| E enjte, 04.01.2024, 07:20 PM |
Me 5 janar eshte 469 vjetori i botimit të MESHARIT te GJON BUZUKUT
Libri:
“Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”, i autorit Jaho Brahaj
Nga
Prof. Dr. Shefqet Hoxha
Libri: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”, i
autorit Jaho Brahaj sjell risi në ndriçimin e një prej figurave më të spikatura
të kulturës kombëtare shqiptare, të qëndresës kulturore, krahas luftës së
armatosur të shqiptarëve në shekujt e parë të robërisë turke.
-
Autori i monografisë në fjalë i njohur edhe me botimet e mëparshme si; “Emblema
Shqiptare”, “Flamuri i Kombit Shqiptar” e monografi të tjera, ka krijuar
personalitetin e tij në studimet historike e etnokulturore të mesjetës.
-
Monografia: “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut” është një punë shumvjeçare
gjurmuese në dokumente të botuara nga arkivi i Venedikut, Napolit e Romës, por
të gjitha këto të ndërthurura në varësi të objektit studimor me botimet e
autorëve më në zë të letrave shqipe.
-
Në këtë monografi zgjidhet përfundimisht enigma nga ishte autori i monumentit
të kulturës shqiptare, Gjon Buzuku dhe shpalosen fakte të panjohura mbi
mjedisin ku kaloi fëmijërinë.
-
Në këtë libër të mbështetur në studimet dhe referencat e shumë autorëve e
materialeve dokumentare, sillet atmosfera dhe kushtet që mundësuan botimin e
librit të parë në gjuhën shqipe, në vitet më të vështira që kalonte populli ynë
pas pushtimit të shekullit XV.
-
Në monografinë në fjalë sillen edhe fakte dhe argumente për lëvizjen e kordinuar
të shqiptarëve në gjysmën e parë të shek. XVI për t’i bërë ballë agresionit
kulturor të pushtuesit, dhe analizohen rrethanat e botimit të “Mesharit” të
nderthurura me veprimtaritë e tjera kulturore e të armatosura. Të gjitha
përpjekjet e shqiptarvet analizohen e shihen në dritën e vazhdës kulturore
përendimore të trashëguar të shoqërisë shqiptare të para pushtimit dhe të
përpjekjeve për të mos u nderprerë këto lidhje në atmosferën e ngjarjeve
politike të popujve të Ballkanit. Botimi i kësaj monografije, është me vlera
dhe në nderim, që i bëjmë traditave tona kulturore.
-
Për autorin, studiuesin Jaho Brahaj ky botim është frut i një pune disavjeçare
në hullinë e studimeve të autorit historisë tonë kombëtare.