Kulturë
Gjekë Gjonaj: Lindja e Krishtit, festë gëzimi në Ulqin
E merkure, 27.12.2023, 08:57 PM
Mesha
e mesnatës në Kishën e Ulqinit
Lindja
e Krishtit, festë gëzimi në Ulqin
Nga
Gjekë Gjonaj
Ashtu si çdo vit, festa e Krishtlindjes (K’shnellave) është pritur me një atmosferë festive në
qytetin e Ulqinit nga besimtarët katolikë.
Ceremonia ka nisur ditën e diel me meshat e mbajtura në kishat e famullisë katolike të kësaj komunë. Mesha
tradicionale e mesnatës që të kujton
lindjen e birit të Zotit është mbajtur
në kishën e Ulqinit, për të vijuar ditën e hënë me mesha në kishat
katolike.
Mesazhet e
urimit
Meshtarët uruan të gjithë besimtarët
katolikë për më shumë paqe, mirësi,
dashuri, pajtim dhe falje. Në mesazhet e urimit për këtë festë
të madhe që simbolizon lindjen e Jezusit,
i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë zbritur në tokë për të
shlyer mëkatet e njerëzimit,
u theksua ringjallja e shpresave të reja me vlera universale në
bashkësitë shumetnike dhe shumë kulturore siç është ajo e Malit të Zi, respektivisht edhe e Ulqinit. Nga ana tjetër mjaft njerëz të besimit
katolikë këtë festë e kanë pritur me
fishekzjarrë, duke krijuar një atmosferë
të gëzueshme.
Bredhi i Krishtlindjes
Çdo familje katolike ka zbukuruar
shtëpinë e vetë me rastin e Krishtlindjeve me ngjyra të ndryshme, mes të cilave dominon
ngjyra e kuqe e cila simbolizon gjakun e Jezu Krishtit, që u derdh në
kryqëzimin e tij. Shtëpia, sipas
traditës së vendosjes së zbukurimeve,
nuk mund të paramendohet pa
vendosjen ( sjelljen ) e Pemës (
bredhit) së Krishtlindjeve dhe
zbukurimin e saj. Bredhi i Krishtlindjeve
është një simbol që fton familjet të mblidhen në një atmosferë paqeje, pranë së cilës
shkëmbejnë dhurata dashurie dhe gëzimi
në frymën e Krishtlindjes.
Ambientet jashtë shtëpisë janë dekoruar
me drita, apo figura të tjera Krishtlindjesh, qirinj, kurora, engjëj,
zile...
Ushqimi në
Natën e Krishtlindjeve
Një pjesë e rëndësishme e
kremtimit të kësaj feste të
madhe ishte edhe ushqimi. Natën e
Krishtlindjeve , sipas traditës, zonjat e shtëpisë kanë përgatitur ushqim të ligët, pa vezë, mish, sallo dhe yndyra të
tjera shtazore , përfshirë edhe
produktet e qumështit. Në tryezën e Natës së
Krishtlindjeve kishte, peshk të
pjekur e të zier, gështenja, fiq të thatë, kumbulla, mollë, dardhë, arra, perime e fruta, etj.
Tri ditëve tjera amviset gatuan
lloj-lloj ushqimesh të shijshme
dhe ëmbëlsira të shoqëruara me pije të ndryshme për mysafirët e besimeve të
tjera të cilët si gjithmonë në këtë qytet festuan së bashku. Një aspekt tjetër tërheqës i Krishtlindjeve moderne ishte edhe shkëmbimi i dhuratave, për të
cilat shumë njerëz mendojnë se i
kanë fillimet me dhuratat e shkëmbyera
gjatë një festivali që zhvillohej gjatë muajit dhjetor në
perandorinë Romake. Dhuratat e
posaçme fëmijëve ua solli Babagjyshi (
babadimri) gazmor i Vitit të Ri.
