Kulturë
Rezoluta e Kuvendit të VII –të shoqatës Atdhetare-Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”
E enjte, 28.12.2023, 12:08 PM
Kuvendi i VII-të i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” , që zhvilloi punimet në Tepelenë, më 16-17 dhjetor 2023, pasi dëgjoi raportin mbi veprimtarinë e Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Kulturore, mbajtur nga Kryetari i kësaj shoqate Prof. Dr. Ago Nezha, ku diskutuan gjërësisht përfaqësues nga të gjitha degët e rretheve për çështjet që trajtoi raporti; miratuan raportin dhe zgjodhën organet drejtuese. Si sintezë e punës së kryer mes dy kuvendeve rezultoi ky rezolucion, që u miratua në kuvend.
1. Gjatë periudhës katër vjeçare degët janë bërë më
vetëvepruese me një aktivitet multidimensional.
2. Tematika që kanë rrokur degët në veprimtarinë e
tyre ka qenë tepër e larmishme duke përfshirë probleme të karakterit patriotik,
kulturor, social dhe ekonomik.
3. Një nga veprimtaritë kryesore ka qenë simpoziumi
i organizuar në Prishtinë për çështjen e ruajtjes së gjuhës dhe emrave nga
emigrantët në vende të ndryshme të botës.
4. Ky është një shqetësim permanent dhe Akademiku
Rexhep Qosja, duke vlerësuar lartë këtë veprimtari sugjeroi që Shoqata
“Labëria”, të organizojë një sesion të tillë në një nga universitetet e
Labërisë me ekspert të fushës. Është detyrë e forumit të ri që do dalë nga ky kuvend,
që të organizojë një simpozium në Universitetin “Ismail Qemali “ në Vlorë, që i
ka kapacitetet intelektuale, përfshirë dhe studiues e historianë të tjerë lab.
5. Për këtë qëllim është organizuar një takim dhe në
Komunën e Preshevës me 100 gra dhe vajza me emrin Vlora, ku Kryetari i Shoqatës
Prof. Dr. Ago Nezha ka shpalosur vlerat dhe veprimtarinë e Shoqatës Labëria.
6. Shoqata Labëria ka sensibilizuar opinionin
shoqëror për çështjen e Rrugës së Lumit të Vlorës.
7. Ka bërë kërkesa të përsëritura tre herë në
nivelet më të larta, si Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe
Kryetarit të Bashkisë Tiranës për mungesën e një sheshi dhe monumenti
madhështor për krijuesin e shtetit shqiptar, plakun e mençur Ismail Qemali, që
mbetet një problem për ndjekje.
8. Shoqata Labëria vëren se ka një mangësi në
përbërjen e strukturave të shoqatës, ku kryesisht militojnë të moshuar dhe
shumë pak gra dhe të rinj, që kjo situatë duhet përmirësuar me shembullin
personal të zgjedhurve.
9. Degët në rrethe veprimtaritë, që organizojnë
duhet t’i pasqyrojnë te gazeta “Labëria”, që është syri, veshi dhe zëri i
shoqatës.
Degët duhet të kenë
korespodentët e vet që ushqejnë me materiale koherente gazetën “Labëria”.
10. Shoqata “Labëria” duhet të japi alarmin në
strukturat shtetërore se shumë fshatra të Labërisë po rrjedhin e boshatisen në
mungesë të infrastrukturës rrugore, arsimore, shëndetësore dhe kulturore.
11. Shoqata “Labëria”, duhet të ndjekë shbërjen
e regjistrimit të këngës labe në UNESCO me termin “Isopolifoni, se gjoja kënga
labe vjen nga Sirenat greke dhe e ka origjinën nga muzika kishtare bizantine.
Këtë akt antikombëtar duhet ta korrigjojë Ministria e Kulturës, e cila është
autorja dhe përgjegjësja direkte për këtë emërtim.
12. Shoqata “Labëria” ka resurse dhe potenciale
të larta intelektuale, që kanë akses në shkallë kombëtare e më gjerë, që duhet
të dijë t’i afrojë e shfrytëzojë në të mirën e përbashkët kombëtare.
13. Kuvendi ngarkon kryesinë dhe kërkon te Kontrolli
i Shtetit dhe Ministria e Pushtetit Vendor auditimin e fondeve të akorduara nga
UNESKO dhe Qeveria Shqiptare për Polifoninë Shqiptare në qender dhe në rrethe.
Propozim per krijimin e Forumit “Nderi Shoqatës Labëria”.
Të nderuar delegate dhe delegat! Të nderuar miq e të ftuar në këtë
Kuvend të Shoqatës Atdhetare, Kulturore, Labëria “Nderi Kombit”!
Shoqata Labëria “Nderi Kombit” me kontributin dhe punën e palodhur
të çdo aktivisti dhe drejtuesit të sajë Prof. Dr. Ago Nezha, por dhe
gjithsecilit prej Jush, që jeni në këtë sallë është bërë e dashur, e respektuar
dhe e vlerësuar nga të gjitha trevat, si brenda vendit dhe përtej kufive të
Kombit Shqiptar.
Shoqatën e vlerësojnë, e respektojnë dhe nderojnë shumë bijë e
bija nga krahina e Labërisë, të cilët shoqata i ka nderuar dhe vlerësuar,
si Anëtarë Nderi i Shoqatës Labëria dhe Mirënjohje e Labërisë.
Por midis nesh janë edhe shumë personalitete të artit, kulturës, shkencës,
politikës, që nuk janë nga Labëria, por që dallohen për patriotizëm e
atdhedashuri, që shoqata i ka vlerësuar dhe nderuar me medaljen Mik i
Labërisë. Disa prej tyre i kemi sot në këtë sallë, të cilët ju i njihni dhe
nuk ka nevojë, që t’jua përmend emrat. Por t’i nderojmë dhe t’ju urojmë nga
zemra mirëseardhjen atyre që janë sot këtu me Ne, si dhe Ato dhe Ata që nuk
janë në këtë sallë, me një duartrokitje.
Shoqata Labëria “Nderi Kombit” e ka vlerësuar dhe e vlerëson shumë
veprimtarinë e tyre dhe të gjithë aktivistëve të shquar e të nderuar të saj.
Kontributi i tyre për shoqatën dhe kombit tonë si në ditë të mira dhe të
vështira është dhe do të vijojë të jetë edhe në të ardhmen shumdobiprurës dhe
mjaft i çmuar për kombin tonë.
Në këtë kuadër kam nderin t’i propozoj kuvendit, për të miratuar
edhe një shtesë në Statutin e shoqatës Labëria,
Krijimin e Forumit “Nderi i Shoqatës Labëria”.
Në të cilin të marrin pjesë personalitetet e nderuar nga shoqata
Labëria, por edhe Ata e Ato që nuk janë nga Labëria, por që janë nderuar nga
shoqata si Miq të Labërisë. Gjithashtu më lejoni, që të bëj
edhe një propozim, për drejtuesin e parë të këtij forumi, për të
nderuarin Prof. Dr. Ago Nezha. Duartrokitjet Tuaja miratojnë propozimin
tonë…
Suksese e punime të mbara Kuvendit të Labërisë, në Tepelenën tonë
të dashur! Faleminderit!