Kulturë
Tahir Bezhani: Aty te Blini
E marte, 12.12.2023, 08:10 PM
Tahir Bezhani: dy poezi
MREKULLIA E ÇATISË....
Nuk
është e vetmja mrekulli
Të
mbarosh shtëpi që ëndërron
T’i
gdhendësh trarët me durim
E
t’i lidhësh me gozhdë përmbi
Sado
së bashku të bëjnë dashuri
Jetë
e dhunshme i thonë
Jetë
nën gozhdë, me tradhti....
E
sa kohë të gjatë do të ketë vlerë
Skalitja
e dy drunjtëve faqesh bardhësi
Me
një gjen të lindur, rritur në bashkësi
T’i
pëlqesh “gojë-gojë” me mjeshtëri
Nuk
mbajnë mes vete zili...
Kalimtarët
ua kanë lakmi
Si
kullave ilirike në trojet etnike
Edhe
tërmetet hamenden
Kur
luajnë lojën me dredhi...
ATY TE BLINI
Aty
Te
“Blini i Poetit “në Pejë
Pranë
atij druri të plasur kohe
Kafeja
e mëngjesit avullonte
Radhazi ngrohtësisht shikonim njëri- tjetrin
Hurbnim
lëngun, tjerrshim llafe
Buzagazet
jehonin syprinës së valëve
Lumëbardhi
buzëqeshte me krenari
Ecte
me vrap ,bënte rrugëtimin e tij
Sejdi Berisha
ngjante në përmendore
Mbante
në dorë një fletë të bardhë e lapsin e
zi
Radhiteshin
fjalët, shkruante poezi
Për
njerëzimin e kohët nxira moteve
Në
zemër vargu rrëfente qëndresën,
Mbillte
dashuri për brezat
Për
fushat e malet,
Për
këtë tokë të gjakosur...
Kur
lapsi mbaroi ngjyrën e tij
I
nevrikosur poeti tha:
Miqtë
e mi
“Shikojeni
këtë stilolaps
Do
e hedh në Lumbardhë
Të
mbetët si hieroglifë
Le
t’i pëshpëritë vargjet e zemrës sime
Dëshmi
jete e kam këtë Bli!....”
Lala
e Nekiu qeshen me xhelozi,
Luli
nuk ishte atë ditë mes nesh
U
ndjeva i
dërmuar mes vargjesh si tunxh
Admiroja
atë burrë e vargun e plastë të tij
“Rrofsh
sa Blini i thash!...”
Ika,
e lash varur në vargun brilant
Aty
te Blini,
Mbolla
kujtimin e gjatë për stilolapsin
Për
vargun e tij.....
Pejë,
23.tetor,2023