E diele, 04.05.2025, 05:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Udhëtarët e kombit

E premte, 15.12.2023, 08:11 PM


Atdhe Geci

UDHËTARËT E KOMBIT

Dashuria nuk e ka humbur udhën për tek unë

ajo m´u shfaq si ëndërr e tani e kam tek vetja

unë e ajo u njohëm në një mesditë n´Delvinë

tek po shëtisnim    një  fushëz  tejet antike!

Quhem tha Argjira, jam  nga  një  fshat  afër,

trime, edhe vonesat  e  vona  janë një fillim i

mbarë, një ardhje  për  shpirtin  dhe  zemrën

Mua dhe Argjirën na lidh gjaku dhe gjuha, si

dhe e njëjta  dashuri  për  Epirin dhe Morenë.

Argjira, a do të vish sot në Ledhëz, atje do të

kalojmë disa ditë dhe net    Pargë dhe Artë

me Argjirën, përveç  dashurisë për Çamërinë

na lidh dashuria për Kosovën dhe për Ilirinë,

për Krahinën e Mollës së Kuqe dhe Shkupin

Si dhe dashuria  për  kthimin e emrit në Iliri!

Argjira, mendja lexon shpirtin dhe universin,

s´është shpikje as shpifje, por furi e pasionit

dashuria nuk e paska humb udhën për te unë,

dashuria    moshë    thyer  është  paksa e

dhimbshme dhe, me përplasje  jo  aq  të buta

dashuria nuk është pemë  që thahet e shkelet

ajo ka lundrën e vetë Noen, për  gjitha ujërat

dashuria nuk e ka humbur udhën për tek unë

ajo tek unë erdhi me profil  dhe  me  prefiks,

në Delvinë kemi pamje nga  Fusha Vërrinës

një pamje krejt tjetër për  Shqipërinë antike!...

Dashuria nuk e ka humbur udhën për te unë

ajo është prej  lëndës    gjakut dhe shpirtit

Republika e Çamërisë do çlirohej nga greku

ditën kur ia kthejmë atdheut  emrin    Iliri!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx