Kulturë
Fatmir Halimi: Kristaq Turtulli - Të duash një grua
E marte, 12.12.2023, 08:57 PM
PARATHËNIE
PËR
LIBRIN ME NOVELA DHE TREGIME “TË DUASH
NJË GRUA” TË SHKRIMTARIT TË MADH KRISTAQ TURTULLIT
Nga
Ma. Sc. Fatmir Halimi
Këto ditë pritet
të dalë nga shtypi libri me novela dhe tregime “Të duash një grua” i shkrimtarit Kristaq Turtulli, i cili
është autor i më shumë se 30 romaneve i botuar në Shqipëri, i përkthyer në
gjuhën angleze dhe i botuar në Amerikë e Kanada, ku edhe jeton dhe vepron nga
atje.
Kristaq Turtulli sot është shkrimtari më produktiv, më i përkthyeri në gjuhë të
huaja dhe mund të them se sot ai është një shkrimtar i madh dhe shumë i veçantë
i letërsisë shqipe, si për nga temat që trajton, si për nga gjuha plot stil,
leksiku i pasur e po ashtu edhe për nga shprehja filozofike brenda tekstit dhe
rrëfimi i veçantë që tregon një vetëdije të lartë letrare dhe artistike të tij.
Duke përfaqur
mendimin se shkrimtari Turtulli ka një nivel të lartë artistik, edhe për librin
e tij më të ri, me novela dhe tregime “Të duash një grua”, vijmë
në disa interpretime dhe konstatime.
Si konstatim mund
të thuhet se ky libër sot është imperativ e kohës, pra e kërkon koha dhe
momenti që të jetë në duart e lexuesve burra dhe ta ndjejnë dhe ta përjetojnë
mirësinë, dashurinë dhe bukurinë e gruas së sotme, e cila për fat të keq
po të nëpërkëmbet.
Mandej unë duke e
pasur përvojën me romanet e Turtullit si interpretues i tyre, duke e njohur
stilin e lartë dhe shumë filozofik të të shkruarit të tij, mund të them se edhe
libri me novela dhe tregime “Të duash
një grua”, është i një stili të lartë artistik.
Edhe pse është
konstatuar dhe vlerësuar se Turtulli sot është shkrimtar i kalibrit botëror dhe
i etiketuar si shkrimtar shqiptaro-amerikan, te libri me novela dhe tregime “Të duash një
grua”, për temë ka gruan
shqiptare jetën e saj, bukurinë dhe brishtësinë e saj, dashurinë dhe dhembjen
për të si një nënë si një grua, si një jetimë si një vejushë shqiptare.
Duke e analizuar
fabulën e librit në shumë aspekte e dimensione, siç janë motivi, tema, luftimi
i dukurive negative të shoqërisë, ambienti, struktura e shkrimit, emërtimi i
personazheve, i toposeve, e shumë aspekte të tjera “Të duash një grua”
vërtetë është një libër që sot duhet ta lexoj gjithsecili e sidomos burrat.
Prandaj duke i parë
zhvillimet shoqërore në Kosove, Shqipëri dhe në të gjitha trevat e shqiptarëve,
duke parë se si po trajtohet gruaja shqiptare sot, ky libër është një sihariq
për lexuesit, ky libër ka një rendësi te veçantë për të gjithë ata burra se si
duhet të dashurohet një grua.
Ja disa mendime e që janë shumë domethënëse dhe
filozofike për njeriun e sotëm se sa fort
duhet të dashurohet një grua të cilat po i marr nga
tregimi Është pak një jetë, të duash nje grua,
ku personazhe kryesore janë Davidi dhe Teuta:
‘Në dashuri, njerëzit s’janë dy trupa, por dy shpirtra’.
‘O Zot, përse është kaq pak një jetë të duash një njeri, një grua si
Teuta!’
‘Teuta ime, delikatja ime, e pamposhtura ime, sa shumë të kam dashur, sa
shumë të kam pritur..!’
Këto mendime dhe i tërë trgim është i
ndërtuar në formën e retrospektivës, në formën e një
kujtese jo fort të largët për
Davidin.
Kurse për dashurinë ndaj nënës, për
rendësinë e nënës në jetën e secilit njeri te tregimi ‘Nëna
dhe egërsia’, autori shprehet kështu;
‘Nëna është gjithçka
Ngushëllim i jetës në pikëllim
është nëna,
Shpresa e jetës në mjerim,është nëna
Fuqia e jetës në dëshpërim, është
nëna...’
Edhe pse nëna është qenie e vdekshme, prapëseprapë ajo
është gjithcka në jetë, pra nëna është vetë jeta, është vetë burimi i
njerëzimit në planet.
Për dashurinë ndaj nënës Turtulli ka krijuar edhe
tregimin tjetërë; ‘Zëri i nënës...’, ku në mënyrë magjithe e
përshkruan lidhëshmërine të birti Baronit me nënën e tij Verën, pra është një
situatë e magjishme, dhe plot emocion:
‘Mjeku e vizitoi dhe urdhëroi të çonin të sëmurën në sallën e operacionit.
Babë e bir shoqëruan Verën deri te dera e sallës së operacionit. E sëmura
rënkonte dhe dridhej. Karroca u fut brenda, dera u mbyll me shpejtësi dhe
gruaja s’ u kthye më...
Baroni fshiu flokët e qullura dhe vështroi të atin, i cili kishte lëshuar
trupin në dysheme pa hequr kostumin e lagur dhe ngjante krejt i humbur. Ata u
kthyen të qullur nga varri i Nënës. Kishin mbetur dy burra të vetmuar në një
shtëpi të ftohtë.’
Kurse dhimbjen e madhe që ka baroni për humbjen e nënës
autori shprehet;
‘Ndoshta shpirti i Nënës, Gruas është
ajër, avull, erë e lehtë, është gjithçka.’ Pra
le te jetë ky një ngushëllim i bukur për të mendoj unë.
Turtulli përveç dashurisë ndaj gruas, nënës, në këtë
libër me novela një rëndësie të vecantë u kushton edhe tregimeve siç janë: ‘Zemra
kurrë s’të gënjen’, ‘Bir i nënës’, ‘je vonë shumë vonë’, ‘Vejusha’,
‘Nëpërkëmbur nga injorannca’, ‘Jetimja’, ‘Stacioni:‘Mulliri i Jorkut’, e shumë
të tjerë.
Pra sipas trajtimit në libër gruaja
është nëna jonë, gruaja është motra e jonë, gruaja është edhe vajza e jonë, pra
gruaje është vetë lindja e njerëzimit është vetë burimi i jetës së
njeriut-mashkull. Prandaj gruaja edhe duhet të trajtohet si e tillë, se pa grua
nuk ka jetë në tokë.
Atëherë për të gjithë ata burra që
mendojnë ndryshe, që mendojnë ta keqtrajtojnë një grua, që mendojnë ta
maltretojnë një grua, apo që të shkaktojnë dhunë mbi të, ua rekomandojmë që ta
lexojnë librin ‘Të duash një grua’, sepse për të gjitha këto
dilema dhe këto vese të këqija që i kanë për gruan përgjigjet do t’i gjejnë
këtu.