| E diele, 10.12.2023, 08:16 PM |
Vladimir Shyti, Durrës
Vargje
shpirtërore
Pres
natën, të bisedoj me yllin tim
Kur
nata shkelmon ditën,
Dhe
vesa përqafon trëndafilin,
Dalë
në ballkon të pij kafenë,
Dhe
si përherë, pres të dalë ylli im.
Hedh
sytë përreth në tisin e errët,
Shkëlqeu
ylli im, që unë quaj, Brejla,
Sa
do të doja të isha dhe unë atje!
Të
loznim, të qeshnim, me Të, të vallzoja.
He,
ç’më tha atë natë, fshehtas hënës,
-Gjyshi,
kam pak temperaturë…
Shpirti
ndezur mori udhët e Gjermanisë,
Të
isha atje t’i afroja një gotë me ujë.
Cudi,
dëgjojë zërin e saj nga tenda blu,
Asgjë
nga fryma e saj, e përqafoj në boshllëk,
Qëndisen
fjalët, përcillen si në deje gjaku, ’
Deri
në mëngjes, nën shkëlqimin e aureolës.
Ikën
e vjen, as dallgët nuk të ndalin,
Dhe
unë si një pikë uji, mbetem i shkretë
I
njoh peripecitë e kohës, paqe bëj tani,
E
di se ai yll do të shuhet dhe ti do kthehesh.
Dhe
ti gjaku im si Zana e Helikones,
Të
diktosh shqipen në shtigje e shkrepa,
Kallzoj
shqiptarisë, të verbëre të Meones,
Se
ky vend ka Zot dhe vepra të mëdha.