E diele, 04.05.2025, 05:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Interviste me Prof. Bardhyl Selimin

E shtune, 16.12.2023, 08:50 PM


Intervista ne televizonin SCAN ne emsionin START te dates 27 tetor 2023

Moderatore: Viola Gremi dhe Rudi Hizmo

Rudi: Bonan matenon

Bardhyli: Dankon

Rudi: Oh duket si gjermanisht..Kam pershtypjen se po te dish disa gjuhe europiane, e meson esperanton. Pra qenka gjuhe europiane.. Mire se erdhet. Besoj se nje pjese e mire e shqiptareve nuk e dine ?fare eshte Esperanto. Si ka lindur kjo gjuhe?

Bardhyli: Pyetjet e zakonshme jane: Cili popull e flet kete gjuhe, si ka lindur ajo dhe perse sherben. Mund te them se kete gjuhe nuk e flet asnje popull, sepse ajo nuk ka lindur ne menyre natyrore, por eshte krijuar nga nje individ. Ky ka studiuar mbi 20 gjuhe kryesore europiane, ka perzgjedhur fjalet me fonetike, me te perdorura nderkombetarisht. Ai quhet Luigj Zamenhof, ka qene banor i nje qyteti te Polonise, Bjalistok, atehere kur Polonia ishte nen suazen e Perandorise Ruse. Prandaj edhe librin e tij te pare ai e ka botuar rusisht ne vitin 1887, vit qe perkon me ate te shkolles shqipe te Kor?es.

Brenda dhjete vitesh, gjuha pati nje perhapje te jashtezakonshme. Nuk eshte ?udi qe dijetaret tane, perfshi Rilindasit dhe ata qe kryen shkolla ne Perendim jane njohur me kete gjuhe. Sipas deshmive tona, i pari nder ta ka qene i mirenjohuri Mid'hat Frasheri, i cili shkroi nje artikull tri faqesh ne gazen Drita te Sofies  ne vitin 1902 ku pershkruan strukturen dhe vleren e kesaj gjuhe ndihmese nderkombetare. Me pare ne e dinim qe Esperanto ka qene perqafuar nga shkodranet, dhe esperantisti i pare ka qene prifti katolik Lazer Shantoja, i pushkatuar nga komunistet ne vitin 1945, po ashtu vellezerit Koliqi, eilhelm dhe Mikel (ky i dyti u be kardinali i pare shqiptar), Mark Kakarriqi etj

Rudi: Dakord, por para se te flasim per Shqiperine, cili eshte qellimi i kesaj gjuhe artificiale?

Bardhyli: Po artificiale, jo natyrale. Qellimi ka qene mirekuptimi nderkombetar. Ky nuk eshte problem i shekullit 19, por qe para Krishtit. Ne bote ekzistonin shume popuj antike, asiret, babilonasit, te tjera mbreteri e perandori para tyre. Ata kishin nevoje te merreshin vesh, per tregti dhe ?eshtje te tjera, ne nje gjuhe te kuptueshme. Per kete zgjidhnin nje nga gjuhet natyrore me prestigj te kohes, sikurse ndodhi me vone me greqishten ne Perandorine otomane (Rudi saktesoii: Bizantine), me vone latinishten  qe nuk kuptohej nga populli i thjeshte dhe me pas frengjishten, gjuhen e diplomacise deri ne Luften e Dyte Boterore kur kete rol e mori anglishtja. Pra ka qene i domosdoshem nje mjet komunikimi nderkombetar, sepse nuk mund te merreshe vesh me qindra mijera gjuhe qe ka bota sot. Prandaj jane bere projekte per gjuhe artificiale asnjanese, se gjuhet natyrore i xhelozojne popujt e tjere, gjermanet nuk duan anglishten psh (Rudi shton anglezet dhe francezet grinden ndermjet tyre).

Po ju jap nje shembull: Ne vitin 1922, qeveria e atehershme e Shqiperise, qe sapo ishte pranuar ne Ligen e Kombeve (1920) iu bashkua nismes se disa vendeve europiane per ta futur esperanton si lende mesimore ne shkollat fillore, se keshtu nxenesit mund te pervetesonin me shpejt dhe qendrueshem gjuhet natyrore te huaja. Por Franca vuri veton, pasi kujtonte se frengjishtja do vazhdonte te mbizoteronte ne komunikimet nderkomebtare. Sot francezet jane penduar shume, prandaj nxjerrin ligje per ta mbajtur te paster gjuhen e vet nga ndikimi i anglishtes..

