E diele, 04.05.2025, 05:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Bardhyl Selimi: Mehdi Frasheri - Kujtime 1913-1933

E shtune, 06.01.2024, 08:57 PM


Mehdi Frasheri

Kujtime 1913-1933

Nga Bardhyl Selimi

Kane kaluar gati 20 vjet qe ky liber eshte botuar por une vetem ne dhjetor pata rastin ta lexoj. Mjerisht jane vetem kujtimet deri ne vitin 1933 dhe jo deri ne 1944.

Pasi e lexova krejt librin, te them sinqerisht, perfitova shume. Sepse flet nje protagonist i atyre ngjarjeve kombetare 1913-1933 qe pa nderprerje ka qene ne lidhje dhe ka ndikuar ne ato ngjarje.

Kam shkeputur disa fragmente.

f.12

Turhan Pasha dhe Cari i Rusise

Cari kish kenduar ne gazete kur u formua  qeveria e Vlores nen kryesine e Ismail Qemalit, se ministrave u ishin caktuar 7 napolona ne muaj dhe, duke qeshur, i kishte thene Turhan Pashes (ambassador i Turqise ne Petersburg) se kjo rroge eshte nje rroge kavazi (roje) te cilen e kane pasur zanat shqiptaret. Pashai ishte pergjigjur duke thene se ishte shqiptar. Carit i kish ardhe keq dhe filloi ta ndreqte. Keshtu ai e mori vesh se Turhan Pashai ishte shqiptar.

Marreveshja me Zografin (maj 1914)

Shqiperia kishte 400 prifterinj ortodokse te cilet vullnetarisht ishin agjente lajmerues te mitropolitit , Jakovitm dhe nepermjet tij ministrit te Greqis, Baratasit.

Shqiperia, po te mos ishin keto propaganda, lehtas u bente balle komiteve te Greqise ne Korçe e Gjirokaster. Greket kete gje e dinin mire, prandaj me anen e Jakovit, Voilles (nje kucovllahu) dhe Baratasit zgjonin fanatizmin e myslimaneve te Shqiperise se Mesme me qellim qe t’i ftohnin nga qeveria e princ Vidit.

Ne fillim te majit shkuam ne Sarande ku na priste Zografosi me Karapanon (minister i jashtem i qeverise autonome) dhe Dhulis (nga katundet shqiptare shqiptare te Delvines, ishte minister i luftes ..)

Ne Sarande pame nje flamur si ai i Shqiperise por me nje kryq midis shqiponjes, si flamur i posaçem i Epirit. Pame edhe disa ushtare greke te cilet, per t’u treguar si ushtare epirote kishin vene nga nje qeleshe mbi krye duke pasur edhe nje kryq.

Bisedimet u zhvilluan ne Korfuz.

Pikat e marreveshjes:

1.       Korça dhe Gjirokastra do kishin nga nje prefekt te krishtere

2.       Nepunesit e administrates e gjyqesorit do ishin te perzier

3.       Gjuhe zyrtare do ishte shqipja por do perdorej edhe gjuha greke, sipas vullnett te ndergjyqesve

4.       Privilegejt e patriarkanes se Stambllit do respektoheshin edhe ne keto dy prefektura

5.       Te krishteret do kishin te drejte te ?elnin shkolla greke. Ne shkollat fillore do te mesoheshin te dyja gjuhet bashke.

6.       Gjindarmeria me gjithe trupin oficer do ishin te perziera.

f.26

Greket u vune zjarrin te gjitha katundeve myslimane te prefektures se Korçes e Gjirokastres (vere 1914)

Popullsia e katundeve te djegura, e tmerruar nga armiku e nga zjarri, beri nje eksod targjik ne drejtim te Vlores. Ne çdo katund te djegur, te gjithe ata qe nuk mund te iknin, u dogjen ose u masakruan prej grekeve.

Fati i Shqiperise qe ishte ndare qe pese shekuj nga Europa, e solli qe kur u kujtua se mberriti ne bregun e shpetimit, nga injoranca dhe fanatizmi, nga propagandat e huaja, ra ne rrebeshin e lufterave vellazerore per prishjen e pavaressie se vet,

f. 49

Qysh ne muajin shtator 1918, pothuaj ne gjithe Italine kishte filluar te perhapej gripi spanjoll, i cili jepte mjaft vdekje çdo dite.

Une, Mustafa Kruja dhe Lef Nosi rrinim bashke. Kjo periudhe ishte plot shprese dhe plot deshperim, nuk dihej si do zgjidhej çeshtja shqiptare, sepse duke u terhequr austriaket dhe bullgaret nga Shqiperia, vendin e tyre e zinin italianet dhe serbet, Nga dy te keqijat ata pranonim me te lehten, okupacionin Italian prandaj i nxitnim ata qe te shpejtonin te zinin vendet  para serbeve.

Por serbet arrinin me pare ne Elbasan, Tirane e Shkoder me fuqi krejt te pakta.

f.53

Nacionalistet shprehnin shume besim te 14 pikat e Uodrof Wilsonit ku ai perfshinte edhe “vetevendosjen, veteqeverimin e popujve”. Po te zbatohej ky parim kishte shprese jo vetem per Shqiperine por edhe per Kosoven e ?amerine. Une per vete nuk kisha asnje besim sepse ato parime ishin shpallur vetem si formule per nje paqe boterore, por nuk ishin hartuar ne forme traktati dhe prandaj nuk ishin nenshkruar prej shteteve qe kishin fituar luften.

f.63

Ne shkurt 1919 Turhan Pasha shkoi ne Konferencen e Paqes se bashku me  Bumçin dhe Mehmet Bej Konicen. Me pas erdhi edhe Mihal Turtulli.

Ne Keshillin e te Dhjeteve ai deklaroi: Une jam i lindur dhe i rritur ne Kor?e. Ne kete qytet nuk ndodhet asnje grek, me ç’te drejte do t’ia jepni Greqise?

Ne Konference kishte kater dergata te shqiptareve:

Dergata e Durresit

Dergata e Esad pashes

Dergata e Stambollit

Dergata e Rumanise.

Esad Pasha pretendonte se ne kryesine e qeversie shqiptare mbas ikjes se princ Vidit, kishte ardhur me vullnetin e popullit shqiptar, se i kishte shpallur lufte Austrise, se kishte ndihmuar terheqjen e ushtrise serbe, se kishte shkuar me nje ushtri te vogel ne Selanik, dhe kishte luftuar perbri aleateve te Trimarreveshjes kunder Pushteteve Qendrore.

Sipas tij, kur hyri ushtria austro-hungare ne Shqiperi ai u perzie me ushtrine italiane dhe serbe, u terhoq bashke me ata, shkoi dhe vajti ne France, mbasandej, kur ushtria e Orientit shkarkoi ne Selanik, shkoi edhe ai me fuqine e tij.

Konferenca e Paqes donte te njihte vetem dergaten e Esad Pashes, por Italia kembenguli edhe ne qeverine e Durresit qe ishte zgjedhur nga nje asamble legjitime. Madje ajo kercenoi se do ta linte Konferencen po mos te pranohej qeveria e Durresit.

Greket pretendonin Korçen dhe Gjirokastren qe Konferenca e Ambasadoreve 1913 ia kish lene Shqiperise.

Italia kishte kerkuar kufijte e 1913 pa e zene me goje Vloren.. kurse Franca dhe Ingliterra mbronin Greqine..

Faqe 69

E vetmja shprese per shqiptaret ishte Wilsoni pasi ai nuk kish marre pjese ne Traktatin e 1915, 26 prill. Por kur pame se edhe ai ia njihte Vloren italianeve na kapi nje deshperim i madh.

?eshtja mbetej qe te zgjidhej me force dmth qe ne shqiptaret ta perzinim Italine nga Vlora, sepse me nota te rrepta ose te buta kurrgje nuk do dilte (Italia nderkohe rrezikohej nga bolshevizma, vobegsia, urrejtja per luften).

Me 29 korrik Titoni dhe Venizellosi rane ne ujdi qe Italia ta mbaje Vloren ndersa Greqia Korçen dhe Gjirokastren.

Prandaj u vendos qe Bumçi, Turtulli dhe Fishta te shkonin ne Londer te Llojd Xhorxh per ndihme. Kjo mase qe shpetimtare per Kor?en dhe Gjirokastren pasi u preu vrullin grekeve per t’i zaptuar ato vende.

Une me Turtullin takuam ambasadorin jugosllav Trumbi?in dhe  e pyetem : a do te pranonin qe Fiume t’i jepej Italise, po ashtu Vlora? Ai tha jo, as njeren, as tjetren. Nga ana tjeter ne Konference Trumbi?i linte shtegun e hapur, ne se Italia mbante Vloren atehere Jugosllavia pretendonte Shkodren..

Konferenca kerkoi qe Shqiperia te ndahet ne tre mandate: Shqiperia e Mesme nen Italine, Shkodra dhe lugina e Drinit Jugosllavise, Shqiperia e Jugut Greqise..

Une kundershtova duke thene se mandati eshte  eshte krijuar per te mashtruar vulgun, por eshte aneksim i terthorte. Shqiperia e pavaruar eshte sanksionuar ne 1913 dhe ne lufte ka qene aleate. Populli shqiptar do parapelqeje te zhduket krejt por turpin ne tre shtete kurre nuk do ta pranoje.

f.77

Me 21 janr 1920 u mbajt Kongresi i Lushnjes. Ne ne Paris vendosem atehere qe ta njohim qeverine e Sulejman Delvines ne Tirane dhe i beme telegram qeverise se Durresit qe te mos e pengonte qeverine e Tiranes.

Italianet ne fillim ishin kunder Esadit por kur e kuptuan se ai kishte fuqi ne Gegeri nisen t’i benin nderime e te merreshin vesh. Esadi ishte ne medyshje: t’ia mbante nga Serbia apo Italia?

f.82

I thashe Osman Haxhiut, derguar nga qeveria e Tiranes qe me tha: Vlora me qarkun e vet ka vendour qe t’u bjere italianeve dhe kane marre parasysh çdo sakrifice, kurse une i thashe Po te mundeni me nje sulmim befas t’i hidhni italianet ne det, shpetimin e Vlores e te gjithe Shqiperise jau marr une persiper.

f.86

Me 2 gusht 1920 u firmos marreveshja italo- shqiptare e Tiranes ne mes Conte Manzonit dhe Sulejman bej Delvines. Kjo marreveshje nderroi krejt situaten shqiptare nga pikepamja e politikes nderkombetare. Simbas kesaj marreveshje italianet do terhiqeshin ne rrethujzen e Sazanit. Shtypi i Europes unanimisht kete e konsideroi si nje sukses i madh i shqiptareve, qe u treguan te denje per nje pavaresi te plote.

Gjenerali francez Sarall u tregua shqiptarofil. Ai e keshilloi dergaten shqiptare qe t’i drejtohej Lidhjes se Kombeve per njohjen e indipendences shqiptare.

Ne France ishte krijuar nje shoqeri ne mbrojtje te shqiptareve. Ne te benin pjese dijetare te medhenj, profesore universiteti etj.

Ne shtator u paraqit kerkesa dhe ne dhjetor Shqiperia u pranua si anetare e Lidhjes se Kombeve.

Me 21 prill 1921 u mblodh parlamenti i pare i shtetit shqiptar me nje gezim te madh te popullit.

f.93

Kur isha minister i brendeshem erdhi me takoi Marka Gjoni bashke me prfitin Dom Nikaj. Ai kerkonte qe qarkut te Mirdites t’i njiheshin privilegjet qe gezonin ne kohen e Turqise: perjashtimi nga taksat e nga sherbimi ushtarak, pagesa per 400-500 xhandare te vendit, te njihej kryetar Marka Gjoni dhe gjyqet te beheshin sipas kanunit.

Une i thashe se keto privilegje vlenin kur vendi ishte i pushtuar ndersa tani ato shprehnin tradhti, prandaj nuk mund te pranohen. Atehere Marku nisi te lidhej me serbet..e te organizoje kryengritje. Ne vendosem ta shuanim ate me force.

Ne shtator ushtria jone e shtroi kryengritjen, Marku me te tjere u arratis ne Jugosllavi, ne breg te Drinit ndeshem ushtrine serbe.

f.111

Bera nje paralelizem midis Toskerise dhe Gegerise:

Shqiperia e Jugut nga rendi aristokratik kishte nxjerre nje Abdyl Frasheri, kurse rrafshi intelektual i Shqiperise se Mesme nga rendi aristokratik kishte nxjerre Esad Pashen. Shqiperia e Jugut nga rendi popullor kishte nxjerre Avni Rustemin, Shqiperia e Mesme Xhiun e Fajes.

Ky paralelizem Avni Rustemin e lavderonte sepse si nje nacionalist me shpirt therorie ne mes te Parisit kish vrare Esadin, kurse mendesia e Xhiut te Fajes nuk mund te kuptonte gje tjeter veçse te merrte gjakun e zoterise se tij.

f.120

Aqif Pashe Elbasani dhe Hamid bej Toptani ishin marre vesh me Dan Canin nga Golloberda, me Elez Isufin nga Re?i i Dibres, me Hasan Prishtinen, me Mustafa Krujen e Bajram bej Currin per te bere nje levizje te perbashket, per te ardhur ne Tirane, e per te rrezuar qeverine, (e Xhaferr Ypit), per te vendikuar rrezimin e Kehillit te Nalte e te qeverise se Hasan Prishtines.

f.147

Pas Konstitucionit te Turqise me 1908, nje shkrimtar francez i quajtur Louis Jareix beri nje udhetim ne Shqiperi dhe botoi nje liber ne gjuhen frenge, ku zoti Hanotaux (shpesh here minister i jashtem i Frances) ka shkruar nje parathenie dhe thote per shqiptaret se “nuk eshte nje popull i vdekur, ne veri si dhe ne lindje lufton me sukses kunder sllaveve, ne jug i ben balle elementit grek dhe nuk i shtrohet Turqise, nje popull me tri fe, me tri kultura dhe me tre kufij.”

Kur i fola per mosdergimin e komisarit grek, ne nje kohe kur Franca ishte prishur me Greqine, me tha, se “te ishte e mundur kufirin tuaj  ta shpinim ne Preveze, per kete çeshtje bej nje note private dhe ma jep mbasdreke qe te shkruaj ne Paris, sepse jam plak dhe harroj.”

f.157

Zoti Garoni (Italian) kryesonte komisionin per shkembimin e detyruar te popullsive midis Turqise dhe Greqise. Une ngula kembe qe shqiptaret muhamedane dhe kristiane duhet te perjashtoheshin nga nje shkembim i tille.. Zoti Venizelos qe perfaqesonte Greqine tha se qeveria greke nuk deshiron qe t’i kembeje shqiptaret qe ndodhen ne token e saj.. Nota i shpetoi çamet nga shkembimi i detyruar.

f.160

Ne gusht 1923 u vra gjeneral Tellini, kryetar i komisionit per caktimin e vijes kufitare me Greqine. Mussolini nuk e beri te gjate, çoi nje flote luftarake me nje divizion ushtaresh te tokes ne rrethujzen Korfuz, admirali Italian i dha ultimatum qeveritarit te Korfuzit te dorezohej, kur ky nuk pranoi flota nisi bombardimin, divizioni i ushtareve okupoi ishullin per ta marre si peng dhe kerkoi shperblim 50 milione lireta per te vraret.

Banda greke prej 5-6 vetesh kryesohej nga nje kriminel i krishtere prej Nivices se Sarandes, qe ndiqej per vrasje ne Shqiperi dhe shetiste i armatosur ne katundet kristinane. Nje roje muhamdeane e njohu dhe e kapi dhe ia dorezoi qeverise se Gjirokastres. Kole Tromara tha se kjo banda e ketij krimineli kishte vrare Tellinin.

f.180

Kur nisi kryengritja e Fan Nolit shkova ne Frasher. Shefqet Kor?a (fanolist) urdheroi qe te me vrisnin, sepse do u beja thirrje permetareve te mos merrnin pjese ne kryengritje, ndersa Ali Kelcyra nderhyri dhe me shpetoi. Me njerezit injorante dhe ambicioze kurdohere del nje bela e keqe,

f.198

Çeshtja e Shen Naumit

Konferenca e Londres me 1915 kishte thene: qe nga katundi Lin, vija shtrihet deri ne Shen Naum.

Fjalet e fundit mund te interpretoehshin sikur Shen Naumi ishte brenda Shqiperise por edhe jashte Shqiperise. Komisioni e interpretoi brenda Shqiperise.

Ne dhjetor 2024 shkova ne Rome per te mbrojtur ?amet qe po perndiqeshin nga greket. Paraqita nje note ne Keshillin e Lidhjes se Kombeve ku thoja:

Ne qofte se Greqia vazhdon me keto persekutime dhe i çon çamet ne Turqi me force, qeveria shqiptare do te shtrengohet t’i sjelle ata ne Shqiperi e t’i vendose ne katundet grekofone dhe popullsine e ketyre si raprezalie ta çoje ne Greqi me force.

f.203

Komisioni i kufijve keshillonte qe te behej nje marreveshje me Jugosllavine per te shkembyer manastirin e Shen Naumit me nje vend tjeter, sepse Shen Naumi eshte nje shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte nje rendesi morale ketij manastiri. Qeveria e Tiranes si kompensim kishte kerkuar disa katunde qe ndodhen ne fushen e Dibres afer qytetit qe mban kete emer. Jugosllavia nuk pranoi, sepse atehere qyteti i Dibres qe i kish mbetur Jugosllavsie do mbetej i vetmuar prej katundeve afer tij, Ajo pranoi te jepte katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit ne rrezen e Malit te Thate dhe tokat e tre katundeve qe si te tilla i mbeteshin Shqipersie, por tokat e tyre mbeteshin ne Jugosllavi. Keshtu kufiri jugosllav largohej nga rruga  Korçe- Pogradec 13 km!

Pra Shqiperia jepte nje kishe dhe merrte nje katund dhe tokat e katundeve. Tushemisht, Podgoriçan dhe Halamja!

Me pare rruga ndodhej ne nishanin e pushkeve jugosllave.

Po keshtu edhe çeshtja e Vermoshit

Konspektoi Bardhyl Selimi

2 janar 2023



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx