Kulturë
Fatmir Minguli: Të mbijetosh kohën në befasinë e heshtjes
E premte, 05.01.2024, 08:49 PM
TË MBIJETOSH KOHËN NË BEFASINË E HESHTJES
(Vështrim
kritik mbi librin me poezi të Nue Oroshit “Përshëndetma tokën” Lumbardhi,
Prizren, 2023)
Nga
Fatmir Minguli
Libri
poetik i zotit Nue Oroshi “Përshëndetma tokën” është një prurje e re në
letërsinë shqipe si në trojet shqiptare ashtu dhe në poezinë e diasporës, apo
autorve emigrantë. Ky përcaktim nuk ka qëllim të lavdojë e të japë superlativa si bëhen zakonisht
nëpër analizat e librave poetikë apo në prozë.
Zotin
Nue Oroshi me të cilin bashkëpunoj në fusha të studimeve për Shqipërinë etnike
e njoh si një autor të studimeve historike dhe publicistike, si një organizator
i përkushtuar i aktiviteteve përvitore të vazhdueshme shkencore në kuadrin e shoqatës
“Trojet e Arbërit’, kryetar i së
cilës është vetë Z. Nue. I lindur në
vitin 1970 në fshatin Capare të Prizrenit ai e mbaroi arsimin e mesëm në
Prizren e atë të lartin në Prishtinë në fakultetin e historisë në 1995. Më pas
përfundoi edhe studimet pasuniversitare për Mesjetën.
Tani
që kam në duar këtë vëllim poetik, e ndjej se duhet të shprehem për artin
poetik të Nues.
Rrallë
herë jam ndeshur me këtë lloj stili poetik. Ka qenë një lloj ngjashmërie me
poezinë e të ndjerit poet kosovar me origjinë nga Prizreni, Adem Zaplluzha por
thjeshtë një ngjashmëri.
Poezia
e Nue Oroshit është thirrje për të mbijetuar kohën e sidomos në befasinë e
heshtjes. Për poetin Oroshi kjo nuk do të thotë se duhet ta pranosh kohën që
kalon në heshtje por duhet filluar një lëvizje e fortë e cila nuk duhet të jetë hermetike, e mbyllur
por krejt e hapur dhe stoike për t’i rezistuar “heshtjeve”. Pikërisht ky poet
është shprehur se “buzë një gremine gjithmonë paraqitet një dritë e cila e ndalon
terrin që të mos bjen në heshtjen e kohës satanike.”
Kësisoj
Nue Oroshi më vjen si një poet i kahershëm i trojeve shqiptare sic shprehet
vetë në poezinë “ Ndjenjat e shpirtit”. Arti poetik i tij është plot figura
origjinale ku abstraktja merr forma të konkretes dhe jo vetëm forma por dhe përmbajtje.
“Nuk të lemë pa mbishkrim/ koha jonë e dashur…” shkruan në poezinë
“Mbishkrimet” apo vargjet lapidare në sensin figurative si në poezinë
“Ekzistenca
e kuptimit”:
“Koha
po kalon me një të rame,
Dhe
kufijtë qëndrojnë si murana
Aty
ku kuajt e vorreve flenë duke përtypur
Shkumën
e vetevetes pa prekur lartësitë.”
Me
të drejtë studjuesja Helena Halilaj në esenë e saj për këtë vëllim poetik të
Nue Oroshit shkruan:
“
Ky vëllim poetik të lëmon ndjesitë më të
thella njerëzore për t’i bërë më të shndritshme, për të celur udhë të reja te
vlera e dashurisë, tokës, mendjes dhe vyrtutit.”
Nue
Oroshi në këtë vëllim shprehet si
romantik i kohëve tona, duke qenë intelektuali që mat kohën që e jeton si sahat
me gurë smeraldi dhe si i tillë skanon metafora të realitetit duke e cuar lart
në obelisk shqiptarizmin me natyrën shqiptare që e tingëllon në të gjitha
format e peisazhet e saj dhe ku…lisi është heroi universal. Ai, poeti duke përshëndetur tokën i
lutet të madhit Zot për bashkim të trojeve shqiptare. Poezia e Nues është poezi
e rrafshët në formë por me relief të ndryshueshëm në stil poetic. Ai nuk është rob i strofës si
formë, i rimës si ndihmëse, por poezia e tij lulëzon përmes mendimit inteligjent dhe ku filozofia
e jetës ndërton godina të reja nga poezia në poezi.
E
mbi të gjitha celësi i zgjidhjeve të vështira për problemet që shqiptarët
përjetojnë ashtu të ndarë, ështe vetdija që aq bukue e përshkruan Carl
Gustav Jung:
“Ligjet
në të pavetëdijen. Arketipi është formuar
nga përsëritje e vazhdueshme e
situatave të njejta. Ai (arketipi) jeton
si një skenë formale . Si një skelet i zbrazët, në raport me ndërgjegjen, e
cila e mbush me materialin e përvojës. Arketipi është aftësia e paraformimit. Mundësia apriori për të formuar paragjykimet. Pavetëdija
është kolektive.”
Është
pikërisht kategoria filozofike e pavetëdijes kolektive që e mobilizon poetin
nue që kohën dhe edjen e saj ta kthejë në cështje, problem, shqetësim,
pikëpyteje që duhen të zgjidhen në një hapësirë jo vetëm kohore por dhe di
troje të Arbërit.Dhe gjithcka drejtohet nga rrymat e shpirtit i cili ka
“peisazhet e tij” ku poeti fut botën zakonore shqiptare jo vetëm të
vendlindjes, prizrenit por mbarë trojeve shqiptare.
Duke
përfunduar këtë analizë modeste kujtoj se Nue Oroshi nuk harron njerëzit e shquar të kohëve që kaluan; kështu si shembull, kur
i këndon Krujës i këndon dhe Mustafa
Krujës.
Dhe
poeti shkruan:
“Për
ditën e bardhë,
Koha
tash ka ardhë.”
Durrës
Prag Krishtlindjesh
2023