| E marte, 12.12.2023, 08:51 PM |
Shyqyri Fejzo
Shplarje e trurit nga
opinionistët
Vetë
jua sollëm kokën në „morsetë“
Na
limoni trurin butë, i jepni udhë
Po
na e bëni ashtu si dini vetë
Të
lëmuar mos ketë, asnjë rrudhë
Me
ujë të ndotur trurin ta shplani
Marrë
nga gjirizet mëngjes e darkë
“E
shifni çfarë arome të mirë mbani”
Na
e shisni dhe shkumbën për ajkë
Kurrë
nuk ju del ç’kini parashikuar
Si
zotrinj, na drejtoheni me gisht
Fjalën “më fal” e kini harruar
Si
ai që i vinte vezës një bisht
Të
gjorët ju ndjekim në çdo mëriz
Jepini
or jepini, të keqen e gojës
S’kini
faj ju se ylyfeja mirë lëviz
Njerzia,
dele qorre pas këmborës.
Mendime të vjetra në
zakonet e reja
Për
të parë e njohur larg kishin shkuar
Vajzën,
njerzit cilët ishin, të shikonin
Daja,
motra xhaxhi dhe djali i gëzuar
Të
lidhnin miqësinë e re synonin
U
sajndisën, hëngërn kënduan e pine
Kënga
dhe vallja gjym si nga këto anë
Doli
vajza duarplot të qerasë miqësinë
Uruan,
buzëqeshën, vallëzuan u pane
Për
një moment bisedat u ndalën
Nga
miqtë pritej i fundit mendim
Pa
e merr daja gotën dhe fjalën
Uro,
shiko dalë ngadalë pa nxitim
“Ne,
loçkat e syve mirë i kullotëm
Duam
të dëgjojmë pak po deshët
Të
flasin të rinjtë që njohin botën
Vec
gojës e syve të kënaqim veshët
Për
bojë e bukuri s’kemi çfarë themi.
Në
kërkesat tona jemi pak qibarë
Do
ishte kënaqësi të dimë ku vemi
Në
lagjen sipër sa ka nusja fis e fare?
“Në
lagjen e sipërme a kam farë e fis?”
Pa
sosur fjalën miku, vajza u kurdis:
“Kam
të afërm dhe miq sa të doni
Hapeni
facebookun dhe do shikoni”
“Keq
na vjen që po ndodh kështu
Lagjen
e sipërme tuaj nuk arrijmë
Kjo
anë nuk na mat dot me ju
Ndaj
nuk e bëjmë dot miqësinë
Për
lagjen e sipërme kam pas merak
Nuk
e themi me pasion, inat e tëngë
Nuk
bëhet miqësia ne i vumë kapak
Fecbuku
e nxori kapuç me mëngë.”
“Me
këta miq unë bëra cudi.
Për
lagjen e sipërme të dinë”
“Atë
nuk kuptove dot ti
Deshën
të dinë për zgjuarsinë
Miku
pyeti cfarë ke në kokë
Ti
i tregove mendjen mbi flokë
Zgjuarsia
jote sa malet rroftë
Fecbukun
mbaje, tani të qoftë.”
Patkoi
Ata
ishin burrë dhe grua
Bashkë
kalonin një përrua
Burri
keqas ç’u pengua
Me
një hekur si patkua
Grua,
asgjë nuk më gjeti
Rashë,
e nuk u bë kjameti
Shiko,
na gjeti kësmeti
Patkua
kali në dorë na mbeti
“Merre
pakëz, më ngadalë
Ç’e
duam patkuan or “lalë”
Ne
s’kemi gomar as kale
Nuk
kuptoj, gëzimin e dale”
“Mos
u mërzit e dashur grua
Bëhu
trime sa më ke mua
Ne
që sot gjetëm një patkua
Do
gjejmë dhe kalë, si thua?
Dhe
pastaj të dy kaluar
Përmbi
kalë duke kënduar
Në
Pazar krek për të shkuar
Të
qeshur dhe të gëzuar
Sa
mirë mendon or i uruar
Nuk
do jemi si të mallkuar
Te
nëna hipur kam për të shkuar
Kët
ditë sot s’kam për ta harruar
Pusho
se ta ndeza syve
Kjo
nuk ka për të ndodhur
Na
iku mendja të dyve
Kali
atë ditë vjen i lodhur.
“Nëqoftëse!”
Po
të mos ishte fjala “nëqoftëse”
Do
të ishin qelitë e burgjet plot
Prapa
botës do të mbeteshim ne
Të
mira dhe nder s’ bënim dot
Fjalën
brerëse sot, të gjithë e dine
E
vlefshme shumë, sa nuk thuhet
Politikanët,
për median drejtësinë
“Nëqoftëse”,kanë
xhan kur u duhet
“Nëqoftëse”
ne do të humbasim
Vendit
shpejt do ti bjerë flama
Në
rrugë do dalim, do bërtasim
“Nëqoftëse
“ s’ ikën Edi Rama
Do
ishte më e madhja hata
“Vegla”
janë, djalli ta hajë
“Nëqoftëse”
dihet që ajo i ka
Tezja
sigurisht, do thirrej dajë.