Kulturë
Shyqyri Fejzo: Hirushja e Mitrovicës
E premte, 22.12.2023, 08:57 PM
Për “maja e kreshta” të artit që nderojnë Shqiptarizmën.
“Hirushja
e Mitrovicës”
Për
Sopranon Elbenita Kajtazi
Nga
Shyqyri Fejzo
Trajtimi
mitik i Shqipërisë është mjaft i
përhapur sot në vend dhe jashtë tij. Jo
shqiptarët që kanë vizituar vendin, apo analizuar problemin, janë
përqëndruar tek historia, gjuha e veçantë, nga pejsazhi dhe natyra e pa ndotur,
prapambetja dhe mjerimi, sponatniteti popullor, zakonet e lashta si dhe
përzjerja e lindores me perëndimoren, nga copëzimi dhe larushitja e vendit, nga e panjohura e zanafillës së tij.
Bota kështu na njeh në vija të trasha, po kjo nuk është e tëra. Jo më pak
shkrime e analiza ka për karakterin, vetitë genin e shqiptarit, se i tillë
është dhe realiteti.
Pas
kësaj “hyrje të cunguar” në këtë shkrim dua të ndalem në vetitë e shqiptarit,
genin e tij me theks jo vetëm qartësinë e mendimit, por veçanrisht në
këmbënguljen. Këto dukuri lidhen direkt
me përvetësimin e gjuhëve të huaja, përshtatëshmërinë dhe dukuri e
tendenca për të realizuar më të mirën bashkëkohoren, në përputhje me stadet e
zhvillimit të vendeve ku jetojnë dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Midis
dhjetra shembujve që mund të jepen sot për këto probleme, do të veçonim atë të
sopranos Elbenita Kajtazi e cila në sajë të një pune kolosale, ka arritur e
synon suksese të tjera në fushën e muzikës operistike e interpertimit të saj.
Bota kritike muzikore vlerëson lart
zërat e rrallë, timbrin e bukur, interpretimin e thellë shpirtëror të saj. Në
media është publikuar me emrin e bukur “Hirushja e Mitrovicës”. Kur flitet
ose shkruhet për një figurë tipike të
kulturës, artit, sportit etj.jemi mësuar dhe jemi njohur veç me sukses, arritje
në ngjitje, me një fëmijëni kështu, ose ashtu, me të dhëna interesante dhe
premtuse për të ardhmen. Kjo na bën disi të përgatitur çfarë do të dëgjojmë,
shikojmë apo lexojmë më pas. Por, rastet në jetë janë të ndryshme, si vetë
jeta.
Po
të shikosh apo dëgjojsh civinë e Elbenitës, sipas tregimit modest të saj në
takimin e njohur me kryeministrin Edi Rama do të fiksoheshin disa të dhëna dhe
momente intersante të jetës saj. Në
intervistë dhe në biseda, në çdo fjalë a fjali, (zakonisht të shkurtra e të
kursyera),bashkëbiseduese interesante dhe dëgjuese e vemendëshme. Në çdo veprim të imagjinuar dhe konkret, ajo
duket sikur luan një simfoni, ku tasiera e preferuar e saj është konkretja dhe
humanizmi.. Kushdo që e ka njohur, dëshmon dhe flet se në bukurinë e saj
natyrore është bashkuar një mendje e fuqishme e pasur me dituri, me karakter
shumë të gëzuar, të thjeshtë, bashkë me ndjenjën madhështore të dinjitetit
vetiak.
Më
e madhja e një “skuadre volej-bolli” me gjashtë motra dhe një vëlla, më i vogli
i fëmijve, i cili në shkurt mbush 17 vjeç. Po të pyeste njeri për kuriozitet se
“kur ka nisur të kërcejë si balerinë?” do të ishte me vend përgjigja “që në
barkun e nënës kur ajo shkonte në Skënderaj në rrugë e pa rrugë nga tmerret e
luftës.” E madhja, “hallemadhja”i thonë një fjale të mençme në Shqipëri. E
madhja e gjashtë motrave. Nuk është pak. Motra e katërt lindi në Durrës, ku
familja komplet ishte shperngulur nga lufta në Kosovë, ndaj me të drejtë i vumë
emrin “Fitorja”. “Dashurinë për njeri-tjetrin ne e ndjemë që kur erdhëm në
kufi. Një polic shqiptar më rroku për qafe e më rrëmbeu nga traktori duke më
mbajtur në krah. Nuk e harroj atë moment.” Më pas kur pushoi lufta dhe u shpall
fitorja, ata u kthyen në Mitrovicë. Sejcili nga
familja dhe së toku dualën detyrat e eliminimit të shkatërrimeve të
luftës. Duke kërkuar gjetëm lopën që i kishte grumbulluar e kujdesej për to një
fshatar zemërbardhë dhe i ndershëm aty afër. Unë e njoha lopën menjëherë. Jo
vetëm nga nishani që i kishim lidhur në
bisht. Që ato ditë fillova të ushqej e mjel lopën si dhe të shes përditë qumështin
në qytet. Këtë punë e kam bërë me kënaqësi të madhe. Më takonte si fëmija i
madh.
Duke
dëgjuar videon e shkruar për këto probleme, të kujtohen menjëherë mendimet e
dietarëve e personaliteteve të shquara, si Hygoj, Tolstoi, Heminguej apo Lasgushi
ynë se ”faktor kryesor për arritjen e një suksesi në jetë është dhe një fëmijëri e vuajtur dhe e varfër.” Dhe personazhi i këtij
shkrimi nuk bën asnjë përjashtim nga ato konkluzione të njerëzve të shquar.
Prindët
e Elbenitës, si shumica e shqiptarëve, kanë dashuruar e duan pa masë lirinë dhe
diturinë. Për të ardhmen e vajzës tyre të dashur ata synonin ta çonin në
shkollë. Të dhënat e para siç shprehet ajo, “kam kënduar në heshtje. Ishte
luftë.” Në Durrës, ku dëgjuam dhe lajmin e fitores dhe u bëmë në shtëpi me
motrën tonë “Fitore”plot katër vajza, kam kënduar me zë dhe bukur, siç më
thanë.
Pas
diskutimesh e hamendësimesh, që lidhëshin me mundësitë e vazhdimit të shkollës
e varfërisë që e kishin shoqëruese, ata vajzën e dërguan në shkollën e muzikës
“Tefta Tashko” në Mitrovicë. Nga ajo shkollë përveçse dëgjoi për herë të parë
muzikë operistike dhe konkretisht të madhen Marie Kallas, u përcaktuan e
zbuluan dhe prirjet e saj për muzikën
operistike. Tani ajo kujton fillimin në Prishtinë në fakultetin e Arteve.
Megjithëse punonte e studjonte pa pushim, por në thelb e kuptonte se aq ishte
pak. Pati mëdyshje për ta lënë atë shkollë e të bëhej avokate, por këmbëngulja
e së ëmës bëri që të kërkonte më tej për muzikë. Duke parë “Traviatën” në TV.dhënë
në sallën e Operas në Londër, bashkë me të ëmën, ajo e nxiti ti shkruajë
solistes kryesore të asaj shfaqjeje, Ermonela Jaho e ti kërkonte ndonjë ndihmë.
Mençuria popullore thotë se “Ai që kërkon, gjen, por ai që këmbëngul, gjen dhe
merr.” Kështu ndodhi edhe me Elbenita Kajtazin. Pas mesazhit dhe linkut që i
dërgoi, i erdhi menjëherë përgjigja pozitive nga Ermonela, e cila pas një
muaji, për fatin e të dyjave, shkoi në Prishtinë për të dhënë shfaqje.
Kuptohet, aty koordinuan më mirë punët për vazhdimësinë. Më pas pë Elbenita
Kajtazin filluan intensitet pune, emocione por edhe kënaqësi e rrugëzgjidhje.
Ajo kujton me shumë respekt pedagogen e apasionuar të muzikës në Amerikë, Vera
Kalabri e cila organizoi dy edicione në Gjermani. “Hirushja e Mitrovicës”
qëndroi dy vjet e gjysëm në Gjermani, ku mendon se fitoi shumë, si në mësimin e
gjuhës gjermane dhe në muzikë. Është botërisht e njohur aftësia e shqiptarit në
përvehtësimin me themel të gjuhëve të huaja. Këtë e vërtetoi më së miri dhe
Elbenita. Natyrisht, zotësia e saj për
të kaluar me lehtësi nga një mjedis në tjetrin, nuk e shtyu të shkëputej
shpirtërisht nga vendlindja dhe nga dëshira përherë e gjallë për t’u rikthyer
në atdhe. Të çudit dhe të kënaq fakti kur dëgjon në biseda e intervista sa
bukur e pastër e flet gjuhën e nënës, shqipen e bukur sopranoja.
Profesoresha
e këndimit në Gjermani, ishte e rreptë, por veçanrisht e saktë. Kjo bëri tek
artistja të krijojë bindje të qëndrueshme e të drejta për sistemin gjerman. Në
punë, veprimtari artistike apo në pushime me miq e shokë ajo në një formë a
tjetër, do të përmendë Ermanela Jahon që me respekt të veçantë e quan “motra e
madhe.” Arritjet e këtyre “motrave soprano” janë vërtet të admirueshme në
fushën e muzikës operistike,si gjeografi shpërndarje në shumë vende të Europës
e botës, në role e vlerësime me cmime të shumta.
Çdo
i ri apo e re, dihet se në jetë kanë dhe një qëllim final, ngritjen dhe
funksionimin e familjes, qelizës bazë të shoqërisë, për vazhdimin e pemës
gjenealogjike të sejcilit. I zgjedhuri i zemrës saj është Ardiani, qe vjen nga
Vushtrria, shokë e të njohur nga shkolla e mesme. Ata kanë 15 vjet
bashkëjetese, por vetëm 5 vitet e fundit, kur bashkëshorti po punon në Hamburg,
janë më të qetë e të lumtur, mbasi më përpara u ishin diktuar lëvizje që vinin
nga natyra e punës dhe profesionit. Do t’me lejojë Elbenita të shkruaj një
nënkapitull fantazi të lidhur me muzikën
në familjen e tyre pas një pune të lodhëshme.
Në
pushimet shlodhëse të shkurtra apo dhe pak të gjata, muzika, veçanërisht ajo
popullore ishte “ushqimi” i dytë shlodhës i tyre.
-Mua
muzika popullore, siç e di dhe e ke vënë
re gjatë këtyre viteve bashëjetesë partnerë në familje, më shlodh, më krijon
disa emocione në subkoshiencë dhe më çon peshë gjithë organizmin. Njëqind
probleme të kem në tru, duket sikur ato zgjidhen të gjitha, shuhen dhe pa
dashur, kam hyrë në linjën melodike të këngës, të tekstit…
` -Mirë e thua, Ela. Ti në shpirt, në
mendime je artiste. Dhe artistët, kompozitori, formuluesi i tekstit,
interpretuesi(këngëtari) janë shkencëtarë në një farë mënyre, por desha të them
shkencëtarë simpatikë, mbasi shtrydhin kokën e mendimet e tyre për të dhënë
njerëzve kënaqësinë, si kjo që po provojmë ne të dy pas kësaj lodhje…
-Ngrije
dhe pak zërin të lutem, se po këndon “Bareshën” Nexhmije Pagarusha…
-Është
e pa përsëritshme vërtet, Nexhmije
Pagarusha. Unë emocione të jashtëzakonëshme ndjej dhe kur dëgjoj Vaçe
Zelën kur këndon këngën “gjyshja”. Në
veshë buçasin ato nota e tinguj nostalgjikë, aq të bukur të krijuara nga i
madhi Agim Krajka, me një rregjistër zëri si të Vaçes, po në sytë e mendjes kam
gjyshen time…
Dhe
biseda vazhdonte e rridhte për bukuri për
këngëtarë të tjerë të vendit, të
Italisë, Gjermanisë, Anglisë, Amerikës, Greqisë apo dhe për këngën “Lane Moje”
kënduar në një festival Europian të këngës nga Zeljko Jaksimoviç i Sërbisë.
Arti është art. E bukura pëlqehet nga të gjthë dhe kudo.
-Nuk
po futem në muzikën operistike të lakoj “Manon Lesko” e perla të tjera të saj.
Ato janë ushqimi juaj shpirtëror. Ti e
dashur Ela, që rrezaton gjithnjë mirësi, e dashuron të bukurën. E di si ka
shkruar Dostojevski?...”Bukuria do të pushtojë botën…”
-Ti
e di, Ardiani. Për Dostojevskin unë kam debolesë të madhe. Një shkrimtar shumë
i thellë psikologjik. Tolstoi, Pushkini, Turgenievi, Gogoli, e një plejadë e
tyre të para revolucionit janë të pa arritshëm…Unë kur kam kohë, nuk shkëputem
dot nga leximi i veprave të tyre, ashtu si më tërheqin veprat e Kadaresë, apo libri fantastik
“Gjuetari i balonave”
Elbanita
fërkon duart, mbyll sytë e duket diçka ëndërron e thotë:”…-
.-Por,
krahas tyre kontribut jo i pakët është dhënë nga zhvillimet e sotme dhe muzika
ka marrë përmasa botrore dhe shpesh po del në skenë pa një autor, po me
kooperim. Arkitekti shqiptar i
“Taxhmahallit të famshëm në Agra të Indisë, kompozitori Yannis Love is All and
Prelude, grek, ekzekuton në duduk latinoamerikani Pedro Eustache, tonin ja jep
mezosopranoja kineze, me ekzekutimin e saj të papërsëritshëm. A e shikon çfarë
kombinimi e arritje ka nga ajka e personaliteteve të muzikës e artit botror?
Jetojmë kohra vërtet interesante…
-Po.Është
e vërtetë. Po ka ca gjëra lidhur me muzikën që mbeten thellë në subkoshiencën e
njeriut dhe pa “kurdisur,”shpesh ato që lidhen me muzikën, duket sikur të
shoqërojnë në cdo hap. Te unë këto dukuri shfaqen për këngë të bukura të
muzikës popullore, ndërsa ty e dashur rrethi i shoqërimit është më i madh, më i
gjërë…
-Kjo
është e vërtetë i dashur. Unë muzikën popullore e kam shpirt e xhan.Nuk ngopem
së dëgjuari.
-E
di.Të kam parë e dëgjuar me shpirt në shkurtin e vitit 2022, kur këndove këngën
“Vet ke mbetë”.- qeshin me shpirt të dy.
-Ti
edhe kur punon, pa ze imiton dicka…
-Aha!
E ke vënë re? Vec muzikës popullore, të them të drejtën, më josh shumë dhe
muzika orkestrale.Nuk kam përse ta fsheh. Kur dëgjoj “Vëlltavën”e Smetanës
lumturohem, ashtu si bëhem edhe kur dëgjoj nga Diku Si “marmërimin e ujrave të
pranverës” apo veprën simfonike të Tish Daisë “Një ditë pikniku”….
Pas
kësaj shlodhje shumë aktive çifti vazhdon punën aty ku e kishin lënë, me
energji dhe frymëzim të ri nën vështimet e njëri-tjetrit duke dëgjuar dhe
fishkëllimën e lehtë të Ardienit nga kënga e “Baresha”,gati imitonte tingujt e
violinës së Shkëlzen Dolit.
Mendoj
se kot nuk ja kanë ngjitur emrin “Hirushja e Mitrovicës-“ Kur kthen kokën pas,
në fytyrën e Elbenita Kajtazit gjithjë
çel trëndafili i një buzëqeshje të mirë, që buron nga shpirti i saj i pastër,
nga fakti se gjatë gjithë jetës së saj, në çdo hap që ka hedhur, e ka
karakterizuar mirësia, fisnikëria dhe dashuria e pakufishme për kombin, për njerëzit.Njeriut të qeshur i
hapet çdo portë. Ajo të qeshurën gurgulluese e mban në buzë, dhe thellë në shpirt.
Nga
lufta në Kosovë dhe më tej, asaj, prindëve, motrave e vëllait, familjarisht u
pëlqen Shqipëria e veçanrisht perla e bregdetit Jonian, Qeparoi. Çdo vit ata
aty kalojnë pushimet.
Arritjet
nuk e dehin e frenojnë në asnjë çast artisten. Po të hedhësh një sy vendeve ku
ka kënduar, rolet e titujve të operave ku ka luajtur, cmimet me të cilat është
vlerësuar, del një odise interesante e veprimtarisë së sopranos, duke u bërë e
njohur, e dashur për interpretimin brilant të saj. Ëmbëlsinë e zërit të saj
kanë pasur fatin ta dëgjojnë e shijojnë spektatorët jo vetëm të Hamburgut në
sallat e koncerteve të Elbfilarmonisë
të famshme të qytetit metropol,
por edhe të Berlinit,Mynihut, Parisit, Romës,Shtëpinë e Operas në Korenë e
Jugut, Theatro Sao Pedro në San Paolo Brazil, programi Campo d’oro Neë York.
Salsburg festival dhjetor 2017,Cardif, Lyon, Grand Teatre de Genevë
etj.Gjeografia e vendeve që kanë provuar kënaqësinë që të dhuron interpertimi i
sopranos Elebenita Kajtazi është e madhe,në pothuajse në pesë kontinentet.
Rolet e saj të denja dhe të pa përsëritshme,kanë qënë ai i Violetta-La
traviata, Mimi-La Bogeme,Micaela- Carmen,Tatyana-Eugen Onegin,Liu-Turandot,
Pamina-Die Zauberflote, Dona Anna- Don
Giovanni, Manon- Manon, Adina-Lelisir Damore, etj.
Një
varg cmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare
pasurojnë civinë dhe karierën brilante të saj.
Në
“Elbfilarmoninë koncentrale” fantastike të
Hamburgut ku jep koncerte të herë
pas hershme, aty enden dhe ëndrrat e perspektiva e mëtejshme e lidhur ngushtë
me shpresat e mundësitë për sa më shumë koncerte, për të debutuar në Teatrin e
Operas e Baletit në Shqipëri, për të parë sa
më shpejt në veprimtari Teatrin e Operas të Kosovës.
Aftësia
për t’u përshtatur siç duhet dhe shpejt nënkupton zgjuarësi të zhvilluar, që
nuk njeh gjurmë misticizmi. As mjegullnajat nuk ia turbullojnë mendjen
shqiptarit.. Tek shqiptari në thelb nuk gjen asgjë monstruoze, as të
shpërpjestuar. Përkundrazi: e ka tejet të zhvilluar qëndrimin kritik dhe
filozofik ndaj shoqërisë dhe jetës. Mençuria e shqiptarit e përjashton sidomos
naivitetin, mendjelehtësinë. Ai është gjithmonë realist, me këmbët në tokë, i
vëmendshëm, rrallëherë i hutuar
Nëpërmjet
kësaj optike sot mund të shikohen arritjet e të rinjve e sidomos të rejave në
vend e kudo në botë. Arritjet e sopranos Elbenita Kajtazi, së bashku me motrën
e saj të madhe Ermonela Jaho në muzikën operistike, Mira Murati në intelegjencën artificiale, të Suzana Zuta në
energjinë e rinovueshme e gazin jeshil, të kampioneve te Karatese Kelmendi,
Gashi e krejt shkollës së karatesë në
Fushkosovë, të Sadbere Emshiu si pedagoge e gjuhës shqipe dhe Gjermane në
Hamburg, e dhjetra të tjera.Ato janë kreshtat e majave më të larta të intelektualëve e intelegjencës,me
të cilët është gërshetuar kultura, Atdhetarizmi e pariotizmi dhe tregojnë për
genin e fuqishëm shqiptar,shpresë për vendin në të ardhmen, me të cilat krenohen gjithë shqiptarët.
Shyqyri Fejzo
Hamburg, Dhjetor 2023