Kulturë
Anton Marku: Jeta
E diele, 10.12.2023, 08:50 PM
Anton Marku
JETA
Ajo
është ëndërr të cilën e prekim dhomave pa mure
shtrat
ku bëjnë gjumin mëkatarë dhe shenjtorë
karrige
ku pushon shpirti
Rrugë
me shumë emra
dritare
e hapur nëpër të cilën hyjnë e dalin çastet
libër
të cilit titulli i vihet në kopertinën e pasme
Lum
ata
që
mbi vijat e saj ecin
me
syrin e një të eturi.
SHTIZË
Atdheu
im ka nevojë për historira
që
të mund të mbijetojë
Nuk
është me rëndësi
nëse
janë të trilluara apo jo
Kryesorja
të
ketë diçka për të rrëfyer
po
e pyeti njeri
se
kur ka shkelur për herë të parë
në
këtë tokë
të
spërkatur me legjenda
para
se të nisë
numërimi
i shekujve.
PËRLOTSHËM
Diçka
i tha
se
nga ky udhëtim
nuk
do të kthehej më
Rrugëve
u ra trup
në
çdo udhëkryq
hijen
e vet e mati me pëllëmbë
Pikave
të shiut u ngjit
deri
në renë e parë
Aty
pa
bijtë
e Adamit
që
përzunë engjëjt
nga
librat e shenjtë
Para
syve i doli një tym i bardhë
që
nuk e dinte
se
në cilin zjarr u dogj
Më
asgjë nuk kishte rëndësi
as
jeta
as
vdekja
as
ai.
EXIT
Dola
nga vetvetja
dhe
pashë
sa
pak i ngjante jetës
e
deridjeshmja ime
Nisa
të dyshoj
nëse
në mua ka mbetur ende
edhe
pak nga unë
Kur
pështymën e hedh
më
larg se fjalën
e
kohën
e
marr nëpër këmbë
E
ndjej
sa
ngushtë më bien
orët
që më kanë mbetur
Mos
paftë më ditë
ajo
natë.
THIRRJE
Qiell,
mos ma zgjat dorën
se
ende nuk jam gati për ty
Kur
buzët të marrin ngjyrën e kumbullës
do
të vij vetë
ngarkuar
me asgjënë time
Cullak
ashtu
siç më mbolle
Kacavjerrë
në ajrin
mes
teje e meje.
Vjenë, 8 dhjetor 2023