Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahja Drançolli: Branko Horvat - “Çështja e Kosovës”

| E marte, 19.12.2023, 08:50 PM |


Jahja Drançolli:

Më 18 dhjetor 2023 janë bërë 20 vjet nga shkuarja në amshim e Branko Horvat-it, njërit prej autorëve të parë që në Jugosllavinë komuniste pati guximin të trajtonte “Çështjen e Kosovës”!

Studiuesi kroati, Branko Horvat (1928- 18/XII/2003), një ekonomist i nivelit botëror me njohuri nga shkencat historike, sociologjike e politike, i nxitur nga tematika aktuale e Kosovës, një vend atëherë më i zjarrtë  në Jugosllavinë komuniste, për të reflektuar  në aspektin politiko-sociologjik kishte marrë guxim të shkruante librin me titull, “Çështja e Kosovës"  ("Kosovsko pitanje”: Zagreb, 1988). Libri në fjalë, që i referohet kryesisht Kosovës, Jugosllavisë dhe Shqipërisë, kishte zgjuar interesim të madh jo vetëm në ish-Jugosllavi por edhe më gjërësisht. Këtu çështja shqiptare ishte trajtuar nga një këndvështrim te paanshen dhe objektiv, dhe si i tillë libri është mirëpritur nga shqiptarët dhe përkrahësit e çështjës së Kosovës në botë.

Sipas studiuesit Horvat, Kosova, “ishte problemi më aktual  i ditës, dhe si i tillë duhet të zgjidhet menjëherë”. Për studiuesin Horvat, historia në këtë libër është e dobishme, meqë, “Ajo duhet të kontribuojë në sqarimin e problemeve dhe mosmarrëveshjeve të sotme”!