Kulturë
Përparim Hysi: Orizi kinez
E premte, 15.12.2023, 08:36 PM
Orizi
kinez
In
memoriam, ENVER DRAGOTI
Tregim
Nga
Përparim Hysi
Në
qytetin tonë, sado një qytet goxha imadh,
pak janë ata që nuk e njohin xha Enverin. Ndajshtimi "xha"
është për tani(fliet mesviteve '70-të të shekullit që iku, por ky, Xha Enveri i sotëm, ka një të djeshme
të bukur që, megjithëse mosha bën të vetën,
XHa Enveri është një njeri fisnik e
dinjitar. Nëse flasim për të djeshmen djaloshare të tij, me pak fjalë do
ta përshkruaja kështu: është nga Dragoti i
Tepelenës, luftoi si partizan në luftën N_ÇL dhe pasçlirimi e gjeti në
qytetin tonë. Aty nga vitet '50-të (gjithmonë flitet për shekullin e kaluar),
qe sekretar në Komitetitn Ekzekutiv, por, pavarësisht detyrës shtetërore, qe i qashtër nga shpirti si babaxhan. Të jesh
i ndershëm në një shoqëri ku një njeri i bën hijhe tjetrit, është pak si luks i
vështirë. Por i tillë që në gene ishte ENVER DRAGOTI. I tillë, i tillë, por sa
e kanë pësuar nga ndershëmëria. Por më mirë ta lëmë të flasë ai...
* *
*
Unë,
- më tregoi ai, -sado që isha sekretar i Komitetit Ekzekutiv, në ato vite
mbuloja dhe arsimin. Aty, në kat të
dytë, një mbasdite (sado që nuk kish orar zyrtar), po punoja i vetëm në zyrë. E
mbylla zyrën, qe errur dhe, sa dola nga dera, në koridor u faneps një njeri, veshur
me gunë(qe dimër) dhe, nën sqetull një naxhake, nga ato që mbajnë barinjtë në
pyje.Po ky, -thashë me vete, - tek unë e gjeti të mbrojë pyllin.Qenka dhe me
naxhake dhe je, çfarë je, bëj hesap kokën.
E
pashë që po bënte drejt meje dhe, për t'u hequr si"trim", u ktheva të
hapja derën e zyrës. Atij as"tërr" syri dhe tani, s'kish nga ia mbaja, por gjoja sikur
po"më digjeshin bajgat për të", pa folur ai, ia prita:-Paske ardhur
nga larg dhe me siguri, o të ka ngrënë ujku dhëntë, o të kanë prerë pylliin?
-Jo,
jo, - ma priti zjarr për zjarr:"Unë jam mësues në Qafë të KASHIT(zona e Mallakastrës dhe nuk
kam marrë lekët, ndaj kam ardhur të ankohem. Pa e pyetur për emrin, thashë me
vete:"Enver-aga, shpëtove". Ia plotësova shkresën këtij mësuesi me
gunë e naxhake në brez dhe, pasi mbylla zyrën, sosa në shtëpi
Po
ku më ndaheshin"hallet" mua? Ka qenë ditë e premte 5 mars 1953. Më
thërrret kryetari dhe më thotë:-Enver shko zyrë më zyrë dhe lajmëro punonjësit
që të mbyllin zyrat se ka vdekur"Baba" Stalini!!! Epo i mora zyrat me
radhë dhe, ndërsa i mbyllën dhe ikën në shtëpi,
në një zyrë pashë një që përlotej.
-Çfarë
ke që qan?- e pyeta
Ai
me"gëq" sikur mbytej nga përlotja..."Po ja, ka vdekur Baba
Stalini dhe nuk duroj dot!!"
Ore,
- nuk durova pa iu zbrazur, - çfarë e kishe këtë"baba"Stalinin ti,
xhaxha apo vëlla? Hajde mbylle zyrën dhe ik. Në fakt, qe i ndershëm, se, po
t'më kish denoncuar, do t'i kisha paguar mirë ata"lotët e tij.
* * *
Jemi
aty nga fillimi i viteve'70-të. XHA ENVERi është shef kuadri shëndetësie në
rreth. Është ditë e dielë.Ditë pushimi që xha Enveri, tani i moshuar, mezi pret
të dalë të bëjë ndonjë dorëdomino me shkokët. E shoqja, sa e pa që po dilte, i
tha:" Enver, para se të shkoshë tek shokët, bli një kg oriz se për drekë
do bëj tavë me speca të mbushura. Po, dëgjo, - porositi, ajo"... se mos
merr oriz kinez, të jetë oriz vendi?". Zbrita shkallët me trastën në dorë
dhe llogarita:e filloj nga lagja dhe, po nuk gjeta këtu, u bie lagjeve me radhë, se pesë lagje ka
qyteti dhe, pastaj, domino!!!
Doli
në rrugë dhe pa një ish-shok të luftës.U përshëndetën dhe kur i tha se duhet
blinte oriz, bashkëshoku, i tha:-Po vij dhe unë(E dinte që bashkëshoku qe
punonjës i Degës së bredshme, por punë e madhe). I morën lagjet me radhë dhe e
njëjta përgjgje:-Orizin e kemi kinez. Jo, jo, - thoshte Enveri, nuk e dua
kinez! Me trastën bosh iu rrëfye gruas dhe frymën tek "dominoja".
Të
nesërmen qe e hënë dhe, sa mbrrita në punë, më bie telefoni.-Të vish urgjent
tek zyra! Urdhëri qe nga Kryetari i Komitetit Ekzekutiv. Shkova atje dhe, sa
hyra brenda, ma përplasi kryetari:"Ore beu i Dragotit, të ka ardhur
ngordhja ty që shanë kinezët? U mundova
të mbrohesha(me kryetarin qemë bashkëluftarë dhe vazhdonim ta kishim miqësinë)
dhe i thashë:- Kur i paskam sharë kinezët unë? Ja, - tha kryetari, - në 5
dyqane që ke qenë, ke thënë:-Nuk dua oriz kinez!!! Ou, -bërtita unë, - prandaj
më vinte pas ai X, , , mua për të
raportuar? - Si, si, - pyet çuditshëm kryetari, - ai të ka raportuar në Degë të
mbrendshme? Më tha gruaja se orizi i vendit është i mirë për speca të mbushura dhe ndaj nuk mora. Tani kryetari u lidh me Degën e mbrendshme
dhe i tha kryetarit:-Ma dërgo këtu atë X...! Kur X... mbrriti, kryetari i
komitetit, i bërtiti:-Ore nuk ke pak turp që ke raportuar për kaq gjë Enverin
ti! Turp të kesh!
Por
"deles së zezë" i ngjiten shpejt rrodhet. Qemë prishur dhe me
kinezët, - tregoi Xha Enveri! Kisha një
rrufë që mend po më mbyste. Hyra aty tek klubi"Partizani" dhe i
thashë asaj të banakut:- Më bëj një çaj të fortë, se më mbyti kjo e
shkretë"rrufë"!
Xha
Enver, - foli banakierja.- ne vetëm çajkinez kemi!!!
Prapë
me kinez... po unë pi farmak më mirë dhe ika sikur po më zinte hataja.
Tiranë, 12 dhjetor 2023