Kulturë
Hasan Hasanramaj: Penda e shkrimtarit tonë Daut Maliqi
E premte, 08.12.2023, 08:01 PM
Penda e shkrimtarit tonë Daut Maliqi
Dinë
të thithë nektarin e poezisë për të vegjlit dhe të rriturit...
Në
veprat e botuara te shkrimtarit tonë të vyeshëm Daut Maliqit janë përfshirë një
larushi temash, përmes të cilave poeti e ndjen e vetminë edhe qëndresën apo
stoicizmin e patrembur të krenarisë kombëtare. Ky poet i vyshkem gjate
jetës tij me shqetësim ka përcjell dukuritë negative, por, mbi të
gjitha, ritmi që frymon lirshëm ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Shkrimtari i mirënjohur kosovar Daut Maliqi dhe recepsionistin e
librit te botuar Xhevdet Kallabes me të
cilin zhvilluam një bisedë të gjatë dhe mjaftë interesante mësuam se me punën e
madhe shumëvjeçare në letërsinë ky shkrimtar, publicist, profesor dhe aktiviste
i vyeshëm qysh në diete e hershme të
rinisë me një vrull e ka filluar rrugëtim nëpër kohë të labirintit, në
të cilat jeta e çdo njërit krijon bagazh sa të dhimbshëm aq edhe krenar. Dikur
ky shkrimtar ishte nën petkun e një gazetari të gazetës “Rilindja” i cili
dekada me radhë me besnikërinë me të madhe ishte në shërbim me plotë elan dhe pietet kësaj fushë-
veprimtarie. Ai bëri luftë për të ndërtuar fjalën meritore. Kam lexuar edhe
librat paraprak të autorit, Maliqi të cilat ishin dhe janë një odiseada e
kohëve të brishta që ky autori të
shpërthejë si një vullkan emocional, e kjo shihet edhe në një nga titujt e
librave te tij ku shihte dhe sheh shumë çka të këndshme dhe jo të këndshme.
Mbase inercionit të tij frymon
lirshëm, ishte edhe vet një ëndërr e fshehur nëpër kohë. Në veprat e
shkrimtarit tonë të vyeshëm Daut Maliqit janë përfshirë një larushi temash,
përmes të cilave poeti e ndjen edhe vetminë edhe qëndresën apo stoicizmin e
patrembur të krenarisë tonë kombëtare.
Vlerat
edukative përmes vargjeve poetike
Ne
librit me titullin “Po rrahin daullet” te poetit Daut Maliqit – përmbledhje me poezi
kushtua atdheut, familjes me vlera njerëzorë recepsionisti i vishem i këtij
libri Xhevdet Kallaba ne mes tjerash na tha: “ Se kjo përmbledhje me poezi te Letërsia
shqiptare është pasuruar me vepra që
pasqyrojnë realitetin shpirtëror dhe social të popullit shqiptare. Një nga këto
vepra, e cila vjen si një himn dedikuar mëmëdheut dhe vlerave njerëzore, është
një përmbledhje me poezi për të rritur e
shkruar nga shkrimtari dhe poeti Daut Maliqi. Ky libër, me pesë kapituj dhe
gjithsej m dyzet e tri faqe me poezi është një mozaik i mendimeve dhe ndjenjave
të autorit, të cilat janë thellësisht të mbushura me dashuri dhe përkushtim
ndaj temave qendrore si vendlindja, atdhedashuria, dhe vlerat familjare.
Në
ketë veprën përmbledhje me poezi i
kushtohen me shumë dashuri dhe ndjenjë vendlindjes
Në
veprën “Po rrahin daullet” - përmbledhje me poezi, poezitë i kushtohen me shumë
dashuri dhe ndjenjë vendlindjes, dhe kjo nuk është thjesht një vend gjeografik,
por një koncept më tërësor që mbërrin në brendinë e secilit lexues. E
përshkruar me një gjuhë poetike dhe imazhe piktoreske, Maliqi na sjell para
syve peizazhe nga vendlindja e tij - Busavata - që veçojnë natyrën e bukur dhe
ndikimin pozitiv që ajo ka në formimin e karakterit të tij, në veçanti, dhe të
njeriut në përgjithësi. Në poezinë “Busavata ime”- autori shpreh epitetet më të
mira që i shkojnë vendlindjes i cili është:
“O
vend i bukur, vend i shenjtë, vend i
rritës, vend i paqes, vend i mikpritjes, vend i qytetërimit, vend i dritës!”...