Pra qellimi ka qene mirekuptimi nderkombetar!

Viola: pra nje gjuhe asnjanese qe te mos xhelozoje asnje popull. Po baza e gjuhes, eshte latinishtja dhe pastaj jane shtuar fjale nga gjuhet e tjera?

Bardhyli: Te kuptohemi, gjuhet anglo-saksone jane me te reja se gjuhet latinide dhe keto te fundit me te reja se gjuhet pellazge, nga te cilat shqipja ka trasheguar mjaft, si gjuhe e vjeter (Rudi shton 8500 vje?are), madje rrenjet e saj, ka teori se jane me te vjetra se greqishtja e vjeter, e cila ngjason me gegnishten tone dhe te Kosoves. (Rudi shton ka mendime per kete). Dmth kur themi se baza jane gjuhet latine, sikurse anglishtja qe ka 52 % te fjaleve me rrenje latine (Rudi shton anglishtja eshet gjuhe gjermanike). Gjermanet kane bere reforma per ta pastruar (purifikuar) gjuhen e vet, ngjashem me ne ne vitet 30 kur synonim t'I shqiperonim shume fjale te huaja, por pa sukses se forca e zakonit eshte shume e madhe..

Sidoqofte rrenjet jane po aty.

Me pyesin nxenesit se ?fare fjalesh ka marre Esperanto nga shqipja. Une u them: te gjitha aty jane. Psh fjala Shprese ne esperantisht eshte Espero, dhe Esperanto do te thote Njeriu qe shpreson. Fjala Trishtim ne Esperanto eshet Tristo. Rudi pyet: po italianet si i thone. Tristeca, me sa di une. Nuk e di si i thone gjermanet..Rudi ben shaka: Volsfvagen..Ilaritet.

Rudi: a mund te themi qe edhe Esperanto eshte nje gjuhe indoeuropiane, me qe ka rrenje te perbashketa me gjuhet europiane?

Bardhyli: mund ta themi, por termi indoeuropian, sipas meje me mire te thuhet europianoindian, pasi gjuhet europiane kane lindur ne Europe, jo ne Indi, perndryshe, perse mos te perhapeshin drejt lindjes se Indise, ne Kine, kush e pengonte?!

Viola: sa e perhapur eshte Esperanto ne bote?

Bardhyli: Nuk ka vend antar te OKB ku nuk ka nje klub esperantist dhe njerez qe e flasin esperanton. Nuk ka shifra te sakta por minimumi eshte dy milione. Nuk eshte pak, ka popuj si Mali i Zi me 600-700 mije banore) me gjuhen e vet. Dhe esperantistet jane te organizuar, ka nje shoqate mbareboterore me filiale neper bote, Shqiperia eshte anetaresuar ne 1991.

Te kuptohemi, po te duash te merresh vesh, me esperanton nuk ndodh si me anglishten apo spanjishten. Psh po te shkosh ne nje hotel ne Indi, merresh vesh ne anglisht, me shume gjase, ndersa me esperanton mund te mos kesh sukses, sepse folesit dhe perhapja e anglishtes eshte me e madhe.

Rudi: pse nuk u perhap Esperanto, pasi ajo e zgjidhte problemin e komunikimit. Mos valle vetem se Franca nuk e pranoi?

Bardhyli: Arsyet jane politike dhe ekonomike. Gjuhet (e medha) mbeshteten nga shtetet e veta. Psh gjermanet kane fondacione me vlera qindra milioneshe dollar per ta perhapur gjuhen e vet, po ashtu francezet edhe ne Shqiperi, ndersa esperantistet veprojne vetem mbi baza vullnetare. Ata jane idealiste, dashamires. Nuk eshte ?udi qe shtetet e medha, ne menyra te ndryshme e pengojne perhapjen e esperantos.

Ne parlamentin europian jane rreth 20 % anetaret qe e miratojne futjen e esperantos si gjuhe e perbashket, pasi Britania ka dale nga BE. Kur ky numer te kaloje 50 % mbase Esperanto do e zgjidhe problemin e komunikimit brenda BE (ku ka te pakten 24 gjuhe kombetare dhe shpenzohen qindra miliarde euro per perkthime dhe interpretime e botime..). Sepse Esperanto nuk i xhelozon popujt dhe eshte e lehte per t'u pervetesuar.

