Kulturë
Rrahman Rrahmani: Kremtimi i Pavarësisë së Shqipërisë në Ängelholm të Suedisë
E diele, 10.12.2023, 08:41 PM
KREMTIMI
I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË FESTOHET ÇDO HERË NË ÄNGELHOLM TË SUEDISË
Nga
Rrahman Rrahmani, Suedi/Ängelholm, 2
dhjetor 2023
Flamuri
kuq e zi dhe urimet për pavarësinë u ndezën kur valltarët defiluan në lokal me
vallët e tyre shqiptare në Munka Ljungbi të Suedisë të cilët ushtrojnë në
kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Shën Nënë Tereza”. Ky organizim ishte
për nderë të festës së 28 nëntorit me një program të pasur artistik, me poezi,
këngë e valle popullore të përgatitura nga Muharrem Ibra, ish valltar i
Ansamblit Kulturo Artistike ”Shqiponjat e Dukaqinit”, nga Gjakova. Salla ishte
e vogël për t’i pranuar ata qindra bashkatdhetarë të cilët kishin ardhur nga
shumë qytete me rrethinë, enkas për të qenë të pranishëm në këtë mbrëmje
festive. Tradita e festimit të festave të ndryshme nga shqiptarët në mërgatë
festohen me një përkushtim të madh dhe me një organizim të mirëfilltë e të
jashtëzakonishëm. Është bërë? tradicionale që? festa e Ditës së Flamurit kombëtare dhe? 17 shkurti, dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të
festohen në mënyrë madhështore nga mëgimtarët tanë me banim në komunen e
Ängelholmit. Pas intonimit të himnit kombëtar, programin e moderuan me shumë
sukses dy valltare të SHKSH ”Shën Nënë Tereza”, Albina Ibrahimi në gjuhën shqipe dhe Donika Sallahu në gjuhën suedeze.
Kryetar
i SHKSH ”Shën Nënë Tereza” z. Rrahman Rrahmani, në fjalën e tij
përshëndetëse pasi i falënderoj të
gjithë për pjesëmarrje, ai ua uroj festën dhe i falënderoi të gjithë për
kontributin e tyre rreth organizimit të kësaj feste kombëtare. Në vazhdim
kryetari Rrahmani tha se, kjo ditë e bekuar shënon momentin e ndarjes nga
robëria e gjatë dhe mbetet simbol i sakrificës, bashkimit, unitetit dhe
qëndresës së popullit shqiptar. Pavarësinë e Shqipërisë në nëntorin e parë e
shpalli krye heroi ynë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kur në Krujë me 28 Nëntor
të vitit 1443, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me
Shqiponjën dykrenare. Kurse nëntori i dytë është më 28 Nëntor të vitit 1912, në
Vlorë, ku ishin mbledhur patriotët dhe krerët e të gjitha krahinave shqiptare.
Për shkak të pengesave gjatë rrugës Isë Boletini me bashkëluftëtarët e tij nga
Kosova, kishte mbërritur vetëm të nesërmen. Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli
Pavarësinë e shqipërisë dhe zgjodhi Qeverinë
e parë të shtetit shqiptar në krye me Ismajl Qemajlin.
Po
në të njejtën datë më 28 Nëntor 1955 në
fshatin Prekaz, lindi komadanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari. Se sa e
madhe është kjo datë, se sa rëndësi ka, tregon
vet kronologjia e ngjarjeve të kësaj date. 28 nëntorit, i është
shtuar edhe një datë tjetër po aq e rëndësishme, 17 shkurti 2008, kur Kosova,
shpalli pavarësinë. Këtu patjetër dua të ju kujtoj ideatorin e formimit të
shtetit më të Ri në botë, ish presidentin e parë historik dhe shpiëtror të
Republikes së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, i cili me vizionin dhe politikën e
tij, depërtoi në thellësi të botës perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, duke i bindur se Kosova meriton Pavarësin e saj. I madhërishëm qoftë
edhe kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit, atyre që dhanë gjithçka për
lirinë e popullit shqiptar. Zoti e bekoftë popullin shqiptar kudo që ndodhet.
Ju
falëminderit.
Në
këtë festë si mysafirë muarrën pjesë veprimtarë, shkrimtarë e poet si Prof.
Isuf Bajraktari, Idriz Gashi, Remzi Basha, Zymer Qupeve, Isak Bunjaku, Afërdita
Bujnaku, Avdyl Berisha, Rashit Gashi, Isuf Kurbogaj. Këtë mbrëmje fesative për
nderë të Ditës së flamurit veprimtari Z. Naser Sopiani me familje sponsoroj me
ëmbëlsira.
Mbrëmje
festive vazhdoi më pjesën argëtuese me këngë dhe valle popullore, me motive dhe
veshje kombëtare deri në orët e vona të mbrëmjes, ku e tërë masa u kënaqën, së
bashku me grupin muzikor me këngëtarët Burhan Beqiri dhe Gazmend Kelmendi –
Gazza, ndërsa me sint Endrit Krasniqi.