Autori
në librin e tij te posa botuar
trajton ndjesitë e humbjes dhe
sakrificës që shkakton emigrimi, duke u bërë zëri i një thirrjeje për mos
emigrim, në të cilën jehojnë qartë ndjenjat e atdhedashurisë dhe nevojën për të
ruajtur unitetin familjar e kombëtar. Në veprën e tij, Maliqi thekson rëndësinë
e ruajtjes së familjes si njësia më themelore e shoqërisë. Prandaj përmes
vargjeve u drejtohet politikë bërësve, si drejtues të shtetit: “Politikanë,
ndalni emigrimin e brezit të ri; krijoni vende pune për jetë të dinjitetshme në
të gjitha trojet e bukura etnike!”. "Po rrahin daullet" nuk është
vetëm një këngë për flamurin Kuq e Zi dhe simbolikën kombëtare, por edhe një
ftesë për të kultivuar dashurinë njerëzore, mirësjelljen, dhe paqen ndër njerëzore.
Në këto poezi, Maliqi rimëkëmb urat e miqësisë dhe respektit ndaj prindërve,
duke iu drejtuar brezave të rinj me mesazhe të fuqishme për të vlerësuar dhe
mbrojtur trashëgiminë kulturore. Autori, ndonëse përmes vargjeve kërkon shumë
nga shoqëria, prapëseprapë shprehet përplot optimizëm për gjendjen aktuale të
atdheut, duke e ilustruar me vargjet nga poezia “Po rrahin daullet”: “Po rrahin
daullet, oh, sa bukuri, ku valon hareshëm Flamuri Kuq e Zi, dhe frymon e reja,
me plot krenari”... Në të njëjtën kohë, libri trajton edhe luftimin e ligësive
njerëzore, një temë që krijon një kontrast të fortë me idenë e dashurisë me
zemër që përvijon gjithë veprën. Maliqi gjithashtu sjell në dritë rolin e poetit në shoqëri si
shpërndarës i këtyre mesazheve dhe si ndërmjetësues i vlerave që duhen
transmetuar ndër breza. Duke ndjekur zhvillimet e reja në të shkruarit e
poezisë, e cila, dita-ditës, po prezantohet përmes vargut të lirë e në
shpërfillje të vargjeve të rimuara, autori, i ndikuar nga ky fenomen, shpesh
tundohet nga vargu i lirë duke ia ngatërruar vargjet e bukura e të rimuara.
Sido që të jetë, autori Daut Maliqi arrin që informacionin e dëshiruar ta
plasojë qartë te lexuesi. Vepra e Maliqit është gjithashtu një reflektim mbi
rolin e shkollës, ndarjen nga të dashurit e tij, siç është bashkëshortja e tij;
madje, libri shpreh edhe peshën e afërsisë me vajzat, nipat, dhe mbesat, si dhe
ndikimin e miqve të vërtetë në jetën e tij, dhe jo vetëm. Kështu ai përpiqet që
ta dërgojë në vend amanetin a bashkëshortes së tij, e cila e porosit në
vargjet: “Të vijnë vajzat, nipat e mbesat, miqtë e shokët, dikur të vjetër, nuk
të lënë, asnjëherë vetëm”... Ky libër shërben jo vetëm si një arkiv i kujtimeve
personale të autorit, por edhe si një manifest i dashurisë së tij të palëkundur
për vatanin dhe njerëzimin. Përmbyllimisht, "Po rrahin daullet" –
përmbledhje me poezi është një vepër që fton lexuesin në një udhëtim ndër
emocione dhe kujtime, që ngre lart vlerat më të mira njerëzore dhe kombëtare. E
shkruar me një stil të thjeshtë dhe të qartë, ky libër bëhet një manual i
nevojshëm për të gjithë ata që kërkojnë një frymëzim për ta dashur mëmëdheun
dhe për ta ruajtur imazhin e tij të pastër nëpër shekuj përfundoi shkrimin e
tij kushtua librit te botuar i vyeshmi recepsionisti - Xhevdet Kallaba. Me këtë dua të them se, librat e botuara te Daut
Maliqit, lexuesve tone nga sot do tu
shërbejnë si armë e fortë për dije , larg dukurive asociale, në kujtim të
rënëve për liri, dashurinë ndaj familjes , vendlindjes, natyrës e gjithëçka të
bukur që e rrethon.