E diele, 06.10.2024, 02:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Hoxha: Jaho Brahaj - Kronikë e Derës së Gjon Buzukut

E enjte, 04.01.2024, 08:20 PM


Me 5 janar eshte 469 vjetori i botimit të MESHARIT te GJON BUZUKUT

Libri: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”, i autorit Jaho Brahaj

Nga Prof. Dr. Shefqet Hoxha

Libri: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”, i autorit Jaho Brahaj sjell risi në ndriçimin e një prej figurave më të spikatura të kulturës kombëtare shqiptare, të qëndresës kulturore, krahas luftës së armatosur të shqiptarëve në shekujt e parë të robërisë turke.

- Autori i monografisë në fjalë i njohur edhe me botimet e mëparshme si; “Emblema Shqiptare”, “Flamuri i Kombit Shqiptar” e monografi të tjera, ka krijuar personalitetin e tij në studimet historike e etnokulturore të mesjetës.

- Monografia: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut” është një punë shumvjeçare gjurmuese në dokumente të botuara nga arkivi i Venedikut, Napolit e Romës, por të gjitha këto të ndërthurura në varësi të objektit studimor me botimet e autorëve më në zë të letrave shqipe.

- Në këtë monografi zgjidhet përfundimisht enigma nga ishte autori i monumentit të kulturës shqiptare, Gjon Buzuku dhe shpalosen fakte të panjohura mbi mjedisin ku kaloi fëmijërinë.

- Në këtë libër të mbështetur në studimet dhe referencat e shumë autorëve e materialeve dokumentare, sillet atmosfera dhe kushtet që mundësuan botimin e librit të parë në gjuhën shqipe, në vitet më të vështira që kalonte populli ynë pas pushtimit të shekullit XV.

- Në monografinë në fjalë sillen edhe fakte dhe argumente për lëvizjen e kordinuar të shqiptarëve në gjysmën e parë të shek. XVI për t’i bërë ballë agresionit kulturor të pushtuesit, dhe analizohen rrethanat e botimit të “Mesharit” të nderthurura me veprimtaritë e tjera kulturore e të armatosura. Të gjitha përpjekjet e shqiptarvet analizohen e shihen në dritën e vazhdës kulturore përendimore të trashëguar të shoqërisë shqiptare të para pushtimit dhe të përpjekjeve për të mos u nderprerë këto lidhje në atmosferën e ngjarjeve politike të popujve të Ballkanit. Botimi i kësaj monografije, është me vlera dhe në nderim, që i bëjmë traditave tona kulturore.

- Për autorin, studiuesin Jaho Brahaj ky botim është frut i një pune disavjeçare në hullinë e studimeve të autorit historisë tonë kombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora