Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” festoi gjashtë Vjetorin e themelimit të saj
E enjte, 28.12.2023, 07:58 PM
Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” festoi gjashtë Vjetorin e themelimit të saj
Nga
Keze Kozeta Zylo
Shoqata Shqiptaro
Amerikane "Skënderbej" Inc. New York mblodhi një numër anëtarësh te
saj në mjediset komode në “Bright Side” Adult Center, Queens.
Anëtarë të
shoqatës, bashkëthemelues, si dhe anëtarë të rinj u mblodhen për të festuar
gjashtë Vjetorin e themelimit të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc.
Nga Bordi i
drejtorëve dhe bashkëthemelues ishte menduar që festa e 6-të Vjetorit të
organizohej thjesht dhe atdhetarisht.
Ndonëse më së shumti është dalluar për aktivitete madhështore, këtë radhë
kishte modestinë para Krishtlindjeve dhe për më tepër do të organizoheshin
zgjedhjet e Bordit Ekzekutiv, që është e nevojshme të jete sa më e brendshme.
Grupe, grupe
njerëzit vinin dhe uronin njeri tjetrin në këto prag festash të fundvitit si
Kërshëndellat dhe Viti I Ri. Me plot
mirësi dhe respekt i mirëpriste dhe drejtori i qendrës si:
z. Isham Habibi
drejtor i qendrës “Bright Side Adult Center” i cili në mënyrë gjeneroze siguroi
mjediset.
Në emër të Bordit
të drejtorëve të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. fjalën e hapjes
e mbajti z. Bashkim Shehu Kryetar Nderi dhe ish Zv /Ministër i Mbrojtes së
Republikës së Shqipërisë. Zoti Shehu Iu
uroi gjithe pjesëmarrësve mirësardhjen si dhe per 6-të Vjetorin e themelimit të
Shoqatës “Skënderbej”. Ai foli për
sukseset, aktivitetet e shumta që ka kryer kjo shoqatë që në ditën e themelimit
të saj, por njëkohësisht dhe për sfidat e mëdha që ka kaluar me problemet shumë
serioze që u krijuan brenda shoqatës.
Zoti Shehu iu uroi kryesisësë re që do zgjidhej punë
të mbarë!
Letra e Avokatit amerikan z. James Mandel
Letra u lexua nga
sekretari i shoqatës z. Edmond Kortoci officer i Policisë së Nju Jorkut
Drejtuar Bordit të
Drejtorëve të Shoqatës Shqiptaro – Amerikane “Skënderbej” Inc.
Ka qenë në nderin
tim të punoj me organizatën tuaj që nga viti 2019, kur Mark Qehaja ishte
presidenti juaj. Une ju përgezoj ju për
një vit tjetër të suksesshëm dhe dhe dëshiroj më të mirën në planet tuaja për
vitin 2024.
Si Avokat jam
shumë i impresionuar me dëshirën e Bordit që të siguroheshin që çdo gjë rreth
shoqatës të ishte në zbatim të ligjit amerkan.
Nën ligjet e shtetit të Nju Jorkut dhe si një organizatë By-Laws, Bordi
ka qenë i përgjegjshëm për menaxhimin e shoqatës e cila e vetme ka fuqinë për
vendimarrje të jetës dhe drejtimit të organizatës.
Pa autoritetin
ligjor të Bordit asnjeri nuk mund të veprojë në emër të organizatës, të përdorë
emrin, logon, vulën or në rruge tjetër jashtë ligjore të përfaqësimit. Çdo person që merr këto veprime pa miratimin
e Bordit përbën shkelje të ligjit amerikan.
Unë ju dëshiroj
çdonjerit prej jush suksese dhe shëndet të plotë për Vitin e Ri 2023!
Zgjedhjet e reja
Zoti Mark Qehaja
në emër të Bordit mbajti raportin mbi veprimtarinë e shoqatës. Ai foli për
arritjet, patriotizmin, punën e madhe të kryer ndër vite nga kjo shoqatë.
Natyrshëm
Diasporës dhe mediat që kanë pasqyruar këto aktivitete kanë qenë tejet
mbresëlënëse si për Akademinë Adem Jashari, Per At Gjergj Fishtën, Pavarësinë e
Amerikës, pjesëmarrja në demonstrata kundër genocidit serb, pjesëmarrja në
aktet humane e shumë të tjera. Ai tha se shoqata dhe Bordi i drejtorëve kaloi
disa sfida me probleme, por i kaloi me plot sukses. Z. Qehaja shprehu mirënjohjen për TV “Alba
Life” me themelues dhe producent z. Qemal Zylo i cili ka pasqyruar për gjashtë
vite radhazi aktivitetet pa u ndalur me mjaft gjenerozitet dhe
profesionalizëm. Falënderoi Bordin si z.
Bashkim Shehu, Fation Zogiani, z. Asllan Bushati dhe shumë të tjerë për
drejtimin e mbarë të kësaj shoqate.
Zoti Qehaja u
zgjodh president i Bordit të Drejtorëve dhe u mirëprit me duartrokitje, ndërsa z.Bashkim Shehu
dhe Fation Zogiani anetarë të Bordit.
Rregulloren e
përditësuar By Law e mbajti z. Faton Zogiani anëtar i Bordit të Drejtorëve, i
cili njëkohësisht propozoi dhe emrat e Kryesisë së re, drejtorin si dhe
krijimin e Bordit Ekzekutiv.
