Kulturë
Helena Halilaj: Poetizëm që lidh nyje dashurinë
E diele, 10.12.2023, 08:50 PM
POETIZËM
QË LIDH NYJE DASHURINË
Nga
Helena Halilaj
Ky
vëllim poetik të lëmon ndjesitë më të thella njerëzore për t?i bërë më të shndritshme, për të çelur udhë të reja tek
vlera e dashurisë, tokës, mendjes dhe vyrtytit. Ajo s?të lë varur nëpër degë por të zbret në rrënjë dhe të ushqen
indet e lirisë, të lë të trazuar në kohë të qeta dhe të vë kreshtë lavdinë e
atdheut. I ka të lidhura brinjët e fjalës në shtyllë të vetmohimit dhe
ëndërrës, bie edhe në kapërcjell të durimit dhe të sakrificës së trimave, të
gjakut dhe të besës po aq sa shuhet e ringrihet në sytë e asaj... Poezia e
autorit gumëzhin përjetime të turmave dhe individuale, ka përfaqësim dhe
identitet, ka qendrën e botës dhe botën në një lot dashurie. I tjerr të gjitha
me një dorë të vrazhdë dhe shpesh fëmije për një këngë atdheu që e valëvit
malli. Ai nuk e cungon askund atë çka e ndjen edhe në ato këndet e veta që
askush nuk mbërrin dhe po vetë nuk kërkon vegë me e kap njeriun po e përcjell
krejt lehtë lutjen për të shkuar më shumë drejt të mirës që të mban gjatë. Nuk
ulet të pushoj në asnjë muaj të pafundëm që nuk e sjell gëzimin, ai furishëm
niset e nuk e njeh kthimin pas, veçse në vendlindje. Kjo poezi ka përmbajtje të
gjërë dhe mesazhe që vijnë si lidhje e pandashme në të gjithë vëllimin, i cili
ngjyen në asht fuqinë e unicitetit. Kjo marrëdhënie kujtimesh dhe mendimesh
nëpër vargje të jep mundësinë të ngjitesh në ndjesi të veçanta që të mbajnë
varur në lartësi muze. Është e gjithë membrama poetike që i mbështjell në një
poezitë, vullneti për të dashur lirinë e ëndërrës të cilën e përkund panda
djepi i autorit.