| E premte, 15.12.2023, 08:11 PM |
Atdhe Geci
UDHËTARËT
E KOMBIT
Dashuria
nuk e ka humbur udhën për tek unë
ajo
m´u shfaq si ëndërr e tani e kam tek vetja
unë
e ajo u njohëm në një mesditë n´Delvinë
tek
po shëtisnim në një
fushëz tejet antike!
Quhem
tha Argjira, jam nga një
fshat afër,
trime,
edhe vonesat e vona
janë një fillim i
mbarë,
një ardhje për shpirtin
dhe zemrën
Mua
dhe Argjirën na lidh gjaku dhe gjuha, si
dhe
e njëjta dashuri për
Epirin dhe Morenë.
Argjira,
a do të vish sot në Ledhëz, atje do të
kalojmë
disa ditë dhe net në Pargë dhe Artë
me
Argjirën, përveç dashurisë për Çamërinë
na
lidh dashuria për Kosovën dhe për Ilirinë,
për
Krahinën e Mollës së Kuqe dhe Shkupin
Si
dhe dashuria për kthimin e emrit në Iliri!
Argjira,
mendja lexon shpirtin dhe universin,
s´është
shpikje as shpifje, por furi e pasionit
dashuria
nuk e paska humb udhën për te unë,
dashuria në
moshë të thyer
është paksa e
dhimbshme
dhe, me përplasje jo aq të
buta
dashuria
nuk është pemë që thahet e shkelet
ajo
ka lundrën e vetë Noen, për gjitha
ujërat
dashuria
nuk e ka humbur udhën për tek unë
ajo
tek unë erdhi me profil dhe me
prefiks,
në
Delvinë kemi pamje nga Fusha Vërrinës
një
pamje krejt tjetër për Shqipërinë
antike!...
Dashuria
nuk e ka humbur udhën për te unë
ajo
është prej lëndës së
gjakut dhe shpirtit
Republika
e Çamërisë do çlirohej nga greku
ditën
kur ia kthejmë atdheut emrin në
Iliri!...