Tek i dëgjoja
emrat e rinj si Doris Zefi, Edmond Kortoci, Enes Basha, Pjetër Vatnikaj, Diar
Xani me ngazëllehej shpirti, sepse rinia është e ardhmja, është pasuri e Diasporës. Duke punuar dhe kushtuar gjithë jetën time
mdis dy kontinenteve vetëm rinisë, natyrshëm jam shpresëplot sepse e di mirë
psikologjinë e tyre, i njoh mirë fjalët dhe veprat e tyre. Këta të rinj janë intelektualë plot
integritet dhe me ëndrra të mëdha për jetën e tyre. Ata premtojnë shumë dhe jam krenare për
përfshirjen e tyre në këtë shoqatë. Lum
kush i beson rinisë!
Në krye të kësaj
kryesie vitale u zgjodh zoti Gëzim Lamcaj, kryetar i Bordit Ekzekutiv, një
intelektual ushtarak, në detyra të rëndësishme në Forcat e Armatosura të
Shqipërisë.
Z. Lamcaj ka qenë
kryeinxhinier në Uzinën e Llokacionit në Tiranë dhe ka punuar me përgjegjësi të
lartë. Ai ka një karrierë të pasur dhe
këtë përvojë ndër vite jam e sigurtë se do ta sjellë me seriozitet në drejtimin
e kryesisë së re të sapozgjedhur i cili premtoi se do ta cojë dhe më përpara
aktivitetin dhe programin e shoqatës.
Z. Asllan Bushati
Anëtar Nderi i shoqatës, ushtarak i lartë, njëkohesisht i propozuar për “Nderi
i Kombit” dhe i mirëpritur nga anëtarët dhe Bordi i uroi punë të mbarë kryesisë
së re dhe tha se shoqata është e ndarë nga politika, ne i respektojme
pikëpamjet e ndryshme, por shoqata duhet të jetë vetëm për veprimtari
atdhetare. Pasi foli për situatën e luftrave në Europë dhe në botë ai tha se ne
duhet të jemi vigjilent për Kombin tonë, pasi Rusia, serbi janë gjithmonë të
etura për të gllabëruar tokat tona. Të
bashkuar jemi më të fortë.
Cilët jane të rinjtë në kryesi?
Edmond Kortoci
sekretar i shoqatës: Oficeri i Policisë, në Departamenti e Policisë së Nju
Jorkut, që nga viti 2018 dhe në vazhdim. Student i shkëlqyer, ka mbaruar për
Drejtësi Penale nga John Jay College. Ka
gjashtë vite përvojë në Zbatim të Ligjit dhe disa vite punë në sektorin privat. Ai ka përfunduar me sukses të plotë Akademinë
e Policisë së shtetit të Nju Jorkut.
Zonjusha Doris
Zefi u zgjodh financiere e shoqatës.
Zonjusha Zefi studente e shkëlqyer ka mbaruar Universitetin La Sapienza
në Romë në Itali për ekonomi dhe është e integruar plot kulturë në New York. Doris Zefi është një vajzë e përkushtuar, e
edukuar, me urtësinë e saj është punë mbaruar.
Enes Basha anëtar
i kryesisë: Student i shkëlqyer i stomatologjisë, Universiteti i Mjekësisë, dhe
gjithmonë ka qenë në murin e nderit. Po
punon për projekte të suksesshme. Mësues
I gjuhës angleze në Qendrën Edukative ENES - Tiranë, Shqipëri. Është integruar
plot kulturë dhe ka një të ardhme të ndritur në Amerikë.
Pjeter Vatnikaj
anëtar i kryesisë: Ka qenë dy herë përfaqësues zyrtar i RSH në Kongresin e parë
Rinor Frankofon Kajro 2022 duke zenë vendin e tretë në botë dhe këtë vit në
Sevilla të Spanjës duke zenë vendin e parë në Europë rreth Human Rights. Ka
qenë drejtues i dy organizatave në Shqipëri dhe Ambasadori i Rrjetit AUF në
2022 në Shqipëri. Si student i shkëlqyer është duke përfunduar universitetin
për drejtësi dhe e ardhmja e ndritur është pranë tij.
Diar Xani anëtar i
kryesisë për kulturën dhe artin: Aktor
në Schlachthaus Theater Bern, si dhe Actor/ Director më parë. Ka studiuar Ph.D Candidate on Radio TV and
Kinema në Universitetin e Stambollit.
Është i integruar me kulturë dhe punon dhe jeton familjarisht
në New York.
Nderuan me
pjesëmarrjen e tyre të cilët kanë qenë vazhdimisht si mësuese Mimoza Salillari
dhe z. Odise Salillari anëtaë të stafit të TV “Alba Life” dhe njëkohësisht
kryetar i Shoqatës “Devolli”.
Në këtë veprimtari
të rëndësishme nderoi me pjesëmarrjen e tij Lahutari i shquar Hysen Krutaj
shoqëruar nga z. Mirash Nika një tjetër lahutar.
Ata intepretuan plot dashuri dhe profesionalizëm për të
pranishmit. Lahuta është një vegël
muzikore autoktone shqiptare mijëra vjecare, por mjerisht e gllabëruar nga
serbët.
Të pranishmit
drekuan së bashku si motra dhe vëllezër dhe i uruan njeri tjetrit festa të
gëzuara të fundvitit 2023.
Aktiviteti u
filmua nga TV “Alba Life” dhe së shpejti do të transmetohet në kanalet
televizive.
Autorja e këtij
shkrimi është anëtare Nderi e Shoqatës dhe mban titullin “Kalorës i Urdhrit të
Flamurit” nga Presidenti i Shqipërisë.
23 Dhjetor, 2023
Bronx, New York