Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Peshkatari i Perlave
E hene, 04.12.2023, 08:58 PM
Peshkatari i Perlave
Nga
Edison Ypi
Fundi
i oqeaneve të bibliotekave dhe arkivave është plot me perla.
Perlat
presin peshkatarët të mbajnë frymën, të zhyten, ta gjejnë e ta rrëmbejë guackën
me perlë brenda.
Perla
ka. Po a ka Peshkatarë të zhyten në fund të oqeanit për t'i peshkuar Perlat ?
Perfeksionist,
erudit, poliglot, murg, prift, Ilir Ikonomi është Peshkatar Perlash më tepër se
gjithçka tjetër.
Peshkatari
i Perlave niset që pagdhirë. Kandil në dorë, kapuç në kokë, zbret nëpër
shkallaren spirale prej druri plot merimanga që kërcet nga hapat. Duhet me
arrit në një botë tjetër. Në një botë të vdekur, të zezë, më interesante dhe më
e bukur se bota e gjallë. Ku ësht gjithmonë terr, gjithmonë natë, gjithmonë
ftohtë, ora gjithmonë 3, në terrin e ferrit të fundit të oqeaneve të arkivave
për të nxjerrë prej andej perlat e harruara për librin e rradhës: për Ismail
Qemalin, Faik Konicën, Fan Nolin etj.
Kushedi
sa herë kujdestarët e bibliotekave dhe arkivave e kan harruar Peshkatarin e
Perlave gjithë natën brenda ngaqë kur kyçën portën nga jashtë, Peshkatari
kishte mbajtur frymën, sapo kishte zbuluar një perlë.
Oqeani
metropolitan është i madh, ka zhvillime të gjithllojshme. Por nuk ka
thellësitë, sidomos kripërat e duhura, për të prodhuar perla.
Ka
ndërlikime urbane me miliona. Por sjanë perla të thella, janë dromca, grimca,
të cekta.
Prift
dhe peshkatar perlash ! Çfarë kombinacioni i hatashëm. Asnjë Univesitet, asnjë
Akademi, nuk mund ta arrijë.
Dy
perla në një guackë ? S'bëhet fjalë. Guacka e perlës s'është veza e pulës me dy
të verdha.
Për
ta gjetur cila nga guackat është me perlë brenda, Peshkatarit të Perlave i
duhet me hap mijra guacka. Dhe puna sapo ka filluar. Se perla duhet pastruar
nga baltat e kohës. Duhet gdhendur. Duhet vënë në gjerdanin e duhur.
Të
zbulosh perla, ja vlen të zhytesh.
Por
duhet të plotsosh dhe të tjera kushte.
Për
shembull, duhet të dish gjuhë të huaja. Vetëm Lapçe dhe Tropojançe nuk
mjaftojnë.
Peshkatari
i Perlave Ilir Ikonomi i disa gjuhëve, prej të cilave ka studiuar me vite
gjuhën Kineze në Kinë, aq gjatë sa sytë i janë mimetizuar i janë bërë si sy
kinezi, ëndërrat i sheh në nja pesë a
gjashtë syresh.
Në
1915 Noli i propozoi ambasadorit italian në Uashington eliminimin e Esat
pashës, që ishte kreu i qeverisë në Durrës.
Si
mundet një prift të rekomandojë vrasjen e dikujt ?
Perla
që e ndriçon këtë enigmë ekziston. E ka peshkuar Peshkatari i Perlave.
Natyrisht jo në cektinat ku ndodhen fjalimet, qëndrimet, deklaratat, që dihen e
stërnjihen prej kohësh, por shumë më thellë, n'ato katakombat e errëta.
Noli
kurrë nuk ka folur për vizitën e tij në Moskë në vitin 1927 me rastin e
10-vjetorit të revolucionit të tetorit.
Në
vitin 1920, një personalitet i Vatrës i konfidoi me krenari Faik Konicës në
Romë, se vrasja ishte urdhëruar nga Vatra. Faiku u tmerrua.
Falë
Peshkatarit të palodhur të Perlave, Ilir Ikonomit, bashkë me plot të tjera,
edhe këto fakte tronditëse që prej dhjetra vitesh kanë vrarë gjumin e
shqiptarëve nuk janë më mister. I spjegon perla e rradhës e Ilir Ikonomit.
Halli
me perlat nuk është vetëm se ato është vështirë t'i peshkosh. Por te vënia e
tyre në kontekst brenda mendjes së lexuesve përmbytur nga klishetë, lidhja e
tyre në një histori të vetme, në mënyrë të atillë, që e gjitha të mos dali një
përrallë optimiste frymëzuar nga ndonjë kongres partie stërngopur nga inflacion
i neveritshëm fjalësh që bëhet krejt i padurueshëm kur nuk ka fakte, dhe del
nevoja ta mbushësh librin me fjalë të përgjithshme, me llogje, ç'ka është
tmerri dhe fakkeqësia më e madhe për gjithë të interesuarit e Historiografisë.
Me
përralla optimiste, inflacion fjalësh, fakte të sajuara, merren Peshkatarët e
rraqeve.
Peshkatari
i Perlave Ilir Ikonomi vepron ndryshe.
Peshkatari
i Perlave ka ndërtuar tashmë një gardh, mur, digë, për të penguar përdorimin e
çfardo mjeti a mënyre për të bërë libra historikë të sajuar.
Falë
këtij standadi të ri aplikuar me sukses në librat e tij, zor sot e tutje do
ketë faqezinj të guxojnë të shkrujnë libra me përmbajtje historike plot me
arna, mballoma, thashetheme, klishera, dëshira, lakmira, synime afatshkurtëra
të pushteteve kalimtare.
Tash
e tutje jo më thasë me rraqe historiografike të zhgarravitura nga autorë
mediokër që duan ta fusin veten me zor në Histori, që edhe mund të ndodhi
dikush librin e tyre e lexon, dhe menjeherë e harron, si harrohet rrena që
dikush sapo ta tha në kafene.
Tash
e tutje vetëm si Peshkatari i Perlave Ilir Ikonomi.
Vetëm
libër thurur me shumë mundim, pasion, vullnet, sakrificë.
Vetëm
gjerdan me perla.
Vetëm
kryevepra.