Rudi: Cila eshte struktura e esperantos? Aspekti sintaksikor, gramatikor? A konsiderohet ajo nje gjuhe e lehte?

Bardhyli: Une kam qene mesues matematike 40 vjet. Mua me ka terhequr struktura gati matematikore dhe logjike e esperantos, qe kur ndoqa nje kurs tre mujor nje here ne jave prane ish shtepise se kultures Ali Kelmendi ne Tirane, ne vitin 1961. Akademia e Shkencave te Frances e ka quajtur esperanton kryeveper te thjeshtesise dhe logjikes. Ajo ka nje strukture gramatikore prej 16 rregullash pa perjashtime. Psh te gjitha emrat mbarojne me o, mbiemrat me a, ndajfoljet me e. Bono do te thote e mira, bona e mire, bone mire. Gjithashtu ka nje aparat te thjeshte per formimin e fjaleve te reja, mbi bazen e nje fjale rrenje, sikurse edhe ne shqip psh nga fjala Pune dalin shume fjale. Por aparati eshte me i persosur. Sigurisht duke perdoru parashtesa, prapashtesa, mbaresa.

Rudi: domethene ka marre me te mirat e kohes.

Bardhyli: po, nga anglishtja ka marre karakterin e thjeshte te zgjedhimit te foljeve psh

Rudi: anglishtja eshte e veshtire ne memorizimin..

Bardhyli: ajo psh ndryshe shkruhet, ndryshe lexohet. Kurse Esperanto lexohet sikurse shkruhet.

Rudi: Si shqipja..

Bardhyli: po, si shqipja, por edhe gjuhe te jera, si rusishtja, ndonese edhe aty ka raste qe tingulli o ndryshon (okno= lexohet akno, okno- lexohet okna, dy kuptime te ndryshme).

Tjeter tipar, fjalori. Ne ?do gjuhe fjalori qofte ai minimal (2000 fjale) apo normal (10000 fjale )eshte veshtire per t'u mbajtur mend. Esperanto ka mekanizma qe e pakesojne ndjeshem numrin e fjaleve per t'u mbajtur mend.  Psh fjalet me kuptime te kunderta (antonimet). Po te te dish Bona- e mire, nuk eshte nevoja per fjale tjeter, si ne shqip e mire- e keqe, por thjesht shto parashtesen Mal, dhe del malbona- e keqe. Ngjashem: bela – malbela, forta- malforta, alta- malalta etj. Pra i pergjysmon fjalet qe duhen mbajtur mend.

Rudi: a eshte Esperanto vetem nje gjuhe komunikimi apo eshte edhe nje gjuhe kulture?

Bardhyli: Pikerisht ketu del nje argument tjeter i fuqishem i mbrojtesve te kesaj gjuhe. Vete Zamenhofi perktheu Hamletin dhe kryevepra te tjera. Edhe bashkepunetoret e tij. Gjithashtu u shkruan vepra ne origjinal ne Esperanto ne shume vende te Europes. Po marrim nje shembull nga Shqiperia. Ka qene nje esperantist shkodran, Cuk Simoni, perkthyesi i njohur i Pinokut ne shqip dhe drejtues i gazetes Cirka. Ne vitin 1929 ai shkroi drejtperdrejt ne Esperanto nje novele me 15 kapituj per heroin tone kombetar Skenderbeu. E botoi ne Tirane. Libri qarkulloi neper Europe si nje pasaporte per shqiptaret. Une e pashe nje kopje ne Muzeun e Krujes midis 1000 veprave te tjera mbi Skenderbeun. Mos te harrojme se shqiptaret u bene te njohur ne Europe me lufterat e Skenderbeut.. Nje miku im skocez ma dergoi nje kopje qe e lexova me shume kersheri. Cuku kishte perdore nje Esperanto te paster, te thjeshte dhe nje stil te kendeshem per rrefimet e tij mbi Skenderbeun. E perktheva ne shqip dhe e botova ne Tirane. Si Cuku kane shkruar edhe francezet, italianet, polaket, hungarezet etj.

Rudi: A mund te perkthehen ne esperantisht psh metaforat, idiomat, nje gjuhe shekspiriane..?

Bardhyli: Idiomat jane perjashtuar ne esperanto, pasi ato kuptohen vetem nga nje popull i caktuar.

Viola: Por eshte detyra e perkthyesve qe te japin te barazvlefshmet e tyre ne esperantisht.

