| E enjte, 07.12.2023, 08:48 PM |
Shyqyri Fejzo:
Lalagjoni dixhital”
“Lalagjoni
bio” kur nis të ecë s’ndalet
Të
mençurit ja bëjnë lehtë llogarinë
Të
lajthiturit që mendja i mori malet
Flet
më shumë se 10 të mençur që rrinë
Në
çdo rast në ekrane ai ka dalë
Çfarë
s’ na tha një finok “lalagjon”
“Me
revolucion botën do bëj dhallë
Kam
“qytetarin diçital” informacion”
Njëherë
e gjeti saktë imja e mira hallë
“Mos
u merrni kaq shumë gjithnjë me të
Lereni
të bëjë punën e vet, budallë
Mos
mendojë ai si ju, po të njëjtën gjë”
“Pranoj
se unë jam bio, por nuk ndal
Nesër
do kini një ushtri idjotë në shtëpi
Të
gjithë të ardhur nga qytetari dixhital
Shiko,
u a them dëgjoni, se unë e di”
Të
gjithë nganjëherë ja futim kot
Mbahemi
për dukuri e name etike
Por
të jesh në sytë e budallit idjot
Është
kënaqësi e vërtetë estetike.
Njeriu i punëve të kota
Lipja
donte të mbahej mend
Vendosi
të bëjë një krua
Zgjodhi
për të dhe një vend
Në
shelgjishtë në përrua
U
tha njerëzve; “ja dhe kroi”
Dhe
tani më mbani mend”
Kroi
as dy javë nuk rroi
Se
vendin mbyti përroi
Krenar
afër lumi shkonte
Gjithë
valë e plot zhurmë
Plot
rrozga e gurë lëshonte
Dingëz
me ujë e shkumë
Valë
e lumit deri në fyt
E
kalon ai thua më thua
Lipja
del e nuk u mbyt
Dhe
vërtet nuk u harrua
Se
u mbyt në përrua.
Varianti i ri i
këngës
“Bir Selman i nënës..!
Shqiptarrët
e mbetur
U
bënë këngëtarë
Se
punë duhej gjetur
Këngën
kanë marrë
Sot
për këngë e poezi
Mos
i shkojmë anës
Kujtojmë
variantin e ri
Bir
Selman i nënës…!
Shitëm
naftën dhe minierat
Lumejtë,
pyjet, i bëmë zap
Botës
do i blejmë plehrat
Fabrika,uzina
i bëmë skrap
Mbushur
kudo me kopukë
Në
vendin tonë të mjerë
Në
11 pleq me 12 çibukë
Në
kokë qerozit berberë
Si
për ne Shekspiri shkroj
“Pak
më shumë se soj
Pak
më pak se lloj…”
Tek
ne kopukët një lloj
Kënga
sic e sheh, u poq
Nëna
e mirë e Selmanit
Por
ama vendi keq u dogj
Si
në kohën e gjermanit
Drejtësia
Zihej
rakia, kërciste oxhaku
Mes
ortakëve valonte dajaku
Varda,
njëri-tjetrit ja mbanin
Donin
të ndanin kazanin
Rrefenja
thotë, te kadiu shkuan
Për
ndarjen e re drejtësi kërkuan
Kadiu
që e mban “drejt sherjanë”
Me
të shpejt e hapi davanë
Flet
kadiu; “erdhët te unë?
Njëri
merr kapak e tjetri fundë
Ti
që bëre davanë
Merr
në prapanicë dhe llullanë”
Kohët
shkojnë e kohët ngjajnë
Gjykatat
gjithnjë një turi kanë
Miqt
e mi sa herë bëjnë dvanë
Sot,kanë
marrë vetëm llullanë.
Martesa bashkëkohore
Dihet
martesa, rrit mirësinë
Si
ajo nuk ka ende një të dytë
Që
shton pa rreshtur popullsinë
Ndaj
në shekuj ruhet si sytë
Martesa
me bazë dashurinë
Shumë
çifte me të shijojnë jetën
Disa
lidhen me bukurinë
Të
tjerë shikojnë veç kuletën
Në
këtë mes “ndrit” një model
I
martesës së sotme bashkëkohore
Më
i bukur e bindës tani po del
Me
burrin “shurdh” e gruan “qorre.