Kulturë
Mihal Gjergji: Dita ime
E premte, 15.12.2023, 08:15 PM
Mihal Gjergji
DITA
IME
Ndjej
një dridhje telefoni
Edhe
ngrihem me përtesë
Ndoshta
më kujton vëllai
Ndonjë
nip a ndonjë mbesë
Mbyll
një libër, hap një tjetër
Në
mes heshtjes, vetmitar
Më
lëndon një plagë e vjetër
Që
s’shërohet as në varr
Motrat
rrinë me sytë nga udha
Jemi
larg e s’dimë se ç’ngjet
Ballin
e mbushur me rrudha
S’gjej
pak vend ku ta mbështet
Dimëri
me gishtrinjtë e erës
Më
fton jashtë, të dal në dritë
Një
maçok gërhet pas derës
Dhe
më bëhet si muzikë
S’prehem
dot mbi sup të ëndrrës
Ndoshta
vijnë ata që s’janë
Mbase
nëna feks mes territ
Mall
e brenga bashkë t’i ndajmë!
Ja,
kështu më erret dita
Soset
jeta pak nga pak
Mes
gjarprinjve prapë u ngrita
Këmbë
njeriu rreth e qark!
Tiranë, Dhjetor 2023.