Bardhyli: Po! Por perkthyesit duhet te jene krijues, ta japin thelbin e tyre me fjale te tjera. Ne Esperanto jane botuar edhe vepra filozofike, edhe poema.

Vasil Pistoli, ish kryetar i Shoqates sone, perktheu vepren Realizmi Ri te Bruno Fogelmannit nga Esperanto ne shqip, ne kemi perkthyer disa romane te Fatos Kongolit nga te cilat Lekuren e Qenit dhe I Humburi e botuam. Jane perkthyer gjashte romane te Ismail Kadarese qe nuk jane botuar per arsye financiare. Tregimet e Ylljet Ali?kes Parrullat me gure u perkthyen ne Esperanto dhe pastaj nje miku im gjerman i perktheu ne gjermanisht dhe i botoi. (Se shpejti nga Esperanto mbaron perkthimi ne portugalisht nga nje mikeshe braziliane).

eshte me e lehte te perkthehet nga Esperanto ne gjuhen kombetare dhe anasjellas. Kam bere nje eksperiment 25 vjet me pare ne Shkollen e Gjuheve te Huaja ne Tirane, ku mesoheshin disa gjuhe (italisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht dhe frengjisht- dikur edhe rusisht). Aty kishte nxenes edhe te kursit te esperantos.

Shkrova ne tabele nje tekst ne shqip dhe u thashe shtate nxenesve t'I perkthenin ne gjuhet qe ata mesonin. Per 20 minuta. Pastaj thirra shtate nxenes te tjere dhe iu luta t'i perkthenin tekstet perseri ne shqip. Rezultoi qe nga Esperanto doli nje tekst me besnik.

Rudi: Si mund ta perkthesh ne Esperanto "Me plase shpirtin!"

Bardhyli: Vi rompis mian animon, vi krevigis mian animon.

Rudi: ai e beri fiu fiu..

Bardhyli: qesh.

Shiko ne kemi perkthyer poemat e Luljeta Lleshanakut, ?do dy tre dite une perkthej nje vjershe qe me terheq te poeteve dhe poeteshave tona te mira dhe i fus ne facebook. Ne vjershat ka veshtiresi per te dhene ritmin, muzikalitetin etj qe jane ne dore te perkthyesit. Natyrishst.

Rudi: si eshte melodia e kesaj gjuhe? Italishtja ka karakteritikat e veta, po keshtu frengjishtja..

Bardhyli: Italishtja eshte modeli i nje gjuhe fonetike te qarte. Dy djemte e mij qe kane studiuar ne Itali nuk kane pase nevoje te japin provimin e gjuhes sepse e paten mesuar ate nepermjet televizionit. Por italishtja e ka shume te veshtire gramatiken.

Rudi: Po Esperanto, eshte e qarte?

Bardhyli: Patjeter. Ka edhe radio edhe televizione ne esperantisht. Behen takime nderkombetare, konferenca virtuale, kongrese me 2000-3000 vete pa perkthyes ku ndjehesh si pjese e nje populli te ve?ante..

Viola: vertet?

Rudi: Nuk ka akcente, dialekte ne esperantisht?

Bardhyli: dialekte nuk ka sikurse ka psh anglishtja, e folmja e kanadezeve, australianeve, amerikaneve dhe britanikeve. Po akcente ka. Psh hungarezet, finlandezet, kinezet, disa tinguj nuk i shqiptojne dot. Kinezet thone Arbania ne vend te Albania.

Viola: Cilat jane sfidat e esperantos?

Bardhyli: Sfida me e madhe eshte freskimi i shoqatave me anetare te rinj ne moshe, se jemi mplakur. Keta te rinj duhet te jene disi idealiste, pasi Esperanto nuk u siguron nje vend pune sikurse anglishtja apo gjermanishtja, nuk e ka kete luks, por thjesht jep kenaqesi, sikurse kam pasur une vete.

Por duhet te shpresoje per te ardhmen, kur Esperanto mbase behet gjuhe ndihmese e perbashket.

Viola: Ju besoni ne kete?

Bardhyli: Po. Idete e reja futen me veshtiresi. Le te marrim psh numrat arabe. U deshen 500 vjet qe ato te pranohen ne Europe. Perse? Sepse europianet ishin ne konflikt me arabet qe kishin bllokuar rruget drejt Indise. Por sistemi metrik ende nuk eshte bere mbare boteror. Ende flitet per in?e, milje, paund etj.

