë të parë, i habitur, flamurin që po ia tregonte gjyshi! Mos u habit,
biri im! Edhe mësuesja e di mirë se ai që ti po e vizatoje nuk është flamuri
shqiptar! Tani gjyshi i përmendi edhe fjalët flamuri shqiptar! Mali u gëzua
edhe më shumë, tanimë e mësoi që edhe ne paskemi flamurin tonë.
-
Gjyshi, gjyshi, para shkollës sonë kam parë tre flamuj, po ky yni, pse përherë
ka munguar, edhe tash mungon?
-
Do ta mësosh vetë më vonë, biri im! Shpejt do ta mësosh arsyen e mungesës së
flamurit tonë shqiptar, para hyrjes së shkollës!
-
e po në qeskën tjetër, gjyshi, çka ka? Afër flamurit ishte edhe një qeskë po,
gjyshi nuk e shpalosi kësaj radhe atë fare!
-
kjo këtu, biri im, është diçka që e ruan flamurin - i tha gjyshi pa i treguar
çka ishte aty brenda me të cilën ruhej flamuri!
-
Herën tjetër gjyshi të tregon edhe për këtë. Sa të rritesh edhe pak. Sot
mjafton që ti e di se edhe ne e kemi flamurin tonë!
Pasi
gjyshi e palosi përsëri flamurin dhe e vendosi në vendin ku ishte më parë, e
pyeti Malin.
-
E ke parë mirë si dukej flamuri ynë?
-
Po, gjyshi. Ishte një fushë ngjyrë kuqe, si gjaku, në mesin e së cilës rrinte
krenare shqiponja me dy koka ngjyrë të zezë!
-
Të lumtë, biri im! - i tha gjyshi Malit!
Kështu,
pra, duket flamuri ynë...
Autor
i ilustrimit është Demush R. Avdimetaj