Kulturë
Përparim Hysi: "Klonimi" i dashurisë sime
E premte, 05.01.2024, 05:18 PM
"Klonimi"
i dashurisë sime*
"Dashuria
është poezi e ndjenjave"
Balzak
Nga
Përparim Hysi
A
e di se ç'është dashuria shpirtërore?
Kjo
nuk ngopet me asnjë ledhatim
Se
kjo dashuri është aq njerëzora
SA
me asgjë tjetër nuk ka krahasim.
Është
si një mrekulli që të duash kaq shumë
Dhe
pak si "tmerr" që të digjesh nga pasioni
Këto
ndjenja reciproke që vërshojnë si lumë
Unë
kam ditur që t'i ruajë nga "erozioni".
Dashurinë
e kam mbajtur larg nga "ciflat e xhelozisë"
Se
të tiila "cifla" e trondisin dhe përdhosin dashurinë
Prag
dhe barriera i kam vënë "tradhtisë"
Me
sinqeritetin,besnikërinë e ndershmërinë.
Xhelozia
është pjellë e mendjeve uloke
Që
maten me hijen e mëngjesit
Dashurinë
e dua vetëm reciproke
Dhe
e mbaj larg prej vesit.
*Gjithë të
dashuruarëve:-Gëzuar vitin e ri 2024!
Tiranë, 30 dhjetor 2023