Kulturë
Shefqet Dibrani: Vargje me mendim të thellë meditativ
E marte, 12.12.2023, 08:55 PM
VARGJE ME MENDIM TË THELLË MEDITATIV
(Lekë
Mrijaj, “KAMBANAT THËRRASIN”, poezi, botoi Shtëpia Botuese “HIERONIMUS”, Klinë
2019, faqe 142. IBSN 978-9951-8964-4-3)
Shkruan:
Shefqet DIBRANI
Poeti
Lekë Mrijaj, përveç anës edukativo - arsimore, prej vitesh merret edhe me
letërsi. Në vazhden e këtij angazhimi para një kohe, (saktësisht në vitin
2019), ai botoi librin e parë me poezi “KAMBANAT THËRRASIN”, të cilin e ka
edituar Shtëpia Botuese “HIERONIMUS”, në Klinë. Deri më tash, Lekë Mrijaj, në
prezantimet publike, ishte i njohur si autor i librit monografik, i shkrimeve
kritike dhe atyre në fushën e hulumtimeve publicistike dhe trajtesave të tjera.
Sfera e kulturës dhe ajo e letërsisë, dhe disa qasje të tjera në fushën e
shkencave shoqërore kompletojnë edhe më tej opusin e angazhimeve krijuese të
Lekë Mrijajt. Angazhimet e tij publike, kryesisht janë paraqitur nëpër tribuna
e tryeza, si dhe në debate të shumta të cilat kryesisht i ka organizuar Forumi
i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë, ku Lekë Mrijaj është
bashkëthemelues i këtij Forumi. Në këto angazhime, ai e ka identifikuar vetën
si njëri nga personalitetet e këtij lokaliteti, me ndikim dhe vlerë në shërbim
të së mirës, të kulturës sonë kombëtare. Por me botimin e përmbledhjes poetike
“KAMBANAT THËRRASIN”, ai zgjeron fushën e angazhimeve edhe në sferën e poezisë.
LIRIA
Zogu
bën shëti qiellit,
E
peshku nën ujë;
Vogëlushi
ecën barit,
E
lirinë e bën njeriu.
Andaj:
Liri
– është qielli,
Liri
– është uji,
Liri
– është dielli,
Edhe...,
Njeriu është LIRI...
Faqe
45.
Poeti
Lekë Mrijaj, ka të botuara disa libra të zhanreve të ndryshme letrare esteike
dhe hulumtuese. Por në interesimin tim, ka zgjuar vëmendje vëllimi me poezi
“KAMBANAT THËRRASIN”, libër ky me poezi, që përveç metaforës së fuqishme, ka
një mendim meditativ në brendësin e saj, prandaj poeti, “Tërë natën e natës ka
mbledhur rruaza”, dhe të gjitha i paska lënë “Në varsen e vet”, qoftë si
kujtime, apo si përjetime dhe sfida “Të (shpër)ndara udhëve, / Që atëherë, /
Deri në mëngjesin e sotëm”, poeti pa rënë në skematizëm, “Tash,/ Ka vënë një
tjetër të re,/ Në atë varëse”, “Për Sot,/ E për nesër”, i ka varur idealet e
tij, (e modifikuar nga poezia, SHPRESA, faqja 31 dhe 40.) Kjo metaforë kaq e
thellë të bënë me besuar se bëhet fjalë për një poet me varg që në esencën e
tij përmban mendim të thellë meditativ, kurse poezitë janë shkruar me stil
artistik, si në vargjet: “Kur unë jam me Ty,/ Gjumë në sy s’mund të bëj,/ Kur
Ti,/ Nuk gjendesh me mua/ As që mund/ Të bëj gjumë...// Të faleminderit,/ Zoti
im,/ Për pagjumësinë...// E dallimin në mes tyre.”, (poezia KUR UNË JAM ME TY,
faqe 118.)
Në
poezinë “PARA SHTËPISË SIME”, poeti ka prekur në esencën e saj një motiv social
që si dukuri që moti ka zënë vend e ka shtrirë rrënjë në brendësinë e njeriut,
por si ves është i keq dhe i shëmtuar. Në anën tjetër, falë afinitetit krijues,
poezia në vetvete përmban mesazh për humanizëm, me porosinë për mirësjellje e
qytetërim. Pra edhe atëherë kur mendojmë se nuk na sheh a dëgjon kush:
E
shoh
Nga
këndi,
Ulur
pranë ulëseve,
Mba(j)në
në duar kërryl(ë)a...
Disa
nuk e shohin,
Nuk
guxojnë,
E
sa të tjerë,
Pa
fije turpi,
E
gjykojnë,
Dhe,
Me
gjysmë fjale thonë:
“Shihni
kët(ë)a plakush(ë)...!”
