Kulturë
Nue Oroshi: Historia e Dinastisë princore të familjes Markagjoni e paraqitur me argumente shkencore
E enjte, 07.12.2023, 08:54 PM
Historia e Dinastisë princore të familjes Markagjoni e paraqitur me argumente shkencore
Nga
Mr.sc. Nue Oroshi
Ndriçimi i dritës kundër ferrit dhe tmerrit shpeshherë
ka kërkuar kohë që të ndriçohet dhe të
ngadhnjej ndaj territ. Por historikisht gjithmonë e vërteta ka ngadhnjyer
kundër të pavërtetës ashtu siç ka
ngadhënjyer e mira kundër të keqës. Edhe libri i ri që titullohet: “Kulla e Rezistencës Familja Markagjoni - Një dinasti
Shqiptare“ i autorës
Bianca Maria Gjomarkaj paraqet një dritë faktografike e cila ndriçon pas një terri shumë dekadash e pas një sulmi brutal që i bëhej
familjes së Kapidanit të Mirditës Gjon Markagjonit tani e mbi 70 vjet me radhë.
E vërteta vonon por ajo del e pastër si bilur në dritën e diellit për të
mbyllur gojën propagandës së rreme të klyshve të Miskovit të cilët asnjëherë
nuk punuan asgjë për kombin shqiptar por ishin shërbëtor të pansllavizmit. Në
këtë libër autorja Bianca Maria Gjomarkaj më një përkushtim dhe më një
faktografi e cila kryesisht më shumë është e mbështetur në faktografinë
perëndimore në rrëfimet familjare si dhe në dokumentët e kohës paraqet një
histori në katër pjesë të familjes princore te Kapidanit të Mirditës Gjon
Markagjoni. Ajo fillimisht paraqet një historik të shkurtër të kësaj familje
atdhetare duke dhënë një gjeneologji familjare ku secili brez i Kapidanëve të
Mirditës është vrarë dhe ka luftuar për mbrojtjen e kombit shqiptar duke i
mbrojtur parimet e shenjta që ka Mirdita atë të Nderit,Besës dhe Burrërisë.
Pastaj historia e kësaj familje Princore pas 27 nëntorit 1944 ndahet në tri
pjesë. Në pjesën e parë janë Kapidan Mark Gjonmarku dhe Kapidan
Llesh Gjonmarku, të cilët dalin në mal dhe i prijnë luftës antikomuniste për ta
rrëzuar regjimin komunist derisa edhe ranë heroikisht. Në pjesën e dytë është
veprimtaria atdhetare e Kapidan Gjon Markagjonit bashkë me djalin e tij Kapidan
Ndue Gjonmarkun të cilët me sugjerimin e Kapidan Mark Gjonmarkut për të mos u
shuar familja komplet dalin në mërgim fillimisht në Itali dhe pas vdekjës se
Kapidan Gjonit migrojnë në Amerikë. Në Itali ata e themelojnë
Blokun Kombëtar Independent dhe e luftojnë në mënyra efektive
regjimin komunistë qoftë në dërgimin e parashutisteve në Shqipëri, qoftë me
mjete diplomatike, si dhe pjesa e tretë qëndresa e Familjes së Kapidan Gjon
Markagjonit në burgje dhe internime në Shqipëri. Kjo familje e cila e ka
ruajtur më dinjitet të plotë për plot gjashtë shekuj traditën shqiptare, përmes
Kanunit te Lekë Dukagjinit, burrërinë dhe qëndresën shqiptare duke u
ballafaquar me pushtues karpatain dhe aziatik por që gjithmonë i qëndroj besnik
nderit, besës dhe burrërisë. Autorja në këtë libër na paraqet të plotë
historinë e familjës së Kapidanit dhe mund të themi lirisht se ky libër është
libri më i plotë që është shkruar deri më tani për familjen e Kapidanit të
Mirditës Gjon Markagjonit. Ajo e shkruan nga një biografi të shkurtër për
secilin kapidan duke filluar nga Kapidan Marka Gjoni,Kapidan Gjon
Markagjoni dhe pesë djemtë e tij: Kapidan Mark Gjonmarku- Komandant i Forcave
te Përgjithshme Kombëtare Shqiptare, Kapidan Ndue Gjonmarku që luftoj për
gjashtë muaj kundër komunizmt në Mirditë dhe për 45 vjet e udhëheqi Blokun
Kombëtar Independent në Itali dhe Amerikë,Kapidan Llesh Gjonmarkun i cili më
një përkushtim të pashoq e udhëhoqi luftën antikomuniste pas rënies se Kapidan
Mark Gjonmarkut, i cili edhe vet ra Heroikisht me 9 Gusht 1947. Një vend të
merituar në këtë libër e zë edhe Kapidan Dedë Gjonmarkut që mbajti mbi 46 vjet
burgje dhe internime, si dhe kapidan Nikollë Gjonmarku që e theu perdën e
hekurt komuniste dhe zhvilloi një aktivitet të denjë në Blokun Kombëtar
Independent. Si dhe djalin e Kapidan Mark Gjonmarkut - Kapidan Gjon Markagjoni
i cili edhe pse u rrit internimeve ai pas shëmbjes se komunizmit në Shqipëri si
sistem e jo si mentalitet sepse fatkeqësisht ky mentalitet komunist ekziston
edhe sot e kësaj dite në Shqipëri, bëri shumë për Mirditën duke rregulluar
shkolla e kisha dhe u zgjodh një kohë të shkurtër edhe deputet në Parlamentin e
Shqipërisë.
