Kulturë
Vahit Nasufi: Rapsodit Ali Krasniqi
E merkure, 27.12.2023, 08:50 PM
RAPSODIT ALI KRASNIQI
Me
rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta
Nga
Vahit Nasufi
Moj
e dashur Kosova jonë,
Me
ligjërime pse vajton?
Dhimbje
t`madhe n`shpirt ndjeva,
Për
rapsodin nga Malisheva!
Heshtën
tingujt e sharkisë,
Që
rrinte n`prehër t`bacë Alis,
Edhe
këngët i la të shkreta,
Ali
Krasniqi, u nda nga jeta!
Në
dhjetor, më njëzetë e dy,
Të
vitit dy mijë e njëzet e dy,
Fshati
Drenoc me lot ndër sy,
Foklorit
tone një krah iu thy!
Lindi
n`Drenoc ky zemër stoik,
N`vitin
1939, më 15 korrik,
Nga
nëna Nurë, babë Ramadani,
Lum
për ne që e pat vatani.
Lindi
në një familje bujare,
Shumë
artdashëse, atdhetare,
Kishte
katër motra, katër vëllezër,
Perëndia
kështu kishte bërë emër.
Ishte
i ndershëm si qytetar,
Me
kulturë, karakter fetar,
Ishte
shumë humanitar,
Ishte
i njohur dhe si pleqnar…
Këndoi
me shumë këngëtarë,
Me
Is Llapçevën të pa ndarë,
Sali
Bajramin kushëririn e vet,
Me
vëllain Ferizin këndoi n`duet…
Këndoi
n`festivale folklorike,
Këngë
ashikishte dhe kreshnike,
Këndoi,
n`koncerte humanitare,
Dhe
n`shumë dasma familjare…
Më
1977, në Zagreb të Kroacisë,
Bashkë
me rapsodin bacën Is,
Në
festivalin ndërkombëtar,
U
shpërblyen me vend të parë!
Thesari
i veprave artistike,
I
solli shumë çmime publike,
Shumë
mirënjohe dhe shpërblime,
Që
do të mbesin në kujtime.
Në
përjetësi kur e çuan,
Të
gjithë parajsën i dëshiruan,
Me
kurorë lulesh e mbuluan,
Shumë
referate i lexuan.
Ali
Krasniqi, pusho i qetë,
Dheu
që i këndove t`qoftë i lehtë,
Edhe
pse pa ty ne kemi mbetur,
Ndërrove
jetë, por, nuk ke vdekur!
Sa
herë këngët do t`i dëgjojmë,
Ali
Krasniqin do ta kujtojmë,
Veprat
tua madhështore,
Do
të mbajnë të gjallë prore.
Kërçovë, 22 dhjetor 2023