Kulturë
Jahja Drançolli: Branko Horvat - “Çështja e Kosovës”
E marte, 19.12.2023, 08:50 PM
Jahja Drançolli:
Më
18 dhjetor 2023 janë bërë 20 vjet nga shkuarja në amshim e Branko Horvat-it,
njërit prej autorëve të parë që në Jugosllavinë komuniste pati guximin të
trajtonte “Çështjen e Kosovës”!
Studiuesi
kroati, Branko Horvat (1928- 18/XII/2003), një ekonomist i nivelit botëror me
njohuri nga shkencat historike, sociologjike e politike, i nxitur nga tematika
aktuale e Kosovës, një vend atëherë më i zjarrtë në Jugosllavinë komuniste, për të
reflektuar në aspektin
politiko-sociologjik kishte marrë guxim të shkruante librin me titull, “Çështja
e Kosovës" ("Kosovsko
pitanje”: Zagreb, 1988). Libri në fjalë, që i referohet kryesisht Kosovës,
Jugosllavisë dhe Shqipërisë, kishte zgjuar interesim të madh jo vetëm në
ish-Jugosllavi por edhe më gjërësisht. Këtu çështja shqiptare ishte trajtuar
nga një këndvështrim te paanshen dhe objektiv, dhe si i tillë libri është
mirëpritur nga shqiptarët dhe përkrahësit e çështjës së Kosovës në botë.
Sipas
studiuesit Horvat, Kosova, “ishte problemi më aktual i ditës, dhe si i tillë duhet të zgjidhet
menjëherë”. Për studiuesin Horvat, historia në këtë libër është e dobishme,
meqë, “Ajo duhet të kontribuojë në sqarimin e problemeve dhe mosmarrëveshjeve
të sotme”!