Ata
Askënd
nuk e shohin,
Nuk
dëgjon
Mirë...
Poezia,
PARA SHTËPISË SIME, faqe 41.
Natyrisht,
si të gjithë poetët tjerë të cilët në fillimet e tyre poetike, edhe tek Lekë
Mrijaj, dominon thjeshtësia dhe brishtësia poetike, ku të gjitha mendimet e
shprehura nëpër vargje janë të tejdukshme me pamje kristalore e artistike dhe
me një imagjinatë mjaftë të zhvilluar meditative, duke e bërë lexuesin më
kureshtar për të kuptuar mendimin universal që përqon mesazhi i poezisë, e cila
nga prizmi i motivit, tematika e saj është mjaftë e përpunar dhe e pasur me ide
të shumta që kanë bërë për t’u realizuar poezia me finesa të mira artistike.
“Mund të të vallëzoj edhe mbi tërkuzë,/ Të eci edhe symbyllas pa fije frike;/
Kuptojeni miq, pa asnjë hallakatmë,/ Të dini, e kuptoni, ju edhe një pikë://
Se, kush është Ai,/ Që tërkuzën më mban?”, (poezia, VALLJA MBI TËRKUZË, faqe
46.)
Ky
frymëzim poetik e bënë Lekë Mrijajn, poet i lirikës e cila posedon në vetën e
saj edhe metaforën meditative mbresëlënëse, që në esencën e saj ka origjinalitet,
gjë që të bënë kureshtar, sidomos zhbiruesit dhe hulumtuesit e motivit tematik
dhe të gjetjeve metaforike përmes të të cilave mund të bëhen interpretime të
shumta të këtyre motiveve. Gjithsesi poezia e këtij vëllimi të jep mundësi të
tilla për interpretim artistik të saj.
PORTRETIZIM
I NJERIUT TË SOTËM
U
ngopëm fare
Me
këto ngjyra,
Ngjyra
të errëta
Me
të zeza – lara,
Portretizohen
Njerëzit
e sotëm,
Nga
“piktorët” maratonistë
Që
sot bëjnë gara!
Faqe
54.
Vëllimi
poetik, ”KAMBANAT THËRRASIN “, i poeti Lekë Mrijaj, përveç metaforës e vënë që
në titull spikatë mënyra e thyerjes së mendimit i cili në shumë raste bëhet
metaforë që në vete përbën ndjeshmëri filozofike, e ndërthurur me përvojën
jetësore, prandaj praktikisht motivet e saj dëpërtojnë me lehtësi në vetëdijen
e vrojtuesit, duke u shndërruar pastaj poezia në proces ndikues në vetëdijen e
përceptuesit, siç mund të lexohet edhe në poezinë e shkurtër me vetëm katër
vargje, “NE, AKOMA MBETEM TË NDARË”, në të cilën thuhet: “Na iku edhe ai
shekull i ndytë/ I tëri mbeti na mbeti në kalendar,/ E dashur imja Shqipëri,/
Ne, akoma mbetem të ndarë.”, (faqe 64.)
Nëpër
shumë vargje, poeti ka mundur të hyjë në botën e poezisë me një bagazh të
akumuluar profesional nga qasjet e hershme kritike, prandaj në këtë vëllim
poetik, dallohet përpjekja për qartësi të mendimit tematik që i është bërë
gjakim, ndërsa vargjet janë pigmentim kolorit i shprehjes artistike, që fuqizon
vlerën e mendimit lirik, që gjithnjë jep mesazhin optimist dhe në anën tjetër
ka ngritur cilësinë estetike të vargut dhe të poezisë: “Të majtës dorëz/ I tha
e djathta,/ Se të kam për afër.// Të djathtës dorëz,/ Iu (për)gjegj e majta,/
Se nuk mërzitet...”, (poezia DORËZËS SË MAJTË, faqe 86.)
Në
përgjithësi, poezia e Lekë Mrijajt, e përfshirë në përmbledhjen e parë të tij
“KAMBANAT THËRRASIN”, shprehin thellësinë tematike e motivore të cilën e
kultivon ky poet. Prandaj mund të përfundojmë me përkufizimin se struktura
simbolike e poezisë së Lekë Mrijajt, sillet kryesisht rreth metaforës
meditative, e shprehur me figura stilistike, duke i dhënë poezisë vlerë, kurse
botkuptimi i saj tematik, në të gjitha trajtat e mundshme, jep mesazhe
universale që në thelb kanë porosi për mirësjellje, edhe si vlerë e humanizmit
kulturor.
St.
Gallen, 11.12.2023.
Shefqet
DIBRANI