Napoleoni futi sistemi njeqind gradesh dhe tabelat llogaritese perkatese por ky system deshtoi se nuk e pranuan vendet europiane ne konflikt me Francen. Pra idete e reja futen me veshtiresi. Duhet te behet nje permbysje..

Rudi: A ka nje strukture organizative Esperanto qe te ndikoje ne futjen e saj ne organizatat dhe institucionet nderkombetare?

Bardhyli: eshte futur ne sistemin e telegrafise, pasi vleresohet si nje gjuhe e qarte. Do ishte mire te futej edhe ne sistemin e komunikimit te kompanive ajrore, pasi jane verejtur shume aksidente nga keqkuptimet e fjaleve ne anglisht.

eshte futur ne shoqatat mjeksore. Shkencetaret japoneze preferojne t'i shkruajne punimet e tyre shkencore ne esperantisht, nje gjuhe me e lehte per ta dhe mandej keto perkthehen ne gjuhet kombetare.

Politikanet, artistet, shkencetaret nuk kane kohe ta mesojne nje gjuhe si duhet, pasi kjo lyp 10000 ore sipas neuropsikologeve! Te jetosh ne vendin ku flitet ajo gjuhe gjashte muaj, nje vjet e me shume, "te thyesh veshin", te kesh nje moshe te re, (kur truri ende eshte plastik).

Rudi: Po Esperanto nuk e ka nje vend te tille ku "mund te thyesh veshin"..

Bardhyli: Vendi formohet permes takimeve nderkombeatre. Me nje Italian nuk merresh vesh dot ne italisht si duhet, Une e kuptoj italishten, por nuk e flas dot si duhet?

Rudi: ju ne ?'mase e zoteroni esperanton?

Bardhyli: Une rusishten e kam filluar ta mesoj qe 11 vje?, e kam perdor ne universitet pasi na mungonin shume libra ne shqip, po ashtu anglishten kam nise ta mesoj ne shkolle qe 14 vje?, edhe ate e kam perdorur. Lexoj dhe perkthej me ndihmen e fjalorit pa problem. Por ne se degjoj 100 fjale prej tyre kuptoj vetem 5o, ndersa nga 100 fjale ne esperantisht kuptoj 98!

Viola: mesatarisht.

Bardhyli: Po, kam rrjedhshmeri ne te folur. Edhe po mos ta dije nje fjale me logjike e gjej te barazvlefshmen e saj. Struktura e esperantos me ndihmon. Psh ne se fjala perfundon me Ist e di qe eshte nje profesion, sportisto, futbalisto, etj

Viola: dmth profesionet mbarojne me ist.

Bardhyli: po  te mbaroje me ism e di qe eshte ideologji, socialismo, komunismo, fashismo..Jane prapashetsa te marra nga gjuhet europiane.

Rudi: si mund te themi ne Esperanto

Rreth flamurit te bashkuar

Bardhyli: ?irkau la flago kunigitaj

Rudi: me deshire dhe nje qellim

Bardhyli: kun deziro kaj cello.

Rudi: Me perngjau pak me gjuhen portugeze.

Bardhyli: Portugalishtja eshte gjuhe latine. Por te kuptohemi, vete folesit e gjuheve latine nuk kuptohen plotesisht njeri me tjetrin, psh italianet me francezet, spanjollet. Ne portugalisht eshte fjala Larg si ne shqip, por nuk eshte keshtu ne italisht..Ata duhet ta mesojne si gjuhe te huaj.

Rudi: Sigurisht, kane diferenca, katalanasit psh ngjajne me shume me francezet se sa me spanjollet.

Bardhyli: e ?uditshme kjo. Por ne fakt keta popuj e kane humbur gjuhen e vet antike, Francezet kane pase fole oksitanisht psh dhe kane pervetesuar latinishten..Edhe italianet etruskishten.

Rudi: Sigurisht gjuhet evoluojne. Edhe pretendimi sikur shqiptaret flasin te njejten gjuhe si ne antikitet, nuk eshte e vertete, e tepruar kjo.

Bardhyli: nuk eshte tamam, vertet.

Viola: Nderkohe ju keni nxenesit tuaj qe u mesoni esperanton. Cila eshte mosha me e vogel e tyre?

Bardhyli: Para tre vitesh u njoha me nje gjimnazist te shkolles Partizani, Juri Andoni. Ai deshironte ta mesonte esperanton. i dhashe materiale, perdori edhe internetin dhe brenda nje viti kuptonte mjaftueshem. Atehere i propozova te perkthente nje novele te shkurter te nje shkrimatri suedez, per vikinget. Juri jo vetem e perktheu por edhe e botoi librin ne shqip! Ne televizionin tuaj para dy vjetesh ai ka treguar vete per kete pervoje. Jane njerez te ve?ante, qe kane deshire,,

Rudi: nuk eshte se ka nje funksion nonetar..

Bardhyli: po, psh si sporti, ti shkon e ndjek per qejf, po ashtu muziken, librat..

Rudi: mund te mesosh nej instrument muzikor..

Bardhyli: Po, ne shqiptaret vuajme nga kjo ane. Nuk jemi te prire per idealizem, por per materializem..

Rudi: Vertet, idealizmi te le fukara ne fakt..

Bardhyli: U perpoqen Rilindasit te ngjallnin dashurine per atdheun, te na largonin nga anet e tjera,,

Rudi: Deshtuan edhe ata..

Bardhyli: Jo, ata lane gjurme..

Rudi: Lane gjurme sigurisht te ata qe i kuptojne..Sa eshte afersisht numri i esperantisteve ne Shqiperi?

Bardhyli: ne kurset tona kane kaluar rreth 500 vete, por jane edhe me shume, sepse mund ta kene mesuar esperanton edhe vete.

Rudi: a e kemi te veshtire ta mesojme, a jane shqiptaret te zote per kete?

Bardhyli: une thashe, per tre muaj nje here ne jave e ndoqa kursin dhe nisa te shkruaj letra. Mendoni sikur te ndiqni nje kurs suedishte tre muaj nga nje ore ne jave, a mund te shkruash leter?! Vete shqiptaret qe kane vite te tera ne Suedi, qe marrin buken e gojes ne ate vend, nuk e zoterojne gjuhen e vendit. Kam bere nje prove interesante para tre vitesh. Mora nje pasazh nga Adem Dema?i, "Burgjet e mija- fati im i madh", tre faqesh. Mendova te bej nje liber me kete pasazh ne te gjithe gjuhet kryesore te botes. Me ndihmuan esperantistet. Erdhen perkthime nga 34 gjuhe, nga Japonia ne Brazil. Ne Norvegji dhe Suedi iu luta shqiptareve te atjeshem. NUk ishin ne gjendje. Atehere perkthimin e bene esperantistet vendas. Libri doli me sukses!

Rudi: Mrekulli! Pergezime professor!

?fare do t'I thoni publikut ne gjuhen Esperanto?

Bardhyli: Mi invitas vin (Une ju ftoj)

Rudi dhe Viola njeheresh: Oh qenka kaq e lehte dhe e kuptueshme!

Bardhyli: (vazhdon) Lerni la internacian lingvon Esperanto (te mesoni gjuhen nderkombetare Esperanto)

Rudi dhe Viola: perserisin ne kor..

Rudi: Perse?

Bardhyli: Gji estas la futuro de la mondo!

Rudi dhe Viola: e kuptuam! Si thuhet kjo ishte shume e thjeshte.

Bardhyli Tre simpla!

Viola: Nuk besoj se do me duhet shume kohe per ta mesuar kete gjuhe!

Bardhyli: une do t'iu dergoj me email metoden e esperantos, ndonje poezi dhe tregim te shkurter. Do bindeni se eshte vertet gjuhe e lehte.

Rudi: Dmth kjo gjuhe ka disa fjala nga frengjishtja, anglishtja, etj. pra po te kesh informacion per keto gjuhe, e meson lehte esperanton.

Bardhyli: te gjitha fjalet qe perdoren nderkombetarisht jane futur ne Esperanto, radio, sporto, futbalo, basketbalo (e kane marre sikurse shkruhet, jo sikur e shqiptojne anglezet..)

Rudi: Falemnderit!

Bardhyli: Dankon! Ne dankinde- s'ka perse.

Viola: Ne fakt une do doja qe profesori te shpalle Ekonomia nje minute ne esperantisht.,

Bardhyli: La ekonomia unu minuto!

Rudi dhe Viola: reagojne gezueshem

Bardhyli: shquarja e emrave behet me artikullin La, la ekonomio

Rudi dhe Viola: Falemnderit profesor!

Bardhyli: Ne dankinde, falemnderit juve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx