E diele, 04.05.2025, 05:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Fluturon shqipja në Evropë

E shtune, 06.01.2024, 05:19 PM


Vladimir Shyti

Poezi

Fluturon shqipja në Evropë

Malet thurin kurorën,

Shqipja përtej horizontit,

Dhe përplasë deti valët,

Më pas, hymnin e flamurit.

Pritna Gjermani!,

Jemi ne, brigjet e diellit,

Dikur, me tymnaja gri,

Sot, rreth nënës kuq e zi.

Kujdes me shqiponjën!

Hije rëndë, po vjen krenare,

Të mundin evropën,

Fiset tona Arbërore.

Yjet rrinë e vështrojnë,

Shqipja jep kushtrimin,

Jepu bekimin, moj nënë!

Zjarrin e forcës, shkëlqimin!

Mbledhur shqipet ndër bedena,

Qoshet mbajnë historinë!

Djemtë tanë me dy krena,

Ngrenë lartë shqiptarinë.

S’është vetëm futbolli,

Por, gjaku shqiptarisë,

Që tok bashkuan shpirtin,

Në emër të Arbërisë.

Mbaje frymën evropë,

Do të hedhim vellon kuqe-zi,

Djemtë tanë hijshëm do lodrojnë,

Plisat do vallëzojnë në Gjermani.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx