E diele, 04.05.2025, 09:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Pres natën, të bisedoj me yllin tim

E diele, 10.12.2023, 08:16 PM


Vladimir Shyti,  Durrës

Vargje shpirtërore

Pres natën, të bisedoj me yllin tim

Kur nata shkelmon ditën,

Dhe vesa përqafon trëndafilin,

Dalë në ballkon të pij kafenë,

Dhe si përherë, pres të dalë ylli im.

Hedh sytë përreth në tisin e errët,

Shkëlqeu ylli im, që unë quaj, Brejla,

Sa do të doja të isha dhe unë atje!

Të loznim, të qeshnim, me Të, të vallzoja.

He, ç’më tha atë natë, fshehtas hënës,

-Gjyshi, kam pak temperaturë…

Shpirti ndezur mori udhët e Gjermanisë,

Të isha atje t’i afroja një gotë me ujë.

Cudi, dëgjojë zërin e saj nga tenda blu,

Asgjë nga fryma e saj, e përqafoj në boshllëk,

Qëndisen fjalët, përcillen si në deje gjaku, ’

Deri në mëngjes, nën shkëlqimin e aureolës.

Ikën e vjen, as dallgët nuk të ndalin,

Dhe unë si një pikë uji, mbetem i shkretë

I njoh peripecitë e kohës, paqe bëj tani,

E di se ai yll do të shuhet dhe ti do kthehesh.

Dhe ti gjaku im si Zana e Helikones,

Të diktosh shqipen në shtigje e shkrepa,

Kallzoj shqiptarisë, të verbëre të Meones,

Se ky vend ka Zot dhe vepra të mëdha.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx