Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Një urim ditëlindjeje nga Shqipëria drejt ShBA-s
E marte, 26.12.2023, 07:43 PM
Një urim ditëlindjeje nga Shqipëria drejt ShBA-s
Akademik,
Prof. Dr Eshref Ymeri, Ju urojmë:
“Gëzuar
këtë përvjetor në gjirin e familjes suaj, jetë të gjatë me suksese dhe arritje
të reja shkencore!
Nga
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Eshref Hasan Ymeri,
personalitet i shquar i arsimit, kulturës shqiptare, një prej elitave
kombëtare, e pret këtë jubile të lindjes së tij, me arritje madhore,
profesionale, intelektuale dhe me shumë realizime shkencore. Pa llogaritur
përkthimet me shkrim apo gojore, si dhe studimet ( letrare, publicistike apo
politike).
Vetëm si formulues dhe autor apo bashkautor i 10
fjalorëve dy gjuhësh, Eshrefi ka merituar vëmendjen e institucioneve qeveritare
të Shqipërisë. Po veçanërisht si frazeolog,
ai ka meritën e madhe të pasurimit të gjuhës shqipe. Sidomos me pesë Fjalorët Frazeologjik- italisht -shqip;
rusisht shqip; anglisht-shqip, frëngjisht-shqip dhe së fundmi Fjalor i
gjuhës shqipe, ai e ka vendosur veten në krye të panteonit
frazeologjik shqiptar, duke i kaluar të gjithë paraardhësi te frazeologjisë.
Si
askush tjetër, Eshrefi meriton më të mirat e botës për vlerat që ai mbart në
dobi të kulturës kombëtare. Po për fat të keq, kur antivlera ngrihet në pjedestal,
atëherë vlera e vërtetë humbet, duke u shndërruar në inekzistente.
Prof Eshrefit, këtë jubile duhej t’ia festonte
Akademia e Shkencave dhe Artit, sepse ai si Personalitet dhe Individualitet i
mirëformuar, meriton vlerësim maksimal institucional.
Cili është Eshref Ymeri
që unë vlerësimin ndaj figurës së tij, e ndiej si detyrim shtetëror dhe
përgjegjshmëri ndaj këtij personaliteti shkencor?
Eshref
Ymeri, bir i Vlorës dhe i
Labërisë, ka lindur në Smokthinën e lashtë të Mesapëve më, 25 dhjetor, 1938. Arsimin fillor dhe tetëvjeçar e kreu në vendlindje.
Arsimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ali Demi”,Vlorë.
Në formimin e tij intelektual, profesional dhe si
individualitet i shquar ndikoi “Qyteti i Diellit”, ky qytet bregdetar që laget nga Adriatiku i kaltër dhe Joni blu. perla
margaritare e Mesdheut, riviera mahnitëse e gjelbërimit të përhershëm, parajsa,
ku kanë folenë e prehen perënditë. Kjo trevë, veç bukurisë natyrore që,
Zoti ia ka dhuruar me të tepërt, mbart histori, atdhetari dhe kulturë. Vlora e
Flamurit, Vlora e Gjergj Arianitit, e Ismail Qemalit, e kapedanëve të Labërisë
dhe Himarës, që kanë lënë gjurmë në kontinent e më gjerë, ka një emër të madh
dhe një peshë të rëndë në historinë tonë kombëtare. Lum ai bir apo bijë që
lindi në këtë trevë dhe diti ta mbajë lart atë emër të lashtë dhe të ndritur.
Intelektualë të tillë nuk i kanë munguar dhe nuk i mungojnë Vlorës, për të
cilët ajo duhet të krenohet.
Janë njerëzit e vlerave, intlektualët e
shquar, ata që ia rrisin autoritetin apo dinjitetin Vlorës dhe kombit! Lum këto
troje autoktone për vajzat e djemtë mëndjendritur që, si pasardhës të të parëve
pellazgë, kanë ngritur lart emrin, famën dhe identitetin e Shqipërisë.
Pikërisht vendlindja e tij e bukur si në përrallë, mes
maleve jugëperëndimore, në të djathtë të luginës së lumit Shushicë, si dhe
Vlora antike, u bënë burim vlerash për të riun Eshref Ymeri. Sot Eshrefi ka një
emër të madh si poliglot (njohës e përdorues i shumë gjuhëve), studiues
shkencor, i cili ka nderuar emrin e tij, të krahinës së Mesaplikut antik, të
familjes Ymeri, Vlorës dhe kombit.
Djali i ri, i ardhur në Vlorë nga Mesapliku, qendër me
vlera të mëdha arkeologjike, Eshref
Ymeri, sot është “Personalitet i Shquar i Labërisë”, Elitë kombëtare,
me gradë shkencore Profesor- Doktor, Akademik, anëtar dinjitoz i
Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York.
Si njeri i dijes dhe kulturës kombëtare, i cili ka rrënjosur gjuhën shqipe, si
i pari dhe i vetmi element që ruan gjenezën e racës sautoktone pellazge-ilire
dhe arbëre, duke u dhënë mësim sa e sa brezave me studentë në arsimin e lartë
akademik. Për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në lëmin e arsimit dhe
kulturës, Unioni shqiptar i Bukureshtit me rastin e 7 Mars 2023,
për vlerat e mëdha si mësues i mësuesve dhe i pedagogëve, si akademik në
gjuhësi, histori, politikë, diplomaci, si përkthyes i shquar dhe për analizat e
marrëdhënieve nd/rajonale apo kontinentale e botërore, e vlerësoi Eshref Ymerin
me titullin e lartë “Nder i Kombit”.
Tituj të tillë, personlitetit Ymeri, duhej t’ia jepte Ministria e Kulturës,
Minisrtria e Arsimit, Akademia e Shkencës dhe Arteve si dhe Presidenti
Republikës. Ai është autor i shumë titujve, si studiues, përkthyes, shoqërues
delegacionesh qeveritare, interpret i thuajse të gjithë drejtuesëve të shtetit
e politikës shqiptare në takime ndërkombëtare dhe rajonele me karakter politik,
diplomatik apo ekonomik. Prof.Dr.Eshref Ymeri është një nga publicistët më të
shquar ku spikatin temat e shqiptarizmit.
Aktualisht jeton në ShBA dhe aty vazhdon punën e tij
studimore. Ai ka një jetë të pasur akademike, për të cilën krenohet, jo vetëm
ai dhe familja, por edhe studentët, si dhe ne miqtë e tij bashkë me lexuesit.
Çudi, vetëm Akademia e Shkencës dhe Artit në Tiranë,
hesht. Janë bërë shurdh memecë, mediokrit e lëbyrtë që nuk shohin tej hundës së
tyre, për shkak të shikimit të vagëlluar ndaj së vërtetës dhe realizmit real.
Këtij shkencëtari të ndritur të frazeologjisë, dëshiroja
t’i bëja një intervistë. Por i njohur për modesti, Ai nuk pranoi. Ndoshta për
shkak të largësisë, Personalitetit të
jashtëzakonshëm Eshref Ymeri, iu duk e tepërt një bisedë mes dy kontinenteve që
i ndajnë mijëra km.
Gjithsesi përmes këtij shkrimi, Fitim Haxhiraj, shoku i
rinisë, i fundviteve ’50, unë, Vilhelme Vrana bashkë me tri familjet e fëmijëve tanë, në
veçanti Raini, e urojmë me gjithë shpirt:
I dashur dhe i nderuar miku ynë, Eshref
!
Ju urojmë nga larg,
Gëzuar këtë vit Jubile! Jetë të gjatë
aktive mbushur me suksese dhe të papritura të këndshme shkencore! Kalofshi vite
të bukura bashkë me Havanë, fëmijët dhe bashkëshortët e tyre si dhe nipat me
mbesën!
Gëzuar Ditëlindjen dhe Vitin e Ri 2024!
Fite, Vili dhe 9 zemrat tona.
Në veçanti Raini Ju uron dhe ju shpreh
mirënjohjen për këshillat tuaja të vyera.
Nderime !
Familja Haxhiraj
Vlorë, 25.12.2023