Përveç princave Mirditorë autorja ka një meritë të veçantë se ne ket libër i kushton nje vende te veçantë edhe
princeshave Mirditore të cilët edhe pse u torturuan nëper burgje e kampe të
përqendrimit që mund të shiheshin vetëm në Mesjetë ku sipas shkenctarit
Pukevill në Mesjetë ndërtohen burgje me emrin Kuvli dhe Paluri që destinoheshin
për robërit për ti zhdukur. Këso lloj burgjesh e kampesh ndërtoj edhe sistemi
komunist i diktatorit Enver Hoxha por princeshat e familjes se Kapidanit të
Mirditës gjithmonë qëndronin kryelartë.Autorja Bianca Maria Gjomarkaj jep
shumë qartë qëndresën nëper burgje dhe internime të princeshave Dava
Markagjoni, Mrika Markagjoni, Marta Markagjoni, Bardha Markagjoni, Marta
Markagjoni gruaja e Kapidan Mark Gjonmarkut, Kristina Markagjoni dhe Celestina
Markagjoni. Kalvari i vuajtjeve të këtyre princeshave Mirditore ishte i
pashembulltë në historinë e njerëzimit por edhe qëndresa e tyre ishte e fortë
ku qëndruan pa u dorëzuar asnjëherë edhe atëherë kur ngarkoheshin duke
bartur me krah pesha të rënda, edhe kur liheshin pa bukë dhe iu jepëj uji me
krimba edhe kur nëpër qelia e dhoma të errta pa dritë dhe pa ngrohje ishte e
vështirë të mëndohet se do dalin të gjalla në mëngjes. E shpeshherë regjimet
komuniste jo vetëm që i vrisnin dhe torturoshin atdhetarët shqiptar por ata i
internonin familjet dhe tokat ju konfiskoheshin.Këtu autorja na jep një tabelë
të saktë kronologjike rreth konfiskimit të pasurisë së kësaj familje atdhetare
dhe që fatkeqësisht ende nuk ju është kthyer prona kësaj familje. Kjo tregon
qartë së këto vite të tranzicionit në Shqipëri fatkeqësisht ende politikanët që
udhëheqin kanë një mentalitet komunistë në kokat e tyre. Kjo familje atdhetare
edhe sot e kësaj dite nuk ju është dhënë nderimi që e meriton për faktin se në
Shqipëri në përgjithësi por edhe në Mirditë në veçanti nuk e
gjenë asnjë rrugë, asnjë shesh me emrat e këtyre atdhetarve të kësaj familje
fisnike e cila për gjashtë shekuj i qëndroj në ballë luftës për ta bërë
Shqipërinë Shqipëri. Ky libër është i pasuruar më një album fotografish të
rralla të familjes Princore të Kapidanëve të Mirditës gjatë shekujve për ti
njohur populli shqiptar se kush ishin burrat dhe gratë atdhetare të familjes së
Kapidanit. Libri në fund është i pasuruar edhe më një bibliografi të madhe ku
mbi nëntëdhjetë përqind janë autor të huaj Evropian dhe Amerikan të cilët kanë
shkruar për familjen princore të Kapidanit. Dua që të shpreh një falënderim
autorës Bianca Maria Gjomarkaj e cila edhe pse e lindur në Itali,ku në një
moshë të re se bashku me familje shkoj në Amerikë, ku u shkollua dhe u punsua
aty, se bashku me burrin e saj prej vitit 2012 e zgjodhi për të jetuar jetën në
Kullën e Qëndresës Heroike në Shkodër dhe më një përkushtim të rrallë është
duke punuar që e vërteta historike të dal në shesh. Në fund e them se botimi i
këtij libri të kompletuar në tri gjuhë: në gjuhën angleze, italiane dhe tani
edhe në gjuhën shqipe është një libër faktografik që në të ardhmën kur të
shkruhet historia e vërtetë shqiptare është i gatshëm brumi faktografik për
rolin në historinë shqiptare të Kapidanëve të Mirditës gjatë shekujve.