Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: "Klonimi" i dashurisë sime

| E premte, 05.01.2024, 05:18 PM |


"Klonimi" i dashurisë sime*

"Dashuria është poezi e ndjenjave"

Balzak

Nga Përparim Hysi

A e di se ç'është dashuria shpirtërore?

Kjo nuk ngopet me asnjë ledhatim

Se kjo dashuri është aq njerëzora

SA me asgjë tjetër nuk ka krahasim.

Është si një mrekulli që të duash kaq shumë

Dhe pak si "tmerr" që të digjesh nga pasioni

Këto ndjenja reciproke që vërshojnë si lumë

Unë kam ditur që t'i ruajë nga "erozioni".

Dashurinë e kam mbajtur larg nga "ciflat e xhelozisë"

Se të tiila "cifla" e trondisin dhe përdhosin dashurinë

Prag dhe barriera i kam vënë "tradhtisë"

Me sinqeritetin,besnikërinë e ndershmërinë.

Xhelozia është pjellë e mendjeve uloke

Që maten me hijen e mëngjesit

Dashurinë e dua vetëm reciproke

Dhe e mbaj larg prej vesit.

*Gjithë të dashuruarëve:-Gëzuar vitin e ri  2024!

Tiranë, 30 dhjetor 2023