Atmosferë festive në familjen Smajlaj
Ne kemi privilegjin të bëhemi pjesë e atmosferës festive me rastin e Krishtlindjeve në
familjen e Toni Smajlaj nga Peja
( Kosovë), e cila jeton në Ulqin, ku vërejmë energji pozitive e gëzim
shpirtëror.
“ Krishtlindja është festë
shpirtërore kryesisht. Unë dhe
bashkëshortja ime Cicilia nga Mitrovica
i mbajmë mend shumë mirë festat në
rininë tonë. Natën e Krishtlindjeve mblidhej familja, përgatitej darka, para darkës thuhej
urata, shtrohej darka solemne sipas
riteve e zakoneve të festës, vlohej një gotë me raki kryesisht kumbullash me qëllim që ta mbajë trupin e
ngrohtë, pasi nata e 24 dhjetorit është e
ftohtë dhe pastaj shkohej në kishë për të ndjekur meshën
e mesnatës. Pas meshës
familjarët ktheheshin në shtëpi, uleshin
në tryezë dhe vazhdonin me kremtimin e ri - ringjalljen e Jezu Krishtit. Këtë traditë e
ruajmë edhe sot. Darka e Krishtlindjes
në familjen tonë është plot gëzim. Para se të ulemi për të ngrënë,
ndezim një qiri dhe themi lutjen: “Ati ynë që je në qiell, u shenjtëroftë
emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt, si në qiell ashtu në tokë.
Buklën tonë të përditshme falna sot!”
E gjithë familja vazhdon me
lutjen: “ “Të falem Mari, hirplotë e Zoti me ty, e bekuar je mbi të
gjitha gratë, i bekuar fryti i barkut tend, Jezus “ dhe e përfundojmë me lutjen “ Kjoftë
lumnia e Atit”. Natën e festës hamë darkë
të gjithë familjarët dhe pastaj
shkojmë në kishë të shohim meshën. Në
jetë asnjë gjë nuk dua më shumë përveç një familje të mbledhur dhe të rregullt.
Kur ke një familje të tillë, ke gjithë botën”, shprehet Toni Smajlaj
Jemi të gjithë vëllezër e motra
Ulqini është një qytet me bashkëjetesë
fetare të shëndoshë, ku myslimanë e të krishterë bëhen bashkë, e
kremtojnë çdo festë te njëri-tjetri, duke
respektuar ritualet dhe festat e secilit. Kështu ishte edhe
sivjet me rastin e festës së
Krishtlindjeve. Një shembull për
modelin e të cilit kanë nevojë vendet e tjera në një kohë kur krimet dhe aktet
terroriste ndodhin në emër të fesë. Besimtarët e besimeve të ndryshme në Ulqin, të bindur se gjithçka kemi e jemi është dhuratë e
Zotit, shprehen se e
kanë për detyrë të mbështesin njëri-tjetrin, të ndajnë së bashku gëzimin për kremtimin e festave, por edhe në dhimbje, sepse kemi
nevojë për afërsinë dhe solidaritetin
e miqve, me shpresën që
edhe asaj do t’i bëjmë ballë së bashku,
pasi jemi pjesë e të njëjtës familjeje njerëzore, të gjithë motra e
vëllezër. Krishtlindjet e sivjetme e shoqëruan qytetin e Ulqinit me një dekor të shndritshëm ngjyrash dhe dritash.
Politika
uron besimtarët
Liderët politikë të Komunës së Ulqinit kanë përcjellë mesazhe urimi për
festën e Krishtlindjes.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, shkruan se është shumë e
rëndësishme që në këto ditë feste të kujtojmë vlerat që ato paraqesin, si paqja, gëzimi dhe lumturia. “Uroj që po
këto vlera të mbizotërojnë në familjet
tona dhe që shëndeti e lumturia të na përcjellin edhe vitin e ardhshëm”,
përfundoi urimin e tij Bajraktari.
Pema e Krishtlindjes