Kulturë
Hasan Hasanramaj: Dyzet e tri vjet profile Dardane, pesëdhjetë e tri vjet krijimtari
E merkure, 13.12.2023, 08:52 PM
Dyzet
e tri vjet profile Dardane, pesëdhjetë e
tri vjet krijimtari e
Piktorit
të parë në botë me numrin e veprave të krijuara
Nga
Hasan Hasanramaj
Prof. Isa Alimusaj si piktor
i izoluar- gjate vepritarise se tij te suksesshem ka krijuar më shumë se 12.000
vepra të cilat i ka të vendosura në muzeun e tij personal në fshatin Strellc të
Epërm-te komunes se Deçanit dhe të njejtat në çdo kohë mund të preken, shiqohen
dhe numërohen nga adhurusit e artit dhe dashamiret tjere.
Muzeu i
Isa Alumusaj
Ahemt Podrima për
krijimtarinë gjysmë shekullore të
krijuesit dhe profesorit Isa Alimusaj thotë: Alimusaj me mbi 12.000
vepra të punuara është piktori më produktiv dhe i pari në botë me numrin e
veprave të krijuara.
Brenda
Museut
Në krijimtarinë realiste
pikturave ndër shekuj nuk kam pasur mundësi kohore të kenë numër të madhe të
veprave, ndërsa në artin modern dominon Picasso me rreth 6000 vepra( piktura,
vizatime e skulptura) thotë Podrima, me përgjegjësi morale dhe profesionale i
gatshëm të përgjigjet para mediave dhe publikut në nivel vendi dhe më gjerë.
Zoti Podrima është piktor akademik dhe punon e jeton në Bruksel. Këtë deklaratë
e jep me siguri të plotë si njohës i jashtëzakonshëm i jetës së krijuesve dhe
krijimtarisë botërore në lëmin e pikturës.
“Profile
Dardane “
Për
nivelin e veprave te krijuara nga piktori Alimusaj flasin kritiket dhe
krijuesit e ndryshëm nga vendi dhe bota...
“Me dy fjalë mund të them në
veçanti se z. Isa Alimusaj është piktor tepër interesant dhe tepër i veçantë,
bile për artin Kosovar dhe atë shqiptar, për mendimin tim hyn në radhën e
piktorëve me vlera të jashtëzakonshme”. Agim Zajmi- Piktor i popullit,
Tiranë, 1993. Me rastin e ekspozitës personale të I.Alimusaj në Galerinë
Kombëtare ne mes tjerash thote :
“ Piktori Alimusaj është një
zbulim i ri për artdashësish e Tiranës, është krijues i konsoliduar dhe mbi të gjitha piktura e tij
është tepër shqiptare”.
“ Profile
Dardane “
Më pëlqejnë shkrimet e
Ismail Kadaresë dhe pikturat e Isa Alimusajt”.
Robert Elsie-studious i kulturës, albanolog. Për gazetën “Albania”,
Tiranë, 2004
“ Profile
Dardane “
“ Mund të imagjinoj Munch,
Dali ose Boch, por stili i Alimusajt është i tiji. Perceptimet e tij, vizioni
dhe botët e krijuara janë vetëm të tij dhe askujt tjetër. Unë shikoj në këto
piktura monumentale se do të ishte hit të ekspozoheshin ne top-galeritë e
Londrës, New Jorkut ose Parisit. Është krim që këto vepra janë të fshehura nga
shumica e botës”.
Krituku
anglez – Nikolas Peart për gazetën e New Yorkut- “The Slider”dhe “Latitude
Post”.Pas vizitës së ekspozitës personale të Isa Alimusajt në Pejë gjate vitit,
2018 ne mes tjerash ka thëne:
ISA
ALIMUSAJ NË STUDIO
“Ishte një poet i yni që thurte fjalë prej guri. Tani një piktor që di të pikturoj njerëz prej guri. Ky është Isa Alimusaj - me artin e të cilit është begatua piktura kosovare. Figuracioni me psikologji fare të shquar, këta njerëz prej guri apo krushq të ngrirë, siç do ti quante Kadare, dëshmojnë për një pjekuri evidente të krijuesit tonë. Me të vërtetë krijimtaria e pikturës te këtij piktori të zellshëm, i cili mendon e flet dhe pikturon shqip, është shprehje e një shkalle të lartët vetëdijesimit të tij kombëtar, historik e krijues. Alimusaj cilësohet si krijues i formuar dhe I veçantë”. Isa Alimusaj vazhdimisht sprovohet në teknika të ndryshme shprehëse, konkretisht në vaj, të temperë, pastel, kolazh, reliev, vizatim, tush i laviruar etj. Mirëpo nuk heq dorë nga opsesioni tematik dardan, rrënjët e të cilit mbase i gjen në sintagmën e Sokratit, që thotë” NJIHE VETEN”. Rruga njohëse të cilën e ka zgjedhur Alimusaj për vetë njohjen fillon me “Profile Dardane”, cikël ky që në krijimtarinë e tij është tërësia tematike më sublime, estetikisht më e artikuluar. Me të vërtetë bota dardane, apo më mirë të themi dardanizimi si universtematik dhe si zgjedhje estetike tashmë ka depërtuar në vetdijen e piktorit Isa Alimusaj.
Prof
. Mustaf Ferizi-kritik arti, gazeta Zëri